Me sa duket “rokada” në Presidencë është shkaku i largimit të Edmond Panaritit nga LSI.
Pas tre viteve ku ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Presidentit të Republikës, Arben Cici, largohet nga kjo detyrë.
Vendin e tij me sa duket e merr ish-ministri i Jashtem dhe me vone i Bujqësisë Edmond Panariti, i cili pak minuta më parë, deklaroi largimin prej 16 vitesh nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Megjithatë, Arben Cici do vazhdojë të jetë ende në Presidencë për të bashkëpunuar me Metën,e nje nje pocion tjeter, ndoshta ne ate te keshilltarit!.
Por më shumë sesa emërimi i Panaritit si Drejtor Kabineti te Ilir Meta, më shumë ngjall kuriozitet largimi I Arben Cicit nga detyra e drejtorit të kabinetit të Presidencës.
Ai u emërua në atë detyrë në korrik 2017 dhe ka vazhduar me intensitet te plote duke qene dhe njeriu kryesor ne kabinetin e Presidentit.
Sipas informacioneve nga Presidenca, mes Cicit dhe presidentit por dhe kabinetit, ka pasur divergjenca dhe perplasje kohët e fundit edhe për shkak të qëndrimeve të mbajtura nga Presidenti i Republikës. Sidomos angazhimi politik i tij!
Arben Cici, një diplomat karriere, ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Ministrinë e jashtme, si ambassador apo edhe tek protokolli i Shtetit, përpara se të emërohej në detyrën e shefit të kabitetit të presidentit.(TemA)
Drejtor i Metës ?!?! Panariti?!?! Legeni!?!?
Ua cfare lajmi, por qe te gezohemi plotesishte ne kete kohe pandemije , duhet te shkoje ne presidence edhe Mona me dajkon dhe keshtu e mbledhim mendjen se u cvendos gjithe shtabi i LSI-se , Ne terren mjafte i kemi Klajden me Kerpacin. Nuk kemi me merak per lesh e line.