"Ndryshuam datën në zarfet me vota të hedhura pas datës së zgjedhjeve", punëtori i Postës që trazoi SHBA tërhiqet: I trillova akuzat për manipulim votash

11 Nëntor 2020, 11:50Bota TEMA

Një punonjës i Postës amerikane në Pensilvani, pretendimet e të cilit janë cituar nga republikanë të rangjeve të larta si provë e mundshme për parregullsi të përhapura në votime, tha se i kishte sajuar akuzat, sipas tre zyrtarëve të informuar për hetimin dhe një deklarate nga një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Pretendimi i punonjësit Richard Hopkins, se një drejtor postash në Erie të Pensilvanisë kishte udhëzuar postierët që të ndryshonin datën në zarfet me vota të hedhura pas datës së zgjedhjeve, u citua nga senatori republikan Lindsey Graham në një letër drejtuar Departamentit të Drejtësisë, ku kërkonte hapjen e një hetimi federal.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr më pas autorizoi prokurorët federalë të hapnin hetime rreth aludimeve të besueshme për parregullsi dhe mashtrim në votime, një akti i pazakontë nga Departamenti i Drejtësisë.

Por të hënën, 32-vjeçari Hopkins, u tha hetuesve të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Postar se pretendimet nuk ishin të vërteta dhe ai nënshkroi një deklaratë ku hiqte dorë nga pretendimet e tij, sipas zyrtarëve që folën në kushte anonimiteti.

Republikanët i quajtën pretendimet e zotit Hopkins si ndër më të besueshmet, sepse ai kishte nënshkruar një deklaratë ku thoshte se kishte dëgjuar një epror duke udhëzuar kolegët për t’u ndryshuar datën e zarfeve me vota të postuara pas 3 nëntorit.

Drejtori i Postës në Erie, Rob Weisenbach, i quajti akuzat “100% të rreme” në një postim në Facebook dhe tha se ato u bënë “nga një punonjës që ishte disiplinuar shumë herë kohët e fundit”.

19 komente në ““Ndryshuam datën në zarfet me vota të hedhura pas datës së zgjedhjeve”, punëtori i Postës që trazoi SHBA tërhiqet: I trillova akuzat për manipulim votash”

  1. Detari says:

    Fake news. Mjaft kopjuat lajme fake, ose paguheni nga soros
    https://twitter.com/i/status/1326325094688419840

    vet personi ne fjal ju pergenjeshtron.
    gazetar siptar…

    1. Ilirjan says:

      Siptar i SAT EME!

    2. Tony uk says:

      Per detarin siptar (Shqiptar), eshte e vertete qe ai punetori postes ka pranuar perpara prokuroreve qe ka genjyer.perpara se te shkruash shko dhe meso Shqip se sa per anglisht duket sa kupton.

    3. anticensurë25642654 says:

      o detar që të rëntë sqepari në kokë!
      robt ku i ke!!

  2. Robert Camcakezi says:

    Ishte disiplinuar shume here kohet e fundit…..hahaha edhe kete nuk e kishim degjuar.Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare.

    1. Angjelini says:

      Masa disiplinore merren nga shum epror para se te largojne nje te punsuar. Faji i gazetarit qe nuk dine ti lidhe dy fjale.

  3. Diktat says:

    E tmerrshme! 71 miljon hitlerian (trampistè) né vendin “simbol” tè demokracisé ! Pak réndési ka emri i presidentit tashmê, trap apo bide, ata janè aty, plot 71 miljon té armatosur, plot urrejtje,injorancè, dhe etje pér lufté! Vetèm prisni té shihni fundin e njê sistemi té kalbur !.

    1. bonehead says:

      Mjeshtri Diktat futi edhe një “or” nga mbrapa nofkës edhe thuaje përpara pasqyrës çdo mëngjes, për të kuptuar se çfarë individi je!
      Luftën deri më sot e keni bërë ju fashistëst e klanit socialistë. Dogjët edhe vodhët sa të donit sepse u lanë drejtuesit tuaj propagandist vetëm e vetëm për të mbuluar ineptitudën e tyre në kontrollin e një viroze.
      Urrejtja është luga e vetme që përdor injoranti i majtë, përpara se të shuaj etjen e tij për gjakderdhje të njerëzve të pambrojtur.

  4. Truth says:

    Punetori I postes pranoi qe i kishin bere presion per te rihequr deshmine. Votoni vetem lajmin e rreme dhe jo Te rejat e fundit. Gazeta duhet Te informoje jo Te beje propagande. Turp. https://www.dailymail.co.uk/news/article-8935837/Mailman-key-PA-voter-fraud-witness-Pennsylvania-recants-completely.html

    1. ***** says:

      Faktikisht artikulli i Daily Mail tek linku me lart tregon me shume se arsyeja qe punojesi i postes genjeu ishte qe te mund te merrte shpreblimin pej $1M garatuar prej mbeshtetesve te Trump-it per te treguar qe votat jane vjedhur.
      Ne moement qe u mor ne pytejte nga prokuroria postieri e pyeti torrovilen mire dhe e tregoi historine ashtu sic ishte dhe jo sic do deshironte ai te ishte qe te mund te merrte shpreblimin prej $1M.
      Sorry dude….duket sikur 2021 do e gjej Trumpin dhe Putin-in te dy ne pension dhe me tension.

  5. Pokeristi says:

    Menupulime trampiste.çfarê s’munnd te presësh nga Trampi dhe lukunuja elangojve qe endjekin pas verberisht
    Nje herë për njeherë jane ne fazën epregatitjes se kerkesave ligjore gjyqtareve te emeruar nga vete Trampi.Por çmendurija e diktatorit të etur per pushtet s’dihet ku arin!…
    Dije hoqi sekretarin dhe kater ushtarake te larte nedepartamentin embrojttjes.Veprim i papreçedente ne momente te tilla ne historine e Amerika’s.Pse? Se si jane bindur urdherave te tij per perdorimin e ushtrise ne kontollin e qendrave te votimimit!!!….Te presim,ç’do t’i pjellë mendja paranojake diktatoriale!!!!

    1. katarakti says:

      Mos gênje dhe mashtro se nuk je duke luajtur poker kêtu. Ushtrinê Trampi deshte ta pêrdorte nê rast se lêvizja “black live matter” dilte jashtê kontrollit. Dhe jo pêr zgjedhjet! Mashtrues.

  6. Amerikani says:

    Jo nuk eshte terhequr. ne Amerike doli vido e kercenimit nga dy oficere te poliqise qe ta taerhiqte, por jo eshte e vertete per manipulimin e votive. Shkurj ia kane vjedhur Trampit

    1. ana says:

      O Amerikono, deshmia e nje punonjesi nuk eshte fakt, por indicie. ket indicie, pra ndryshimin e dates se postimit duhet ta hetojne prokuroret dhe nese ka fallsifikime hetohet krimi, por nese nuk ka ket punonjesin e postes e pret burgu dhe sapuni qe i reshqet tek sume. Kete e di ky dhe prandaj e terhoqi deklaraten.

      1. ben says:

        ana-jo vetem kaq sa keni spjeguar juve me te drejte, por duhet patur parasysh se Sistemi Postar ne SHBA nuk eshte posta e Ndroqit ne kohen e merhumit, por eshte totalisht i kompjuterizuar dhe cdo leter qe postohet ka nje “bar code” qe gjenerohet automatikisht nga sistemi kompjuterik dhe nuk mund te fallsifikohet. Qe ta spjegoj me shkoqur, qe te kuptojne koketrashet qe mbeshtesin Trump-in ne pretendimet e tija absurd; ne se nje leter dorezohet sot ne daten 11 nendor, 2020. por i kerkohet punonjesit te postes te shkruaje sikur u dorezua nje dite me pare, ky punonjes duhet te printoje “bar code”-in nga kompjuteri dhe ta ngjisi ne zarfin e letres. Ky “bar code” automatikisht ka te koduar (shenuar) daten, oren dhe minuten kur kjo leter eshte dorezuar ne ate zyre postale. Punonjesi i postes ka zero mundesi qe te beje nje manipulim te sistemit kompjuterik, pasi ai eshte i koduar.

  7. Genti says:

    asnje vote nuk eshte vjedhur po TRapi do ta mbaje presidencen patjeter pasi e di qe e presin shume akuza dhe do perplaset me drejtesine

  8. Blendi Qerosi says:

    Trapit dhe trapistave fashista shqiptare robte ku ti kene.
    Long live president Biden!!

  9. Trotski says:

    E Viva Biden.Ju Trump-istet te hani Mune.

  10. demokrati says:

    Jane 234 deshmi te dhena para noterit.Ai qe genjen shkon ne burg.Mos kini frike nga e verteta, Trump dhe populli anerikan kerkone numerim Vetem per Votat e Ligjshme.Te vdekurit, ata qe kane votuar nga me shume se dy here dhe gabimet e numerimit elektronik do ti nenshtohen vetingut.A ka ndonje shqiptar qe nuk do Veting?Si mendoni ju se SHBA qe perdori gjth forcen morale si kampion i demokracise per Vetingun e gjyqesorit te korruptuar ne Shqiperi nuk paska force morale te bej Vetingun e Votes ne minesota ku emigrantet somaleze kane votuar me shume se nje here.Ne shqiptaret a e duam Shqiperia si Amerika e bekuar apo largqofte vendet e bririt te Afriken? Prisni se vertet skeni pare gje akoma.Plaga e mahisur shpretheu qelb. E sheron vota vetem vota e lire .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール リアル

    ラブドール 激安 ダッチワイフ備蓄ボックス–ラブシート、慎重に人形を覆う

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール

      ダッチワイフ 男性 この段落はすべてのインターネットの人々に影響を与えたと確信しています。新しいブログを構築する上での本当に良い記事です。

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje