Meta dekreton marrëveshjen për blerjen e vaksinës anti-COVID: Çdo hap i qeverisë të koordinohet me OBSH dhe BE

11 Nëntor 2020, 13:28Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjen për blerjen e vaksinës anti-COVID, duke e quajtur këtë një hap me rëndësi për masat që merr shteti në luftën kundër pandemisë

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka shpallur me Dekret, ligjin nr. 134/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (Covax Facility)”.

Kjo marrëveshje edhe pse është një hap me rëndësi në masat që ndërmerr shteti shqiptar në luftën kundër pandemisë COVID-19, mundëson mbulimin e gjetjes së vaksinës vetëm për 20% të popullsisë, apo edhe më shumë, në varësi të financimit që vihet në dispozicion nga shteti shqiptar.

Është e domosdoshme, që çdo hap që hidhet nga Qeveria shqiptare, të jetë i mirëstudiuar, në koordinim të plotë me strukturat dhe partnerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e të Bashkimit Europian, me qëllim për të siguruar vaksinimin në atë masë që vendi ka nevojë për përballimin e kësaj pandemie.

Për këtë arsye, Qeveria duhet të bëjë çdo përpjekje, për të garantuar mbulimin me buxhetim të plotë të çdo nevoje dhe kërkese të popullatës për vaksinim”, thuhet në njoftimin e presidences.

2 komente në “Meta dekreton marrëveshjen për blerjen e vaksinës anti-COVID: Çdo hap i qeverisë të koordinohet me OBSH dhe BE”

  1. keqardhje says:

    Jep porosi karagjozi si shoku Enver. Ti Ilir Meta e ke vendin ne vend tjeter me ato qe ke bere se vertete ke dy faqe, por nuk duhet te keshe dy fytyra: nje per hajdutet, krimet dhe rrugaçet e nje per popullin. Qe te shpetosh ti dhe ne, largohu sa me pare nga ai vend se neser do te jete shume vone.

  2. Dikush e ndaloi ne sekonden e fundit se mundet ta kishte kthyer per rishqyrtim ne kuvend, marreveshjen per Covid-10

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje