Biden: Turp që Trump nuk e pranon humbjen

11 Nëntor 2020, 10:07Bota TEMA

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se është turp që kundërshtari i tij dhe presidenti aktual, Donald Trump nuk e pranoi humbjen në zgjedhje, transmeton Anadolu Agency.

Biden në shtetin Delaware, komentoi para mediave faktin se Trump nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve, pra humbjen.

Duke theksuar se refuzimi i administratës së Trumpit për të njohur fitoren e demokratëve “nuk do të ndryshojë dinamikën”. Biden tha se ai po ndjek vazhdimisht kalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Amerika është kthyer në lojë. Nuk ka më ‘vetëm Amerika’. Pata rastin të bisedoj me 6 liderë botërorë të vendeve si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kanadaja dhe Irlanda. Të gjithë më uruan dhe ishin energjik, presin me padurim. Ne do ta kthejmë Amerikën atje ku ajo meriton të jetë”, tha Biden.

I pyetur nëse ai ka folur me udhëheqësin e shumicës së senatit republikan, Mitch McConnell, i cili gjithashtu nuk i pranoi rezultatet e zgjedhjeve, Biden tha se nuk ka biseduar me të.

“Me disa përjashtime, të gjithë Partinë Republikane e ka frikësuar presidenti (Trump)”, tha Biden ndërsa në pyetjen nëse kishte një mesazh për Trumpin, ai u përgjigj: “Unë pres që të flas me Trumpin”.

3 komente në “Biden: Turp që Trump nuk e pranon humbjen”

  1. Luli says:

    PO PSE O MATUF NUK KA TE DRJTE TE ANKIMOJE AI,APO KENI VJEDHUR AQ SHUME SA JU KA HYRE FRIKA TANI.

    1. Orest Saraci says:

      O Luli , mos u mer me keto pune , sdi ti nga keto , ti do jeshe rote kari , ta heq emri ……ik e meso shkrim e kendim he leshko bythe ……

      1. Usa says:

        Luli eshte Laku oturaku me nick name tjeter. Pisqolle trumpets nga mocalet e Myzeqese. Ben politike nje katundar qe hante mushkonja per breakfast. Ik o Lak pallmoterqimi se je debil i lindur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje