Ne dhe ju nuk jemi njëlloj, është e vetmja gjë që ju e dini më mirë se ne

11 Nëntor 2020, 12:50Blog TEMA

Nga Elisa Spiropali

Që ne dhe ju nuk jemi njëlloj, është e vetmja gjë që ju e dini më mirë se ne.

Ne mbajmë ndonjëherë maskë, si në rastin e Covid-it. Ju maskë nuk mbani. Juve maska nuk ju duhet. Me Covid pa Covid ju jeni gjithë kohën të maskuar.

Ju vetëm fshiheni, përpëliteni, nxini.

Ne shfaqemi, përballemi, punojmë.

Ju nuk keni identitet. Ju jeni një koalicion lëmshi, një mishmash. As vetë nuk e dini çfarë jeni, të majtë apo të djathtë, presidencialë apo parlamentaristë, liberalë apo konservativë, republikanë apo monarkistë.

Ne e kemi të qartë çfarë jemi. Ne jemi progresistë.

Ju s’keni asnjë lidhje me njerëzit, komunitetet, hallet e tyre. Ju atyre vetëm u largoheni. Ju hallet e tyre doni t’i përdorni për të zgjidhur hallet tuaja. Po a mund të përdoren si armë politike infektimet nga Covid dhe vetvrasjet?! Ju (mos) qofshi!

Ne me njerëzit, me shqiptarët, vetëm afrohemi, mirëkuptohemi, u gjindemi.

Ju pushtetin e keni qëllim për punë të liga.

Ne pushtetin e kemi mjet për transformimin e realiteteve. Edhe realitetit tuaj.

Ju nuk na doni ne kaq lart.

Ne nuk ju duam ju aq poshtë.

Ju flisni për ndodhira.

Ne flasim për parime.

Ju gënjeni, prandaj elektorati ju ikën, ju avullon.

Ne themi të vërtetën, edhe kur është e vështirë, prandaj elektorati veçse na shtohet.

Ju keni njëqind fytyra dhe bëni njëmijë dredha.

Ne s’bëjmë asnjë dredhë. Ne shohim punën tonë.

Ju jeni humbësa dhe mbaheni si fitimtarë.

Ne jemi fitimtarë dhe nuk mburremi aspak.

Ju jeni delirantë. Sajoni gënjeshtra që i besoni edhe vetë.

Ne e shohim realitetin në sy.

Ju jeni të dobët dhe bërtisni nga frika, bëni zhurmë, hiqeni të pathyeshëm.

Ne jemi të fortë dhe rrimë urtë.

Ju jeni të molepsur me huqet më të këqija, me largimin, refuzimin, bojkotin. Ju largoheni me dëshirën tuaj nga institucionet, nga Parlamenti, nga pushteti lokal, dhe, pa pikë turpi, thoni se jemi fajtorë ne pse u larguat ju.

Ne besojmë te pjesëmarrja. Ne me refuzimin, negativitetin, nuk na lidh asgjë.

Ju nuk merreni me hallet tuaja. Ju nuk shikoni që partitë ju janë shpartalluar pa nam pa nishan, por s’keni muhabet tjetër dhe qani hallet tona. Na lini ore të gabojmë sa më tepër, që të gjitha votat t’i merrni ju…më 36 gusht.

Ne shohim punën tonë. Ne s’e kemi aspak ndërmend të merremi me punët tuaja.

Ju shpresat i mbani dhe hesapet i bëni mbi gabimet e tjetrit.

Ne fitoren e llogarisim vetëm mbi aftësitë, talentet, punët, produktet, meritat tona.

Ju hilanjosët që ju merren mend nga tabela e shumëzimit, pushtetin doni ta merrni në tavolinë, madje në tavolinë ku të jeni vetëm ju duke u fjalosur me njëri-tjetrin në televizora dhe portale që i mbani me pare Gërdeci dhe hajnie.

Ne pushtetin e marrim në mes të mejdanit, atje ku punohet, atje ku luftohet, atje ku sakrifikohet, jo me llafe e me gënjeshtra, vetëm me vota.

Ju jeni meskinë, gjuhëlëshuar, dritëshkurtër, egoistë që shihni vetëm këtu dhe vetëm tani për interes të ngushtë vetjak.

Ne jemi altruistë që shikojmë dhe mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen, për secilin dhe për të gjithë, edhe për ju, sado të kalbur të jeni.

 

12 komente në “Ne dhe ju nuk jemi njëlloj, është e vetmja gjë që ju e dini më mirë se ne”

  1. Direkt,
    Qarte
    Reale.ne pershkrim.

    E vetmja gje qe mungon eshte pyetja qe asnjiher,
    nuk i behet Bandes Esadiste se:
    Ku i kan gjetur tokat e Lalzit dhe Miljonat e Vilave ??? ?
    Per mos te fol pastaj perse Heshtet nga Qeverria me “Drejtesine ”
    Pordha e Madhe SPAK na rezultoj nji Mashtrim Piramidal !

  2. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Dhe keta jane sunitet,kete ata e dine qe nuk jane si ne,por nuk e pranojne,kjo per ne pak rendesi ka,madje nuk na rruhet fare…… c’ti besh Zoti nuk i beri te gjithe njerezit njelloi, ju ishit pa fat qe lindet…….. korrake!

  3. Liza says:

    Ne kemi Skënderbeun dhe figurën kompekse të letërsisë shqipe Don kishotin.

  4. Xhejms says:

    Vetem propagande boshe. Ju jeni te gjithe njelloj. Ju, znj.e nderuar jeni Ministre, pjese e Ekzekutivit. Duhet t’i raportoni cdo dite KM se si po kryeni detyrat tuaja funksionale, reformat, etj. Kam mendimin se nuk eshte detyra juaj ekskuzive qe te dilni gati cdo dite ne medie dhe te “recitoni hartime”. Populli, jo vetem votuesit, presin qe ju te jepni shembullin me pune, qe te permiresoni edhe jetesen e njerezve njekohesisht me tuajen. Ka shume gjera qe duhen rregulluar, gjera qe duan veprime energjike dhe jo propagande, etj.Ju flm

  5. Xhejms says:

    Kujtoj se une mund shkruaj hartimet dhe poezite me te ndiera, por keto nuk ua zgjidhin hallet njerezve, nuk e ndryshojne gjendjen, nuk cojne ne zhvillim. Per kete te fundit, keni mandatin ju politikanet. Dikush, dikur me dha nje keshille: Me pak te flasesh, me i mire behesh. Ju flm.

  6. Angjelini says:

    Elisa, pa paragjykuar se cfare jeni apo nuk jeni, dua te them se jeni te peshtire sa here permendni Gerdecin, 21-Janarin, CEZ apo ndonje skandal tjeter te banditve te PDs-LSIs. Ju te gjitha pozitat dhe mundsite i keni ti ndeshkoni abuzusit? Pse nuk e beni? Nuk ju votuam qe te beni drejtesi. Jeni vertet te papare! Mos duhet tu shkerr….jm motrat dhe nenat se votat j`au dham dhe me shum nuk kemi ne dore.

  7. Mesim says:

    Ua, sa mire e paske kopjuar! Asnje korrigjim nga vetja s i paske bere!

  8. ppa says:

    Shfaqjet e kesaj zonje , sidomos ne TV, ne pergjithesi nuk me pelqejne. Por , ve re, qe eshte permiresuar dhe ka filluar ti peshoj fjala; edhe me kete shkrim, keshtu ka ndodhur. Gjithnje, sepse e krahasoj edhe me tru-laraskat qe ka perballe.

  9. peper says:

    plehre kombi, jeni te gjithe njesoj hajduter te pa skrupullt

  10. Hello says:

    Ke harruar te shkruash: ju vidhni ne vjedhim, ju hajduta ne xhepista etj etj

  11. Soc.jo rilindas says:

    Ju nuk jeni socialist ,jeni mjaftist keshtu qe mos na u shisni si progressist,qe kujdeseni per shtresat ne nevoje( duke Haruar pensionistet)jeni llustraxhinj dhe propagandist ,nuk pranoni kritika dhe nuk vleresoni ato qe u behen nga kundershtaret,jeni mashtruesa klasi.ku e keni TVsh 6% per ushqimet e shportes qe ka te beje direkt me mirqenien e popullit,etj,etj kaq sa per sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje