Nga Bledi Lumani
Ndërsa situata koronare në Shqipëri është përkeqësuar dhe mund të shkohet drejt një fataliteti jo vetëm shëndetësor, por edhe ekonomik, Lulzim Basha ka marrë rolin e “shpëtimtarit” të vendit, ndërsa Rama të “gazetarit”, që na “qetëson” me pamje “ekskluzive” nga spitalet, për të na treguar se çdo gjë është nën kontroll.
Si të mos mjaftonin marrëzitë mediatike, me filma horror nga spitalet ku kurohen të infektuarit me Covid, ku ndodh që ndonjëri prej tyre nuk e përballon dot dhimbjen a stresin dhe hidhet nga ballkoni i spitalit, “telenovelës” së përditshme i janë shtuar edhe Basha me Ramën.
I pari ka javë të tëra, që del çdo ditë si kryeministër i vendit dhe tund përpjetë një plan me pesë pika, i cili do të na shpëtojë nga flama e koronavirusit.
“Plani ynë ofron zgjidhje”, thotë tre herë dita Lulzim Basha, pasi nuk i mjafton që del çdo ditë në konferencë, por del bën edhe ndonjë takim në terren gjatë ditës, dhe në fund i fut edhe ndonjë status në FB, për t’ia nisur të nesërmen nga e para.
I dyti ndërkohë, ndryshe nga Basha, që merr rolin e kryeministrit, e ka lënë këtë rol, dhe tani bën gazetarin e terrenit, që raporton live nga spitalet.
Ai publikon video “ekskluzive” nga spitalet, për të na treguar se gjëndja nuk është aq e keqe dhe se aty ka vend për të gjithë, në rast se do bëhemi për spital, ndërsa sjell edhe dëshmitë e pacientëve, se sa “mirë është aty”.
Nuk është çudi, që nesër, Basha e Meta fjala vjen, dalin me akuza edhe për Spitalin Nr.5.
Çfarë do bëjë Rama, do na sjellë edhe andej pamje “ekskluzive”, se sa “mirë është aty”?!
Ndodh edhe në Italinë fqinje p.sh, që të ketë akuza politike për keqmenaxhim të situatës, por Matteo Salvini nuk del përditë në konferencë me shkresurina në dorë e me ultimatume për t’u zbatuar plani i tij, dhe askush nuk del të thotë se nëse ai do të ishte kryeministër, situata do të qe ndryshe.
Dhe kryeministri Conte, natyrisht nuk i përgjigjet duke nxjerrë video “ekskluzive” nga spitalet.
Madje nuk i përgjigjet fare dhe “flet” vetëm me popullin, pasi në këto momente askush nuk ka luksin të merret me akuza dhe beteja politike.
Tani, e gjithë beteja është si t’i mbijetojnë kësaj situate, jo si ta shfrytëzojnë atë për t’u gdhirë nesër në pushtet.
Se vetëm në Shqipëri ndodh kjo, që janë duke u shqyer si qentë me njëri-tjetrin që prej marsit, duke përdorur një dramë botërore, që ka ndryshuar njerëzimin dhe mënyrën e jetesës dhe fundi i së cilës ende nuk dihet, për të bërë politikë.
A ju marrt shalet kari ishalla
MYSYBET VAJTI KJO PUNE KUR KERKON LLOGARI DHE SANDRI TETOS MOJ AMANI.
Po mirë o gazetar, çfarë do ndodhte nëse mileti do mbushej vetëm me gënjeshtrat e Lulit dhe të mos informohej për të vërtetën? Apo del i mënçur ti dhe për të qenë brenda i bën njësoj të dyja palët. Vepron si këtu në Shqipëri opozita e Contes, apo opzitën e pranon Shqipëtare ti, ndërsa maxhoranca të jet Italiane!!!
Basha ik! QERROHU!!
kur na permend salvinin na bere per te dh…e.edhe ne itali ka plote si bashkombasit tane qe mbjellin terror …e kerkojne te vine ne pushtet si dikur nazifashistet ..mos te duket cudi o luman gazetari ..bashke me pandemine kemi edhe virusin nazifashist qe vjen rrotull prandaj lipset qe njerezeve tu thuhen gjerat sic jane e mos ti fusim te gjithe ne nje thes sic mundohesh ti.kjo eshte nje beteje e tanishme por edhe per te ardhmen.cdo gje ka emrin e vet .friken ,percarjen ,anarkine e kemi pare 30vjet kush e ka mbjelle.jane ideologet e 94,96,97,98,2008,2011,2017,2019 qe vazhdojne ne marrezine e tyre .duhen braktisur e cjerre maska ketyre shakaxhinjve te perparimit kudo ne cdo qelize te shoqerise shqipetare se po behen nje pengese serioze e progresit duke propoganduar cdo dite anet me te erreta te shoqerise jane kethyer nje ndermarrje vdekjesh ,vrasjesh,vjedhjesh ,shpifjesh ,rrembimesh,trillimesh.E keqja eshe se edhe mjetet e informimit u japin hapsire idiotesive e propogandes bajate neonaziste
Velo partizani nuk e keni kuptuar akoma qe ato bejne sikur zihen per ju popullin qorr. Kush ja dha milionat Bashes Une,Ti apo Rama?
Jemi ne nje situate te pa zakonte. Kerkohet serioziteti i te gjithe aktoreve politike dhe i gjithe popullates. Te dalesh e te flasesh per plane prej pese pikash shpetimi, rimekembje ekonomike, per forcim te rendit dhe te masave tatuese, pa besuar edhe vet ne ato qe thua, padyshim qe eshte nje anomali ne kohe te zakonta, dhe nje ngjarje penale, qe do denim, ne kohe te pazakonta. Ç’fare te beje K/M, perballe ketyre shkeljeve flagrante te ketyre te ashtuquajtur opozitare? Ai e ka aq kulture politike sa te mos anashkaloje institucionet e drejtesise, le te veprojne ato. Por kur ato heshtin, ai detyrohet te botoje vidio (dhe ti si gazetar e di qe ato vidio, nuk jane trillime, jane te verteta), jo per te vertetuar qe ai punon, sepse populli dhe ti gazetar e di qe ai punon, por boton vidio, per tu thene trushkulurve, edhe me shkolle gazetarie apo juridiksi, si ty, si Andi Bushati, si Qim Peka, si Abilekaj (emri s’me kujtohet), se realiteti qe thote Mona Iliri Basha dhe ju te nderuar gazetare, nuk do te ishte me i mire, perkundrazi, edhe po te ishte Sali Berisha ne krye te shtetit, siç enderroni. Ai boton vidio nga brenda spitalit, jo per te thene se sa mire eshte aty brenda, siç medon ti, por per te kujtuar popullin perfshi M Kryemadhin,larot e LSI, Elona Casllin, qe megjithese femer shan si rrugaçe K/M e vendit pse e gjobiti policia e shtetit, me qe nuk zbatoi ne akt normativ te qeverise. Ai (K/M) boton vidio, per te na ndihmuar te ruhemi nga kjo situate e pa zakonte. Ne si popull, keshtu e kuptojme, ndersa ju si gazetare,si politikane opozitare, dilni ne menyre domostrative pa maska, sepse jeni te forte si fizikishte ashtu edhe ekonomikishte, sepse keni mundesi kurimi ne spitale brenda dhe jashte vendit, ku nje nate qendrimi kushton 100 deri 200 Euro. Turp te kesh Bledi Lumani, nje dore ne revani, tjetren ne bakllava.
PSE NUK THUA O LEGEN O PLEHRE QE
KRYEMINISTER PO BEN PUNEN TENDE QETI ME QELLIM NUK E BEN DHE DISINFORMON
PUBLIKUN
PSE NUK THUA O LEGEN O PLEHRE QE
KRYEMINISTER PO BEN PUNEN TENDE QETI ME QELLIM NUK E BEN DHE DISINFORMON
PUBLIKUN
EDI RAMA THE GREAT
Bledi jemi nga I njejti fshat I Permetit dhe ndihem vertet mire per ty dhe Lumanet e tjere te talentuar, vetem se, nuk aprovoj balancen me te cilen peshohen te dy kryetaret, ne ate qe rrek te trajtoje shkrimi juaj.
Ju nuk merni parasysh faktin qe Rama ka te gjithe shtypin, po themi, pothuajse ne anen tjeter te balances.
Nese edhe Tema, nga une e vleresuar si e vetmja gazete me afer te vertetes, kerkon te barazoje kendveshtrimin, qofte edhe vetem per ate fakt gazetatesk qe ju trajtoni, vaj hallit se kush tjeter do te kete buon sensin te frenoje tam – tamet shurdhuese, sa helmuese, aq edhe imorale te korit te perçudnuar te pales tjeter. Nese shtypi pertac, per te mos thene “malafede”, nuk
arin tu mbylle kamaren pallavrave, ashiqarre keq informuese, atehere ç’duhet te beje kryeministri I vendit per te qartesuar popullin e vet.
Edi Rama ka shume per tu kritikuar por paralelizmi ne shkrimin e mesiperm eshte I pa vend dhe jo I goditur.
Edi Rama eshte ne detyre dhe ka te drejten e zotit qe te tregoi punen qe bene sidomos tani qe vendin e ka perfshire pandemia.Por ti more shok qe ke shkruar kete shkrim nuk ke ditur ç’fare te shkruash tjeter dhe ja ke futur si kau peles.
Zoteri Lumani , shkrimi juaj eshte shum afer se vertetes . Zoteri Basha na perserit pa pushim nje plan me 5 pika , per perballimin e situates ; zoteri Rama , ka lene postin e KM dhe ben gazetarin e terrenit qe raporton live nga spitalet , shkruan zoteri Lumani . A nuk ka te drejte Lumani , kur te dy zoterinjt , ne momente kritike , duhet te ishin ne krye te detyres se tyre ?.
Vertet Zoterinjt Rama dhe Basha jane lider te politikes , dhe u nevojitet edhe propaganta , sidomos para zgjedhieve ,; por ne situata te veshtira nga pandemia dhe ekonomia , duhet te jen me afer popullit . Nukse trajtohet problemi me sharie , perbuzie , me fjalorin e rruges se madhe .
Konjak, akoma ne shishe je?