Kryeministri Edi Rama thotë se opozita po e përdor pandeminë për të pushtet.
Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se opozita është bërë zëdhënëse e panikut dhe të çorodisë psikologjike dhe se opozita i ka shpresat për pushtet tek ëndrra e një katastrofe shëndetësore.
“Më lejoni të ndaj ndjenjën e neverisë dhe të përbuzjes për shefat e të ashtuquajturës opozitë që janë çakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur tek ëndrra e një katastrofe shëndetësore.
Janë bërë zëdhënës të panikut, të çorodisë psikologjike, zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull përmes gënjeshtrave, sajesave dhe abuzimeve të një propagande të shfrenuar që dëmton moralin e mjekëve, infermiereve, eksperteve që po udhëheqin në këtë front ku Shqipëria ka një pjesë të vogël, në një vijë që përfshin të gjithë vendet e planetit.
Është e pajustifikueshme me asgjë që tu thuhet njerëzve që spitalet janë në kolaps. Kjo nuk është e vërtetë, edhe mund të ishin, por nuk janë, që njerëzit dergjen dyshemeve, çka nuk është e vërtetë.
Që mjekimi bëhet në autoambulanca, falë edhe ndihmës së ndonjë media që në mënyrë të papërgjegjshme ka raportuar.
Numrat po rriten kudo. Po vjedh kancelarja gjermane, kryeministri britanik?! Është një absurd që nuk vjen nga padituria, por nga qëllimi ogurzi për të përhapur panik, për të mbjellë dëshpërim dhe për të armiqësuar njerëzit me qeverinë. Shumë e dukshme dhe vulgare, pasi po e përdorin për të marrë pushtet”, tha Rama.
(TemA)
Leri qentë të lehin .Ka sfida, ata s’ja dalin dot kurrë.
Padyshim Biden Po vjen ne pushtet kur Amerika ben trefishin e testeve per fryme krahasuar me Europen. Demokratet dhe mediat e tyre genjeshtare vetem virusin dhe vdekjet diskutonin per 8 muaj. Trumpi e kish te siguruar fitoren edhe sipas sondazheve Te kontrolluara nga demokratet. Pra Rama mos mendoje se eshte special. Ata qe jane ne pushtet marrin pike per fitoret por edhe humbasin pike per humbjet. Covid I faturohet Rames per mire apo keq. Ai Po e menaxhon.