Pa Beogradin, Haga mbetet e papunë

11 Nëntor 2020, 11:09Blog TEMA

Nga Kristaq Xharo*

Kanë kaluar 20 vjet nga lufta e fundit në ish-Jugosllavi dhe Serbia është partneri kryesor i Hagës. Herë si objekt, në rolin e agresorit, por i pandëshkuar ndonjëherë në themel dhe herë si subjekt duke e ushqyer dhe përdorur Tribunalin e Hagës, për dëmet që të viktimat i kanë sjellë Serbisë. Ajo vazhdon të ruajë meritën të jetë furnitori kryesor i Gjykatës së Hagës, paradoksalisht duke akuzuar viktimat për krimet që vetë ka kryer në jo më pak se dhjetë vjet.

Serbia si një shtet, i aftë për të gjithë llojet e konflikteve që nga ndër-shtetërore deri në civile, etnike e fetare dhe ngjyrosur me gjithë format e krimeve vrasje masive, gjenocid, pastrim etnike, përdhunime, ai shkëlqeu kur arriti të zhvendos Tribunalin e Hagës drejt Kosovës. Makina e propagandës dhe prodhimit institucional të shpifjeve korri pas njëra tjetrës në arenën ndërkombëtare fitore politike, diplomatike dhe juridike. Me objektiv luftën e saj më të fundit (në Kosovë) ajo po rifiton atë që humbi në luftë, të denigrojë heronjtë e luftës në kriminelë të deformojë karakterin dhe ta paraqes luftën e UCK e më pas të NATO-s si një agresion kundër një ‘shteti martir’.

Dhe në një mjedis pjellor ku liderët politikë shqiptarë, zakonshëm, kacafyten me njëri-tjetrin, shoqëruar me apati dhe mungesë strategjie, tashmë ndodhemi si përherë përballë faktit dhe dëmit të kryer, ku rikuperimi i pasojave mbetet shumëfish më i rëndë se parandalimi i tij. Kur pritej që bota dhe tribunali të merrej me ata, që vranë mbi 12.000 shqiptarëve të pafajshëm, mbi 20.000 gra-vajza të dhunuara, mbi 170.000 shtëpi të djegura dhe mbi 1 milion të dëbuar nga trojet e tyre, tribunali për krimet e luftës zhvendoset në Kosovë dhe kundër saj. Tashmë tribunali, me gjuhën e Beogradit po akuzon pa të drejtë ata që u organizuan për tu mbrojtur, rezistuar dhe përballur me masakrat e ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Dosjet e mirë dokumentuara të krimeve serbe flenë nëpër sirtarë dhe Haga punon me mbingarkesë në dosjet e Beogradit. Tashmë bëhet përherë e më e vështirë ti besohet Brukselit, Hagës apo Beogradit, pasi vetëm Prishtina dhe Tirana u dukën se u kapën në befasi…

Akuza shumë-faqesh e prokurorit të tribunalit ju përngjan në çdo rresht komunikatave të Beogradit para se të dëbohej nga Kosova. Pas mishit të helmuar që Beogradi i hodhi Karlës (de ponte) dhe Dickut (marti), duket se e njëjta menu ju afrua edhe tribunalit. Me vaktin e tanishëm servirur nga serbët, ndoshta shmanget edhe rreziku që tribunali të mbetet i pa punë… Por, është e habitshme, se ndryshe nga gjuha e sheqerosur që tashmë përdor Beogradi ndaj shqiptarëve dhe UCK, akuza ruan terminologjinë e vitit ’98 të Milloshevicit. Përndryshe tribunali ka mbetur në vitin 1998. Ndoshta për këtë mund ta ndihmonte përsëri Beogradi.

Formalisht, Kosova (jo individët) në Hagë ndodhet në një betejë juridike. Por, analizuar nga brendia dhe struktura e akuzës edhe pse amorfe, ajo është tërësisht politike. Në Hagë individët janë zgjedhur për të shkuar në objektiva strategjikë te lufta dhe Kosova. Duke qenë shpresëplotë në angazhimin e juristëve, sapo të mbaroj vetingu, për të çmontuar akuzën dhe politikanëve sapo të përfundojnë kacafytjen për zgjedhjet e ardhshme, për të çmontuar strategjinë serbe, nuk mbetet vetëm të japim disa konsideracione për çfarë po ndodh. Kambanat ranë përsëri shumë fort ndaj le të mos pyesim se për kë bien.

Së pari, akuza është fyese, denigruese dhe e pamotivuar, me goditje të largët. Edhe pse ngrihet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ajo në brendinë e vet nuk e njeh luftën dhe shumë pak bën shpjegimin e termit njerëzim. Duket, që Beogradi qëllimisht dhe prokurori njëanshëm zgjedhin për akuzën modele lufte që kanë ndodhur në Ruanda, Kongo, apo Kolumbi, me material të bollshëm për konflikte civile, etnike, fetare apo edhe për kontroll zonash. Përndryshe , e gjithë literatura e përshkruan luftën e Kosovës ndërhyrje humanitare, ndalim të gjenocidit, pastrimit etnik dhe përdhunimeve të kryera nga ushtria, paramilitarët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Mbetet vetëm kjo arsyeja që opinioni botëror e simpatizoi dhe forcat e NATO-s e mbështetën qëndresën e popullit dhe UCK në Kosovë. Përsa i përket akuzës ‘krimeve kundër njerëzimit’, populli i Kosovës, që akuza duhej të njihte si ‘njerëzimi’ ju bashkua ‘kriminelëve’ të vet në UCK, me kauzë dhe sakrificë për ‘njerëzimin e Kosovës’. Më qartë akuza do të mbetej rezistencë dhe për përballje me masakrat e ushtrisë, paramilitarëve serbë dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë për mbijetesë. Nëse krahas dosjeve të hedhura nga Beogradi, akuza do ti ballafaqonte edhe me pamjet e gjalla të Christian Amanpur në CNN, nuk e dimë çdo ti mbetej më tej kësaj akuze.

Së dyti akuza ‘harron’ apo edhe mohon se ka ekzistuar një mjedis konflikti të armatosur, dhe e modifikon gjithë kontekstin e akuzës ‘me kërcënimin, vendosjen nën kontroll e krijimin e zonave të influencës’. Vështirë për të kuptuar se përse akuza shkon për të gjetur modelin në Kolumbi për kontrollin e plantacioneve të kokainës dhe anashkalon një tokë të djegur, masakra masive, gjenocid, përdhunime, spastrim etnike dhe zhvendosje të më shumë se 80 përqind të popullsisë. Për të gjitha këto ka mjaftueshëm dëshmi. Në këtë mjedis lufte ka pasur palë në luftë ku në njërën anë qëndronin ushtria agresive dhe paramilitarët serbë, por edhe disa nga ata që për një arsye apo tjetër u bënë pjesë e krimeve të tyre, pavarësisht nga përkatësia etnike. Kjo ndodh në çdo luftë. Përse është e vështirë të shoh akuza këtë mjedis, por ripërsërit të njëjtin skenarë të krijuar në Beograd. A mos vallë mohimi apo shmangja e mjedisit real të luftës, si dhe leximit të mbrapshtë i rezistencës synon të bëj të besueshëm një akuzë të padrejtë.

Së treti, akuza është kolektive dhe aspak individuale. Është naive të mendosh ndryshe. Lista e të akuzuarve përbën zinxhirin komandues të UCK. Tipari dallues i ushtrisë së rregullt të Kosovës ishte udhëheqja kolektive dhe linja e komandimit. Çfarë mund të jetë një ushtri pa linjë komandimi? – Turmë e armatosur, lëvizje kaotike, njerëz që nuk dinë se ku ndodhen dhe përse. Përndryshe akuza duke deformuar linjën e komandimit afron idenë karakterit vëllavrasës, luftë civile, fetare dhe urrejtje etnike. Akuza e deritanishme nuk janë ngritur mbi përgjegjësi personale, por drejtimi. Njollosni këtë zinxhir komandues dhe nuk ekzistojnë as luftëtarët, por një turmë amorfe, në një lëvizje kaotike, pa veprime e qellim moral..

Së katërti, UCK as më pak konsiderohet një ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’. Pas goditjes së gjithë zinxhiri të hierarkisë komanduese, në formën më të shëmtuar, akuza inkriminon krijesën më të mirë të Kosovës – UCK – një ushtri prej dhjetëra mijë ushtarë në një ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’. Prokurori ndoshta pa e kuptuar as vetë, përdor të njëjta terma të Beogradit për ata që u renditen në radhët e rezistencës. Ndoshta akuza do ta ketë të vështirë të kuptoj se një ushtri, që respekton gjithë rregullat ndërkombëtare të luftës: emërtimin, uniformën, shenjat dalluese, strukturat e organizimit nga njësitë bazë deri në Shtabin e Përgjithshëm dhe mbi të gjitha me parimet e deklaruara nuk mund të jetë ‘një ndërmarrje e përbashkët kriminale’. Nuk mund të bëhej pjesë e kësaj ndërmarrje batalioni ‘Atlantik’ dhe djemtë e vajzat më të mirë shqiptarë që lanë perëndimin për lirinë e Kosovës.

Së pesti, UCK dhe ata që e drejtuan fituan simpatinë e popullit dhe të perëndimit. Në pamundësi për të dokumentuar sjelljen e komandës dhe shtabit të UCK gjatë periudhës së luftës akuza mbështetet mbi absurde. Ndoshta duhet kujtuar prokurorit se askush nuk mund ta ftonte UCK në Rambuje në 1999 nëse do të ishte ndryshe nga si e njohën dhe i besuan deri në fund. Kujtojmë se për gjithë kohën shërbimet inteligjente perëndimore kanë pasur akses të plotë pranë komandës, shtabit dhe formacioneve të UCK. Këtë akses e kanë pasur edhe diplomatë e senatorë, po aq edhe media botërore. A nuk ishte ky zinxhirë komandues që refuzoi në mënyrë kategorike ndihmën apo prezencën e grupeve islamike në radhët e UCK.

Së gjashti , akuza po ‘zbulon’ një konspiracion të madh. Paradoksalisht është e njëjta gjuhë që përdori Serbia në 1999 kur bombardoi territorin shqiptar në zonën e Kukësit. Për të justifikuar sulmin dhe luftën e saj më të fundit, propaganda serbe e drejtuar nga politikanë aktual, sajoi idenë e kampeve të UCK në këtë zonë. Prokurori ka bërë një ‘copy-paste’ të pastër të këtyre materialeve. Dhe ndërkohë që mohon luftën, paradoksalisht, akuza nuk nguron të zgjeroj hapësirën territoriale të kësaj ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’ edhe në Shqipërinë Verilindore. Ndoshta prokurori nuk ka njohuri e informacion ose me qëllimisht ‘harron’ se i gjithë territori shqiptar në këtë periudhë u vendos në dispozicion të NATO-s, që ushtronte kontroll të plotë në gjithë hapësirën shqiptare. Nuk e di se çdo të mjaftonte më shumë për ta konsideruar këtë akuzë sa politike po aq edhe denigruese kundër shqiptarëve dhe kauzës së tyre të drejtë.

Në përfundim, udhëheqësit e luftës në Kosovë ndodhen në Hagë me akuza të Serbisë me objektiva të qarta. Shteti serb edhe kur hiqet si e përkushtuar për paqen në rajon, nuk harron asnjëherë strategjinë e tij kundër shqiptarëve. Makineria e diplomacisë dhe e propagandës serbe është e shkëlqyer për shpifje dhe intriga. Ajo e nxori për një kohë të shkurtër Serbinë nga pozicioni i shtetit që kreu krime dhe i dha pamjen e viktimës dhe pret të rikthejë kohën e saj. Por, ndërsa Serbia ka një strategji të qartë, gjithmonë e ka pasur, Kosova, por jo vetëm, gjithë shqiptarët nuk e kanë. Alvin Toffler thotë që strategjia është mënyra që të dallon nga të tjerët dhe në mungesë të saj me apo pa dashje, do të jesh pjesë e strategjisë së dikujt tjetër, ndoshta edhe kundërshtarit.

*Prof.dr. Kristaq Xharo: lektor për çështjet e sigurisë dhe strategjisë në UET

19 komente në “Pa Beogradin, Haga mbetet e papunë”

  1. xhoxhi says:

    Kokat e Kosovës shkuan në Hagë shkuan për luftën që bënë për çlirimin e Kosovës.Më çudit fakti se askush nuk po reagon në europë.Amerika jo se jo.Pse?Respektojnë Hhagën apo nuk i duan drejtuesit e Kosovës dhe vetë Kosovën.Pëse u hodhën tërë ato bomba mbi Sërbi e Kosovë?Pse nuk hskojnë në Hagë gjeneralët e NATOS që vranë sa deshin sërbë e kosovarë?E kuptoni pra që askush nuk e don Kosovën shtet?Sapo filluan bisedimet hskuan në Hagë ndoshta në fund të pranojnë ato që don Sërbia…

    1. Ilirjan says:

      Sepse shqiptaret “arsyetojne” ne keto menyra, ndaj dhe i kuptojme te gjitha. Mjaft, mjaft me keto “mendime” qe sherbejne vetem per te gerryer trurin dhe shpirtin!

    2. vang says:

      po vete shqiptaret e kosoves bashke me LULZIM BASHEN i kopsiten dosjet dhe Haga i pasuroi me materiale serbe.Dje serbet derguan ne Hage mijra flete akuza Ata punuan me shume marifet per ti detyruar kosovaret ta pranojne gjyqin qe gjoja eshtei kosoves dhe kosovaret jane vetem te akuzuar.Brukseli pregatiti padite sipas raportit te Karla del Pontes qe ja percolli materialin Dick Marty raport qe u votua nga shumica biles edhe nga ata qe ndihmuan luften eKosoves. Tani shqiptaret u bllokuan dhe nuk eshte e keqja vetem tek denimi i disave por shembet lufta dhe serbet kane me shume argumenta per te mose njohur KOSOVEN

    3. Shenjestra says:

      Xhoxhi! Ke te drejte.Krimet qe ka bere Serbija kunder popullsise se pafajsheme te Kosoves e di vetem populli i shumevuajtur i Kosoves.Por kete poshtersi qe kane bere Serbet e di edhe Toni Bler,ish kryeministri i Anglis,e di gjithashtu edhe Amerika qe e bombardoi Serbin,por ama sot ata po heshtin dhe kjo heshtje eshte e padrejte,ne dem te kosoves dhe ne favor te Serbeve qe kane bere krime monstruoze.Ishin pikerisht Serbet qe bene varre masiv me qindra kosovar ne nje varr.Pse nuk i mer ne konsiderate keto Haga? UCK-ja ka meritat e saj se u krijua per t’a çliruar kosoven nga kriminelet Serb,nga nje pushtues shume barbar.Prandaj Haga duhet te mare ne gjykim Serbet qe bene genocid dhe shfarosaje te popullsise Kosovare dhe jo Kosovaret qe ishin te persekutuar nga Serbet.

      1. Kujtim says:

        Kosova ka nje problem qe e ka emrin LDK.Kete parti e krijoi UDB ne Beograd me simpatizantet e saje me te flakte dhe me nje program te mirepregaditur ku kosova duhej te fitonte autonomi brenda serbise.Qellimi i Serbis ishte ruajtja e qetesise,shprazja e Kosoves nga shqiptaret dhe popullsimi me serbe te larguar nga kroacia, pastaj nga serbia,shqipnia bosnja,me qellim ndryshimin e struktures etnike.LDK kishte per detyre te shperndaje frige te shqiptaret tekomptomitoj atdhetaret dhe ti quaje njerz te serbis qe duan konflikt,per te cili nuk jane te pergaditur .Emoren edhe ASHA teKosoves dhe e vune ne sherbim tetyre.Keto struktura qe paguheshin nga serbia dhe3%i diaspores benin nje jete luksoze dhe ishin te kenaqur,nuk donin ndryshime.Paraqitja ne skene e UCK everboi LDK dhe nga friga e humbjes se privilegjeve filluan nje fushate te shfrenuar kundra cdo kujte qe perkrahte dhe ndihmonte UCK.Duke pase parasyshe se edhe para lufte ne Kosove kishte shume bashkepuntore te serbise (sipas Delo te Lubljanes me shume se mesatarja jugosllave)ja arriten qe me propaganden göbeliste te serbis Clirimtaret ti
        bejne kriminele .Serbia e mirekoordinuar me udbashet e LDKe mbanin ne kontrolle Rugoven dhe likfiduan disa militante te vete qe kundershtonin haptas UCK,per te shpalle pastaj fajtore UCK dhe me vone partite e dala nga ajo.Tash fale kesaj politike kemi ne njeren ane Clirimtaret te shpallur kriminell dhe spiunet dhe tradhetaret e luftes te shpallur si Viktima.Pas luftes shume kosovare kane qendruar ne Beograd per pregaditjen e dosjeve perpunimin e deshmitareve…psh NazimBllaca,Sh.Gashi,H.Abazi,V.Ymeri …keto te fundit te instaluar ne partin eVV.

    4. ben says:

      xhoxhi-eshte fare e thjeshte, nuk eshte Serbia, por Rusia ajo qe krijon keto probleme me Hagen. Ata kane mbeshtetjen e Frances me disa vende si Hollanda qe bejne loje te dyfishte per interesaj ekonomike qe kane ne Rusi. Nga ana tjeter, SHBA nen Trup-in, ka bere nje devijim total ndaj qasjes se ceshtjes shqiptare. Ne lidhje me fundin e komentit tuaj, a nuk me thua se ndersa flitet per krimet e nazisteve gjate LIIB, perse nuk flitet per vrasjen e miljona te pafashmve japoneze ne fund te kesaj lufte ne dy qytetet japoneze te Nagasakit dhe Hiroshimes. Per fat te keq, historine e shkruajne vetem fitimtaret dhe jo humbesit. Eshte ironi fakti qe ne keto 30-40 vitet e fundit, flitet me force per te drejtat e njeriut, kur as ka patur dhe as do kete te drejta njeriu ne kete planet. Shoqeria njerezore vazhdon te tregoje se me i forti ben ligjin dhe do vazhdoje ta beje ligjin pergjithmone.

  2. Trotski says:

    Shume mire e Argumentuar.Duhet Politika Shqiptare te bashkohet ,bile dhe me Kosoven per te perballuar Agresionin Serb ,kete rradhe Juridikisht dhe Diplomatikisht.Nga ana tjeter duhet qe tradhetaret Shqiptare si Lul Basha ,me shoke e shoqe,si dhe Perbindshi i Vuçidolit Salih Kerma te demaskohen publikisht se i kane sherbyer Agjentures Serbe.

  3. tropoja says:

    shkruaj prap kristaq bravo se kem hup kohen tuj lexu frrok hagjin qupin

  4. Eset Berani says:

    Flm. pér qartésiné e argumentimit se kjo gjykaté éshté vetém mjet pér minimalisht zhbérjen e imazhit té UCK-sé, e maksimum edhe pse jo kthimin e Kosové né gjirin e “mémés” Serbi, qéllim fatkeqésisht edhe i njé numri jo té vogél shqiptarésh brenda e jashté Kosové.
    Edhe njéheré njé falénderim dhe pérshéndetje.

    1. Kosovari Romantik says:

      Ma cucllatsh…

  5. Genti says:

    Albin Kurti dhe Vetvendosja ishin kunder krijimit te gjykates po Thaci beri cmos qe te ngrihej gjykata.Tani me krahe te lehte se Albini i doli borxhit.Mos u shqetesoni per Thacin tash.

  6. Xhejms says:

    Me sa mbaj mend, UCK nuk eshte shpallur organizate apo formacion terrorist. Keshtuqe, ish lideret e UCK, dpd jane te pafajshem. Jane Luftetare te Lirise te Kosoves, nje pjese e qenesishme e kombit dhe trojeve shqiptare. Dhe nje paradoks: Ata qe miratojne ngritjen e Gjykates Speciale, akuzohen dhe gjykohen prej saj!!! Kesaj i thone t’ia besh vehtes “Bamb.” Ju flm per hapesirat e komentit.

  7. Z says:

    Sigurisht qe punonjesit ne Hage do te humisnin vendin e tyre te punes! Genicidi i Serbise ne kosove eshte i provuar! Mbylleni kete histori!

  8. ndrea says:

    HAGA ESHTE NJE TURP I MADH I BE, KANE FRIK NGA KRIMINELET SERB DHE MEREN ME VIKETIMAT E KOSOVES…. HAGA ESHTE NJE HALE….

  9. Piro says:

    Akuzat kunder te arrestuarve jane vertet te renda. Uroj qe ata te fitojne gjyqin dhe te kthehen shendetshem prane familjeve te tyre. Shtypi thote se akuzat jane ngritur mbi bazen e materialeve te grumbulluara nga prokuroret serb. Cka tregon se serbet jo vetem se falin kosoven po punojne kunder shqiptarve me gjithe format e mundeshme, perfshi ato ligjore. Nuk di sa kosovaret kane identifikuar autoret e krimeve, apo kane ngritur akuza konkrete ndaj tyree. Kjo ngjarje tregon se fitorja nuk i jep fund luftes mes dy vendeve. Ndersa ata mbeten te angazhuar ne qellimet e tyre, kosovaret duken te kenaqur me ate qe arriten. Mund te jete dhe mungesa e eksperiences shtetrore. Po kjo ngjarje eshte nje mesim i madh.

  10. Arjani says:

    O Professor qe Komandanet e luftes kane vrare, kane vrare o burr.

    As mos e vej ne dyshim kete gje se tregon naivitet.

    Ramushi spastroi tere Kosoven perendimore apo Rrafshin e Dukagjinit nga Servet.

    Mbas lufte u vrane mbi 1,800 serve gjithashtu.

    Ceshtja shtrohet, nese kane bere gabim Shqiptaret qe vrane kafshet serve??

    Absolutisht jo, sepse servet ishi kafshe dhe asgje me shume.

    Une e kam permend edhe ne nje koment tjeter, qe nese servet do kishin vrare nje mik apo familjarin tim, une do kosha therrur apo masakruar 20 serve minimumi.

    Ashtu sic Perandoret Romake me prejardhje Ilire vrane miliona barbare gjermanike dhe sllave qe rrezikonin Perandorine Romake dhe Perandorine Romake te Lindjes, ashtu edhe Komandantet dhe Shqiptaret vrane barbaret serve per hakmerrje apo existencen e tyre.

    Ceshtja kryesore qendron ketu o ” Profesor” , qe duhen gjykuar qindra krimimele serve perpara se te gjykohen Shqiptaret dhe Haga kete nuk e ka bere.

    Gjithashtu do ju keshilloja te mos ekzagjeroni viktimat e luftes dhe te viktimizoheni kot me kot se asgje nuk perfitojme.

    Ne Luften e Kosoves jane vrare 13,400 njerez nga te cilet 10,700 ishin Shqiptare dhe te tjeret serve.

    Nga keta Shqiptare, vetem 8,900 ishin civile, pra jo shifra 12,000 qe jep ti.

    Sa per pjesen e dhunimeve, ajo shifra 20,000 eshte e pafaktuar dhe pa baza. Eshte thjesht shifer teorike dhe ne Kosove vetem 400 femra kane rregjistru si viktima te dhunimeve, qe prej 2014.

    Shqiptaret duhet te kene nje poltike 0 tolerance kunder serveve dhe asnje lloj bashkepunimi dhe jo minishengena te Rames.

    Gjithashtu duhet ti kthehemi traditave te vjetra luftarake sepse kemi prodhuar luftetare , gjenerale dhe udheheqesa .e shume se gjithe Ballkani se bashku.

  11. Martin says:

    Serbet kane luftuar dhe luftojne si nje trup i vetem per Serbine e Madhe,
    shqiptaret kane lujftuar dhe luftojne njeri-tjetrin per karrike dhe kolltuqe,
    prandaj jane te ndare ne pese shtete dhe dop te hane tere jeten koken e njeri-tjetrit.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Haga po kthehet ne nje grope septike dhe le ti bien fyellit gjithe diten.. Hap kufijt me Kosoven dhe asgje tjeter mos te pipetije me.. Tani e kuptoj pse Anglia deshte te dilte..

  13. Pse mos beje Serbia kur vete ne nepermjet kokave te medha si Andi Bushati , kerkojne te “zbardhin” krimet e shqiptareve ne Kosove , per te qetesuar shpirterat e krimineleve qe vrane e prene popullin kosovar , dmth kane bere mire qe kane vrare se keta nuk luftonin per liri , po thjesht per te bere krime .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje