FOTOT: Pazari i ri mes Tiranës së vjetër

11 Nëntor 2020, 10:29Politika TEMA
FOTOT: Pazari i ri mes Tiranës së vjetër

Nga Doriana Musai, Citizens Urban Stories

Pazari i ri i ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugëve Tefta Tashko dhe Hoxha Tahsim, është gjurmë e re në territorin e Tiranës. Do të ishte viti 1928, i cili do të ndante aktivitetin tregtar të Pazarit të Vjetër, pasi edhe pse me kapacitet prej afro 800 dyqanesh, duke spostuar produktet e fshatit, perimet frutat dhe mishin, në një vendndodhje të re do të lehtësohej menaxhimi i tij.

Pazari i Ri u ndërtua afër atij të Vjetrit në verilindje të tij, në sheshin e ashtuquajtur ‘Parthern’ ku do të ndërtoheshin 60 dyqane 1 . Vetëm pas vitit 1939, do të merrte emrin Pazari i Ri, të cilin e mban ende sot.

Pazari i Vjetër[1] i Tiranës, i quajtur ndryshe Çarshia e Tiranës[2], lindi bashkë me qytetin dhe i dha Tiranës karakterin tregtar përgjatë shekujve. Për gati 300 vjet, Pazari u zhvillua si qendra ekonomike e qytetit, pikëtakimi i ndodhur në kryqëzimet e rrugës së Dibrës, me të Durrësit, të Shkodrës me të Elbasanit, ishte pozicioni më i favorshëm për të zhvilluar tregtinë ndërqytetëse.

Aktiviteti tregtar njohu lavdinë e tij në fund të viteve 1800, kur kapaciteti arriti 727 dyqane[3]. Çdo rrugë kishte profesionistët e vet, kështu qytetari e dinte ku do të shkonte dhe çfarë do të gjente në secilën prej tyre. Ishte Esat Toptani, që në vitin që në vitin 1907, ndryshoi ‘fytyrën’ e Pazarit, duke i kërkuar tregtarëve të përshtateshin me kohën, duke shtruar fillimisht me kalldrëm rrugicat pazarit e më pas deri tek vendosja e qepenave modernë në dyer dhe dritare.

Një vendim i dhjetorit të 1959 (kohë kur në Shqipëri ishte instaluar regjimi komunist), do të njoftonte prishjen e Pazarit të vjetër, pa asnjë sqarim ndaj pronarëve të dyqaneve. E drejta për të reaguar ishte e mohuar, kështu reagimet ishin spontante por të pa organizuara në formë greve apo tubimesh.

Pazari u shemb më 19 dhjetor 1959, duke i lënë vendin ndërtimit të Pallatit të Kulturës. Dyqanet që prej tre shekujsh ushtronin aktivitetet në atë Pazar, nuk u spostuan dhe për ato nuk pati asnjë plan se ku do të zhvendoseshin, shumë pak prej tyre arritën të gjejnë hapësira alternative. Shkatërrimi i tij për komunitetin tiranas, ende sot është një plagë e cila nuk është shëruar.

Qyteti humbi zemrën e tij. Pazari, duke jetuar si qytezë brenda qytetit, funksiononte si hapësira më e madhe publike, si pikëtakim dhe pikë referimi për banorët.

Karakteri tregtar i Pazarit të Vjetër, ku shiteshin nga zejet e bakrit e deri tek të linjat e qëndisura me ar, nuk gjeti vend në Pazarin e Ri, i cili që në gjenezë u konceptua si zgjatim i Pazarit, pa pasur si qëllim zëvendësimin e tij. Pazari i Ri, ruajti karakterin e tij fillestar, atë të fruta perimeve dhe markatës së peshkut e mishit.

Hotel Vjosa, një gjurmë tjetër dhe pikë referimi e Pazarit të Ri u shkatërrua në Prill 2019, ndërsa gjurmët e fundit të mbetura nga dyqanet e pazarit të Vjetër  ‘Rruga Broadway’ u shembën në Maj 2020, për t’i lënë vendin ndërtimit të një kullë shumëkatëshe si kokë njeriu.

Citizens Urban StoriesPazari i Ri, u rijetëzua me një investim të Fondit Amerikano-shqiptar të zhvillimit, nisur në vitin 2011 dhe inauguruar më 14 mars 2017. Rikualifikimit i Pazarit është arritur pas tre lloje ndërhyrjesh:

1) Rikonceptimi e ndërtim i Markatës së Gjelbër (markata e fruta-perimeve

2) Rikonstruksioni i objekteve ekzistuese, duke përfshirë këtu dhe Markatën e Mish-Peshkut

3)Restaurim i objekteve të shpallura Monumente Kulture. Autori i këtij investimi (AADF[1]), me një kapital prej 3 milion USD, në Bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Qeverinë shqiptare, kishte për qëllim të projektit Zhvillimin e zonës për Turizëm – TID Tirana.

Projekti përfshinte ndërhyrjet në rikonstruksionin e hapësirës publike dhe disa godinave private të shpallura monument kulture e kategorisë së dytë. Projekti rikonceptoi hapësirën urbane, duke trajtuar dyshemenë dhe fasadat e objekteve që rrethonin sheshin. Zona të pashfrytëzuara ose të menaxhuara keq, dolën në dritë duke u bërë pjesë integrale e këtij ansambli urban.

Pazari i ri, sot është zonë këmbësore e Tiranës, dhe funksionon si qendër tregtare e hapur me restorante, bare dhe markatën e peshkut në qendër të tij, dhe markatën e fruta perimeve. Kjo ndërhyrje, ka sjellë ndryshime të dukshme në zonë, ku edhe pse qëllimi kryesor është Pazari me tregtinë si element dominant të hapësirës publike, peshën më të madhe të klientëve në zonë e kanë kryesisht baret dhe restorantet e zonës.

Në momentin e inagurimit, zona e Pazarit te Ri kishte 15 monumente kulture të mbrojtura me ligj, një pjesë e së cilave janë restauruar dhe vënë në funksion publik.(Citizens Urban Stories)

10 komente në “FOTOT: Pazari i ri mes Tiranës së vjetër”

  1. Mal Cori says:

    Po c,a pordhe me rigon leshon, or mik. Prishja e pazarit te vjeter, na qenka nje plage, per komunitetin tiranas, qe edhe sot nuk eshte sheruar.
    Ai ishte nje germadhe, me ndertesa nje kateshe, qe po shembeshin vete, sepse ishin prej qerpici. Aty te hante miu turinjte.
    Asnje arkitekture nuk kishte aty. Ndertesat qe kishin nje fare arkitekture u ruajten. Si hotel Vjosa.
    Mirepo keto dhe te tjera i prishi regjimi i ndyre qe erdhi mbas vitit 1990.
    Dhe domosdo qe jane ndertuar pazare me te rinj, sesa i riu.

    1. Andro says:

      Tirana Turqise shume here me bukur se ajo e Velise.

  2. agron says:

    …….. me prishjen e pazarit qyteti humbi zemren e tij”…… thuhet ne shkrim…!! Por çfare qyteti ishte Tirana more derezinj..! Tirana deri ne vitet ’30 ka qene nje fshat oriental komplet otoman me rruge qerresh tere pluhur, me puse uje dhe nevojtore me derrasa neper oborret e shtepive. E mbushur me xhami dhe grate te mbuluara si ne Arabi, ne ato vite Tirana ngjante me nje lagje te periferike te Anadollit apo Egjiptit. Te moshuarit e sotom thone se ne ato vite, rreth 80 % e familjeve mbanin lope e dele neper oborret e Tiranes…!!! . Vetem ne vitet 30 me planin italian te urbanizimit, Tirana filloi te morri fytyren e nje qyteti europian. Ligjet me fryme perendimore te hartuara nga mbreteria, sidomos ligji per ndalimin e mbulimit te grave, i dha nje fryme komplet perendimore zhvillimit te Tiranes dhe emancipimit te popullsise qe jetonte ne te. Ne kohen e socializmit sitemimi i qytetit ne aspektin urban ( rruge, hapsira, lulishte ) ishte shume i mire, pavaresisht cilesise se ndertimeve apo arkitektures se ndertesave, te cilat ishin te stilit socialist, jo te bukura ne pamje.

    1. Sandri says:

      Grate tiranase dilnin te mbuluara deri ne fillim te vieve 60-te ne qofte se ke qene ne qte kohe ne Tirane.

  3. spartak says:

    Kjo xhami, e quajtur xhamia e Karapicëve , pasi në fund të shekiullit të 19-të u ndërtua me kontributin e familjeve me mbiemrin Karapici, ka egzistuar deri në vitin 1925 , sepse pastaj, aty , sipas planit madhor arkitekturoro-urbanistik për qendrën dhe bulevardin e madh të Tiranës, projektuar në Firence, u ndërtua godina e Bashkisë së Tiranës ( viti 1926 ) . Kjo godinë , e para nga e gjithë kompleksi ku përfshiheshin gjithë Ministritë rreth sheshit Skënderbej , Min. Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme , Kryeministria , Instituti i Arteve , Korpusi Qëndror i Universitetit , dhe godina e biblotekës së universitetit përballë asaj të arteve , në kuadër të sheshit Nënë Tereza . Ky kompleks përfundonte me elipsin e stadiumit kombëtar Qemal STAFA , të cilat me pamjen nga ajri personifikonin sëpatën e Liktorit , simbol i fuqisë ushtarake të pushtetit të Musolinit .
    Kjo godinë e Bashkisë , pas Çlirimit në v.1944 u kthye në Komitetin Egzekutiv të Rrethit të Tiranës dhe egzistoi deri në vitin 1987-88 kur u prish , sepse në atë vend ishte vendosur për t’u ndërtuar Muzeu Historik Kombëtar , i cili përfundoi nga vitet 1980-81 .
    Kjo ishte sa për saktësim , mbasi një pikturë sa 1 faqe muri të kësaj xhamie , Xhamia e Karapicëve , e kam në shtëpinë time .
    Xhamia , e cila quhej Xhamia e e Vjetër, në fakt ka egzistuar ,nuk është kjo në foto , mbasi ajo ka qenë shumë larg , në fund të rrugës 28 Nëntori , e ndodhej ndërmjet Monimentit të Partizanit të Panjohur dhe kinema Partizanit , përballë së cilës ishte dhe tyrbja , e cila egziston edhe sot ngjitur me Hotel PLAZA . Tyrbe-Hamam ka patur ngjitur edhe ë xhamia e Karapicëve , e cila ishte në hyrje të rrugës së ROZAFATIT kur futeshe tek dentistët , vazhdonte në drejtim të veriut , por kthehej edhe djathtas , nga ku edhe dilej tek Estrada e Tiranës e në bulevardin e madh .
    Sa për dijeni : Hamomi i Karapicëve qe ndërtuar me tulla dhe gëlqere 10 vjeçare të lidhura me të bardhë vezësh , pa asnjë gram çimento e asnjë fije shufre hekuri , siç qe ndërtuar godina e Bashkisë së Tiranës . Kur u prishën , me hamomin hoqën ma shumë se me këtë godinë .
    Edhe sot e kësaj dite , objektet madhështore qindra vjeçare të kultit , Xhamitë madhështore në Stamboll , projektuar e ndërtuar ndën udhëheqjen e Arkitekt Mimar SINAN-it , prej gëlqeres dhe të bardhës së vezëve , janë madhështore e të pa vdekshme .

    1. Piro says:

      E bardha e vezes ne vend te cimentos eshte vetem folklor (na i tregonin kur ishim te vegjel se perdorej per ndertimin e mureve te kalave).
      Duhet ta dish se e bardha e vezes (gjermanisht Eiweiss “e bardhe e vezes” eshte thjesht proteine qe eshte relativisht e paqendrueshme ne kushte dhe dekompozohet shpejt ne aminoacide ne kusht natyrore.

  4. Tirana says:

    Se mora vesh ku e ke hallin? Te prish pune Skenderbeu? Apo esht largu pazari i gjos gjall.

  5. Sqepari says:

    Te vjen te vjellesh kur per pazarin otoman, te vjetrin, nje nevojtore e vertete, shkruhet me keqardhje e nostalgji!

  6. sefer Daja says:

    Ne foton nr.5 tregohet xhamia e Karapiceve.

  7. Andro says:

    Tirana Turqise shume here me bukur se ajo e Velise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje