Qeveria liron nga detyra prefekten e Tiranës, emëron kryetarin e Këshillit Bashkiak, Toni Gogun

11 Nëntor 2020, 19:23Politika TEMA

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e lirimit nga detyra të prefektit të Qarkut të Tiranës, Suzana Jahollari.

Këtë detyrë do ta marrë ish-zëvendës ministri i Drejtësisë, aktualisht kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu.

Jahollari ishte e para femër kolonele në Shqipëri.

Ajo ka kryer disa kualifikime në Holandë dhe SHBA, si dhe është aktivizuar në forumet e NATO-s në lidhje me barazinë gjinore dhe të tjera.

1 komente në “Qeveria liron nga detyra prefekten e Tiranës, emëron kryetarin e Këshillit Bashkiak, Toni Gogun”

  1. Cakarindo says:

    Qekeni merzit shume me kete te shkreten,cpatet ajo pershesh hante si gjith prefektet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje