Rama thumbon Metën me shprehjen e De Radës: Sikur të më dhuronit gjithë botën, nuk do vihesha kundër interesave të vendit tim

12 Nëntor 2020, 08:28Politika TEMA

Kryeministri Rama e nis ditën, ashtu siç është bërë rutinë tashmë, me një shprehje të arbëreshit Jeronim De Rama.

“Sikur të më dhuronit gjithë botën, megjithëse jam shumë i varfër, nuk do vihesha në shërbim të askujt, kundër interesave të vendit tim, bijt e të cilit jemi ne”, është shprehja e De Radës që shpërndan Rama si “fjalë të çmuar”.

Përmes saj, duket se kryeministri thumbon ish-aleatin e tij Ilir Meta me të cilin prej kohësh ka shkëmbyer akuza e janë përplasur në distancë. Meta ka akuzuar Ramën se punon kundër interesave të Shqipërisë.

1 komente në “Rama thumbon Metën me shprehjen e De Radës: Sikur të më dhuronit gjithë botën, nuk do vihesha kundër interesave të vendit tim”

  1. Pas ketij statusi nuk ngelet pas edhe presidenti i leshit, do gjeje nje fraze apo thenie nga nje patriot tjeter qe sapo e ka dekoruar duke e skalitur tek faqja e presidences nga bilbilushi i tij i tredhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje