Prapaskenat: 21 privilegjet e ‘çmendura’ të Presidentit dhe zonjës së parë që u tërhoqën nga PS. Shoferë, roje, mjekë, zyra, banesa dhe para deri në fund të jetës nga shteti

12 Nëntor 2020, 19:01Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Deputetët e mazhorancës kanë përgatitur një draft për rregullimin e veprimtarisë së Presidentit, kufijtë e kompetencave dhe bashkëveprimin me institucionet e tjera, nismë e cila është konsideruar si akti puçist nga kreu aktual i shtetit, Ilir Meta.

Ky është drafti i dytë i hartuar nga përfaqësuesit e shumicës parlamentare. Në 28 dhjetor 2016, deputeti socialist Ulsi Manja, depozitoi në Kuvend një projektligj organik për Presidencën. Nisma ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga axhenda e Kuvendit, ndërsa sot rezulton e tërhequr.

Ndryshe nga drafti i publikuar nga Shqiptarja.com ditët e fundit, projektligji i vitit 2016 parashikonte një kapitull me 24 nene vetëm për statusin dhe privilegjet e Presidentit, duke përfshirë zonjën e parë dhe fëmijët.

Në draftin e parë, si siguruar gjithashtu nga Shqiptarja.com, parashikoheshin rreth 21 privilegje jashtë realitetit shqiptare për kreun e shtetit dhe familje e tij. Mes privilegjeve parashikohen mjekë personalë, banesë, zyra dhe staf nga shteti pas mbarimit të mandatit dhe deri në fund të jetës.

Makinë zyrtare, shofer dhe pasaporta diplomatike gjatë dhe pas mbarimit të mandatit. Në rast vdekje të Presidentit, zonja e parë merr gjithmonë 50 % të pagës së tij. Kompensim financiar për presidentin dhe zonjën e parë në rast sëmundje apo aksidenti etj. Kjo nismë ka qëndruar në sirtarët e Parlamentit që kur kryetar Kuvendi ishte Meta, i cili nuk e ka kritikuar.

Privilegjet e parashikuara për Presidentin dhe zonjën e parë në projektligjin e tërhequr:

1.Dy mjekë personalë për t’u kujdesur për shëndetin e Presidentit

2.Pas mbarimit të mandatit, Presidentit i sigurohet një sipërfaqe për banim, pa pagesë.

3.Pas mbarimit të mandatit, Presidentit i sigurohet një zyrë deri në 100 m2 për kryerjen e aktivitetit të tij.

4.Presidentit pas mbarimit të mandatit si sigurohet staf mbështetës të përberë nga të paktën dy persona.

5.Presidenti pas mbarimit të mandatit ka të drejtë shfrytëzimin e makinës zyrtare dhe shoferit.

6.Trajtim financiar në rast sëmundje.

7.Përfitim financiar në rast dëmtimi në aksident

8.Trajtim financiar në rast sëmundje për zonjën e parë

9.Përfitim financiar në rast dëmtimi në aksident për zonjën e parë

10.Në rast vdekje të Presidentit, zonja e parë merr gjithmonë 50 % të pagës së tij.

11.Në rast vdekje të Presidentit, familjes së tij si sigurohen ambiente zyrtare sipas nevojës për pritje dhe përcjellje zyrtare.

12.Në rast vdekje të Presidentit, familjes së tij si sigurohen strehim sipas nevojës, siguri personale dhe e drejta e përdorimit të makinës zyrtare dhe shofer.

13.Zonjës së Parë i jepet leje për mungese në pune për të kryer funksionet e përcaktuara në protokollin e shtetit.

14.Zonjës së Parë i rimbursohen shpenzimet që kanë të bejnë me përfaqësimin brenda vendit dhe gjatë vizitave të huaja.

15.Pas mbarimit të mandatit, Presidenti merr pension suplementar.

16.Pas mbarimit të mandatit, Presidenti mund të përfitoje shpërblime të tjera nga shteti, por shuma e tyre nuk mund të kalojë shumën e pagës së Presidentit në detyrë.

17.Pas mbarimit të mandatit, Presidentit i sigurohet mbrojtje personale nga Departamenti i Personaliteteve.

18.Ne rast vdekje të Presidentit, të cilit i ka mbaruar mandati, ceremonia mortore kryhet me nderime shtetërore dhe shpenzimet e shtetit.

19.Presidenti pas mbarimit të mandatit merr pjese në ceremonitë zyrtare duke zëne vend pas Presidentit në detyrë, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe kreut të Kushtetueses.

20.Pas mbarimit të mandatit, Presidenti dhe familja e tij mbajnë pasaportat diplomatike.

21.Pas mbarimit të mandatit, shteti i siguron Presidentit shpenzimet materiale për nevojat e realizimit te aktiviteteve të tij./shqiptarja.com

11 komente në “Prapaskenat: 21 privilegjet e ‘çmendura’ të Presidentit dhe zonjës së parë që u tërhoqën nga PS. Shoferë, roje, mjekë, zyra, banesa dhe para deri në fund të jetës nga shteti”

  1. populli says:

    O zot na bej derman. Cpo na shohin syte e degjojne veshet.

  2. keqardhje says:

    Dhe flisni per Enver Hoxhen ! Kjo eshte ulurime qe duhet hedhur ne flake. Keto jane veç vjedhjeve qe ka bere dhe vrasjeve presidenti.

  3. vlora says:

    Thjesht MBRET .Pse i kemi kaq te degjeneruar keta politikane .Sot si zonje e pare ligjerisht njifet vajza e presidentit.Pra kjo gjith jeten e ka te siguruar nga shteti Si nuk u vjen turp o deputete ,o antipopullor,qe po i pini gjakun ketij populli .Kjo eshte tamam ajo qe thot populli la litarin jashte dmth edhe kur te vdese Iliri vajza e ti do kete privilegjet e babait se eshte zonje e pare.O popull ky qe ri me kushtetute ne dore si prifterinjte me librin e shenjte nuk mendon per ty po per vehten e tij.Zgjohu o popull ZGJOHU ZGJOHU Mjaft fjetet gjume

  4. Astrit says:

    Kafet e Nexhmies qe beri burg,duken lule perpara ketyre pervilegjeve qe kane keta presidenta leshi qe kemi pasur ne.Sistem i rrjedhur dhe i pjerthur,mjere o popull kush te drejton.

  5. Mona krva says:

    Republike e preshit.Ky person dhe gruaja e tij duhet te jene pas hekurave te burgut.

  6. emigrante says:

    PO KANE PAK KETA HORRA SIDOS KY LESH ELI BASHKE ME RIMORKEN QE SLANE GJA PA VJEDH ,DONI ME JU DHAN PRAP. HARAM U QOFTE, RROFTE KUJTIMI I ENVER HOXHES QE E MOREN NEPER GOJE PER KAFET, JAZEK JAZEK

  7. KOSOVA E DJEGUR DHE TRADHETUAR says:

    Te Nderuar Parlamentare-Amatore, se vetem Parlamentare Nuk Jeni..
    1-Keni “Harruar” qe Listes ti Shtoni:Presidenti i Dhjere i Shqipetareve, Ilir Metes, te Kete 5-se Vajza Tajlandeze “Specjaliste” Masazhi,qe te na Bjene ne “Bina”…Liken nga Punet e Shumat qe ka….
    2-Qe te Mos “Lodhet” Shume me Dhenje Shtetesie,ti shtohen edhe tre-Sekretare Russe…qe te jene te Bukura..dhe Mundesishte te Punojne Lakuriq…
    3-Per “Zonje e Nderuar Monika Karabucha” te Vihen ne Dispozicjone 6-te Hamshore Afrikane..dhe te Servitur Mire…qe ti kete Monika si Skalever-Seksi….
    Dhe per Like Floririn qe na “Rruac”….duhet te Porositen Dildo-Specjale qe ti Kruajne edhe Bythen Likes…pse jo???
    sHENIM:Te gjitha keto Duhet te paguhen nga Mileti Koqepalare….KESHTU DO TE “Ryjme” shume Shpejte ne Europe..pse jo??????

  8. Ja se si vidhet Shteti Shqiptare

    si jane tallur me Kushtetuten banda e Ali Babes se Politikes
    me kte popull naiv e te varferuar.
    Cfar lloj Sistemi eshte ky Mut Hajnesh tepafytyre ?
    Eshte Demokracia e Hajnave Politikanec?
    Presidences dhe Parlamentit i ruhet vene Flaka
    Ja nji nga arsyet perse largohen shqiptaret
    Vdekje politikes se vjedhjes .
    Nji Cmenduri te tille kalon gjithe kufjjt e politikes.
    Cohuni e bjeruni Hajnave-Krimineleve-Esadisteve digjini si mini ne Vilat e tyre.

  9. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Pra,nuk mjafton vjedhja dhe privilegjet kur je president,por edhe kur iken edhe pas vdekjes ,keta plehra vazhdojne ta rjepin kete popull dhe kete vend….
    Po varri eshte parashikuat madhesija dhe veshja me flori sidomos ketij tulit qe ka lingota…
    Edhe shajne bllokmenet se mernin mish pa tallona dhe pinin kafe….
    Sa harxhonte blloku monikanexhmija harxhon per macen sasha

  10. Deputeti says:

    Adriatik Doçi.
    Këta që revoltohen këtu nuk dinë privilegjet e DEPUTETËVE.
    Të lutem, mund t’i botosh??
    Se që ta dini ju miq, ne Deputetët për ju mendojmë, për vehte nuk kemi asnjë privilegj.
    Ja, t’u a thotë Tiku ose Meroja.
    Ju betohem për kokë të Likes!

  11. Ekonomisti says:

    E pa besushme qe PS te kete hartuar nje projekt i si ky per ti dhene presidentit kaq shume privilegje ne Shqiperi ne vendin me te varfer te Europes! Turp, Krim,…Ne kete varferi te madhe, keta bicim presidenta , kryeministra etj kerkojne te shtojne pasurit qe kane nga vene me vjedhje e korrupsion , duke hartuar ligjje me privilegje per ti mbrojtur ato.Dhe perseri’ kerkojne vota!!!!!???? Duhet te ishte vene ulerima. nga te gjithe. shoqerija civile,interlektuale mediat e ndershme per ti ndaluar e kontrolluaf e denuar keta hajdut qe vjedhin e tallen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje