Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se gjatë periudhës së punës së tij në UMNIK në Kosovë, nuk ka hetuar asnjë krim të dyshuar të UÇK-së.
Basha tha se ka bërë të kundërtën, ka hetuar krimet e serbëve ndaj popullsisë civile në Kosovë, duke ndihmuar edhe në burgosjen e disa kriminelëve serbë të luftës.
Në një intervistë në “Real Story”, Basha akuzoi Ramën duke thënë se vetëm ai dhe Beogradi i përsërisin akuzat për “shtëpinë e verdhë”, akuza të cilat janë rrëzuar nga hetuesit specialë.
“As Dick Marty as Carla Del Ponte nuk flasin për shtëpinë e verdhë, vetëm Beogradi dhe Edi Rama flasin për shtëpinë e verdhë. Si ka mundësi?
Në Tiranë online, Edi Rama firmoste me Aleksandër Vuçiç, ish-ministri i Millosheviçit një marrëveshje online, ndërkohë që në Hagë përballeshin me akzua ata që baltosi Serbia. Kurrë nuk kam qenë asnjëherë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj luftëtarëve të UÇK.
Kam qenë pjesë hetimit të Millosheviçit dhe jam krenar për këtë. Mjeku ka qenë antropologu i misionit ndërkombëtar në Kosovë, nuk ka qenë hetues.
Misioni im në UMNIK ka qenë në hetimin e krimeve të serbëve, për të cilët kemi bërë edhe arrestime. Jemi rrethuar në gjykatë nga paramilitarët serbë.
Dhe detyra ime e fundit ka qenë themelimi i Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës. Njëherë thonë ishte Lulzim Basha në shtëpinë e verdhë, janë gënjeshtra të qepura keq. Unë nuk kam problem, se ky është një riciklim, e ka thënë në 2002 dhe para zgjedhjeve të Bashkisë Tiranë”, deklaroi Basha.
Basha gjithashtu u shpreh krenar për origjinën e tij nga Kosova.
“Unë jam nip Kosove, gjyshi im është nga Likovci i Drenicës. Gjyshi është larguar gjatë masakrave të Drenicës jam rritur me historitë e tij.
Gjyshi im ka ikur nga Kosova nga masakrat serbe, ndërsa gjyshi i tij në të kohë Spiro Koleka shkonte në ish-Jugosllavi. Edi Rama goditi interesat kombëtare, tradhtoi Kosovën.
Jam krenar se kam bërë rrugën e Kombit, që ky i vuri traun, kam kontribuar për pavarësinë e Kosovës, kur ky negocionte për copëtimin e Kosovës”, tha kreu i PD, Basha.
Basha mohoi akuzat për posedimin e një kasete me filmimet e masakrës së Krushes, duke thënë se nuk e ka disponuar kurrë atë.
“Çfarë interesi do të kisha unë të fshihja diçka që e gjen edhe në Google, me pamje filmike,s atelitore. Pse do ta fshihja unë një gjë të tillë?”, u shpreh Basha.
Rishiheni dhe degjojeni deklaraten e fundit, sot, te Milaim Bellanices per Lulzim Bashen:
Ku e ke kasetën e krushës?
Pikerisht se je nip bastard prej Kosove je fiks per agjent te Serbise…
Ku eshte kaseta!
Ti je Funderrima me e madhe me emrin Mashkull.Pergjigju or pis ZMilaim ku e cove kaseten,sa milione dollar ke marre nga Serbia per ta zhdukur,cfare Rruge Kombi bere ti mor hale,vodhe mbi 300000000 euro,u therrite dy here ne prokurori dhe nuk shkoje se kishe raport qe ishe me Barre?.Cfare ke bere ti per panvaresine e Kosoves mor Lavire,kur Kosova u be e panvarur ti ishe 20 vjec,cfare dreqin paske bere ti per lirine e Kosoves or mashtrus.Pergjigju mor hale ne tv direkt Z Milaim,se ai ta ka kerkuar kaseten dhe me pare,dhe nuk eshte tani per here te pare se po e fuska Rama per politike.A ka Prokurori ne kete Fucking shtet me emrin Shqiperi.Mallku qofte rraca e Politikaneve si ti Lulezim Basha ,qe per Pare dhe Karrige shisni gjakun e qindra njerezve qe u vrane vetem pse ishin Shqipetar.