PD votoi pro raportit të Dick Marty që inkriminon UÇK, Balla: Basha për këtë çështje duhet të ndahet nga Berisha nëse ka këllqe. Gati hetimi

12 Nëntor 2020, 13:12Politika TEMA

Kreu i grupit Parlamentar, Taulant Balla ka dhënë detaje për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të hetuar pretendimet për ekzistencën në veri të Shqipërisë të Burgjeve të UÇK-së.

Akuzat për kryedemokratin Lulzim Basha duhet të ndahet nga Berisha që ka votuar atë raport.

“Disa çështje që lidhen me Shqipërinë për raportin Dick Marty, ku siç edhe ju e keni publikuar delegacioni shqiptar ka qenë i ndarë në pozicionet e veta, PD  ka votuar pro, ndërsa PS kundër. në atë raport referohen edhe ngjarje apo vepra penale të ndodhura në Shqipëri.

Pas atij momenti në Shqipëri janë bërë verifikime, qoftë nga EULEX apo institucione të tjera, por edhe nga ato hetimore shqiptare të gjitha këto është dashur që të përfshihen në një raport dhe është në dinjitetin institucional të Kuvendit të Shqipërisë që në këtë kontest të gjitha këto gjetje dhe dëshmitë që hedh poshtë dyshime, sepse prova nuk ka e nuk ka, se në Shqipëri, Kukës, Has apo Mat të ketë pasur baza të UCK që janë kryer krime sikurse pretendohet kundër njerëzimit apo luftë.

Shqipëria është një shtet ligjor, që ka për detyrim t’i verifikojë. Dhe më pas i takon KE që të rivlerësoj vlerësimet për Shqipërinë, do të gjejmë instrumentin e duhur që këto çështje të qartësohen dhe askush të mos bëjë raporte për krime që gjoja ka ndodhur në Shqipëri e që ne të gjithë biem dakord që janë hipoteza për politikë, për Shqipëria ka qenë vend pritës i më shumë se 1 mln shqiptarëve të shpërngulur dhe në Shqipëri nuk kanë ndodhur krime lufte sikundër raportohet në atë raport.

Gjëja e fundit që mund të më shkojë mua apo çdo kolegu deputet është që ky Komision i posacëm që ka qenë një detyrim i Shqipërisë, Basha dhe Berisha duhet të kërkojnë falje që kanë votuar atë raport, PD aq sa ka menduar nga ajo e dhjetorit, duhet të mbajë një qëndrim dhe mendoj që Basha për këtë çështje duhet të ndahet nga Berisha nëse ka këllqe ta bëjë këtë”, tha Balla.

2 komente në “PD votoi pro raportit të Dick Marty që inkriminon UÇK, Balla: Basha për këtë çështje duhet të ndahet nga Berisha nëse ka këllqe. Gati hetimi”

  1. karapanua says:

    mos na cani bythen me hetimet tuaja. Hetimet i beni jo per te nxjerre politikane para drejtesise po per te patur nje gur ne dore qe ta perdorni per presion kur ti vije dita
    muter jeni edhe ju vetem pak me te vegjel

  2. Beni says:

    Karapanua apo Panok..i si e ke ti.Ketu flitet per gjera qe kane ndodhur o debil.Per nje raport qe eshte votuar nga PD ne Parlamentin europian o kaqol.Per nje vidio qe i eshte dhene Bashes ku tregohen masakrat e serbeve ndaj kosovareve ne krusheve me 240 viktima e qe Basha nuk e tregon publikisht kete vidio dhe hesht o teveqel.Ka versione qe kete vidio ja ka shitur serbeve per shuma milioneshe euro o tru peshk.Per te gjitha keto populli shqiptar ne Kosove e ne Shqiperi meriton nje pergjigje publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje