Përplasja me Metën për strategjinë e Covid, Rama: Ia kemi çuar në Presidencë Baba Xhikes, të shkruar

11 Nëntor 2020, 12:04Politika TEMA

Kryeministri Rama thotë se qeveria i ka dërguar presidentit Ilir Meta strategjinë për përballjen me Covid-19.

Kjo pasi dje kryeministri dhe presidenti kanë shkëmbyer akuza në distancë për atë që Meta e quante “mungesën e një strategjie”.

Rama gjithashtu në konferencën që po mban aktualisht me gazetarët, është shprehur se në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohen 55.3 miliard lekë vetëm për sistemin shëndetësor.

“Strategjia e shkruar i ka shkuar dhe Baba Xhikes në tryezë si president, që në fakt prej presidenti ka vetëm kostumin dhe s’ka asgjë tjetër më.

Por si pjesë e strategjisë ne jemi angazhuar financiarisht dhe për sigurimin e vaksinës siç kanë bërë të tjerët. Në buxhetin e ardhshëm parashikojmë 55.3 miliard lek vetëm për shëndetësinë.

Është financimi më i lartë publik për shëndetësinë në 30 vite.

Pjesë e këtij buxheti do të jetë rritja e pagave, që do jetë gjithmonë.

Është një paketë e tërë specifike 15 milion euro e siguruar nga banka botërore, plus paketa 1.7 miliard lek për mjetet e covidit. Dhe 1 miliard për bonusin që të vazhdojë të jepet (i referohet bonusit per mjekët dhe infermierët).

Pra me rritjen e pagave, mjekët dhe infermierët tanë, do çojnë në shtëpi falë dhe taksave të ulta më shumë se cdo çonin në Gjermani.

650 milion lek janë për punonjëit jashtë sistemit që do angazhohen dhe janë rezervë që mund të futen në luftë. Mjekë dhe infermierë që janë rezervë, me emra e me mbiemra.

Të regjistruar me emra e mbiemra, jo si dëshmorët e Likes që shkon të V-ja direkt se është tanku atje”, u shpreh kryeministri Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje