Në Itali dhjetëra të vetëvrarë nga Covid, askush s’e di, askush s’i njeh, askush s’akuzon

11 Nëntor 2020, 09:57Bota TEMA

Teksa në vendin tonë janë regjistruar 4 raste të vetëvrasjeve në spitalet COVID, ku pacientë me koronavirus i japin fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia, raste të ngjashme janë shënuar dhe në shtetin fqinj, Itali.

Sipas të përditshmes ‘La Republica’, që nga muaj mars, kohë në të cilën shpërtheu pandemia në Itali, janë regjistruar 71 raste të vetëvrasjeve të pacientëve me këtë virus, deri në shtator.

Po ashtu ka pasur dhe 46 tentativa për të vrarë veten.

Por ndryshe nga Shqipëria, askush nuk i raporton si lajm i fundit, me detaje, se kush është viktima, çfarë ka bërë më parë, si e njohin fqinjët, çfarë thonë familjarët etj marrëzira si këto.

Sepse mediet atje, janë pak më normale se në Shqipëri dhe e kuptojnë çfarë duhet raportuar dhe jo.

Në raste të sëmundjeve të rënda, si ajo e Covid, është e kuptueshme që pacientët pësojnë shock dhe nga depresioni kalojnë në veprime të tilla ekstreme.

Vetëm se, në Itali përshembull, askush nuk thotë se ata i vrau kryeministri Conte, siç ndodh në Shqipëri me opozitën, që bën politikë me vdekjen.

Edhe kur raportojnë, si në rastin e ‘La Republica’, bëjnë një përmbledhje dhe trajtojnë fenomenin, nuk merren me çdo rast speficik, si në Shqipëri, ku mediet janë kthyer si ato shtyllat, që të tregojnë se kush vdiq sot, sa vjeç ishte, nga ka ardhur, kur është varrimi. Madje bëjnë edhe lidhje live nga varrezat.

(TemA)

3 komente në “Në Itali dhjetëra të vetëvrarë nga Covid, askush s’e di, askush s’i njeh, askush s’akuzon”

  1. L says:

    Media I fsheh vetvrasjet se esht vet ajo we I shtyn njerezit me akte te tills, nepermjet propaganda e tmerrit.
    Media paguhet we te mbjelli terror per covid.

  2. Konjak says:

    Po , ju more zoterinj ku e dini se ne Itali ka me dhjetera te vetvrar nga pandemia !?. U molepsi politika me pseudopropaganta dhe u bete me specialist se politikanet . Kushdo mundet ti ndjek satistikat , ne te gjithe boten , dhe ju , nukse eshte nevoja per te mashtruar lexuesit tuaj !. Vertet mendoni se ne Itali s’paska transparence ; dhe juve keni zbuluar prapaskenat e tyre ?!. Sigurisht , e morem vesh hallin tuaj , beni propagante sa te doni , si te doni e per ke te doni , por lexuesin mos e mashtroni …

  3. tropoja says:

    italia 60 milion vdesin 400 ne dite kujt i bjen ne mend kush u u hodh prej pallati e kush myti veten çja futni pordhs kot ju servilat e edushkes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje