U emërua zv.ministër i Financave, reagon ish- sekretari i PD-së: Bashës i uroj suksese në jetë

11 Nëntor 2020, 17:22Politika TEMA

Vetëm pak minuta, pasi kryeministri Edi Rama e emëroi zv. ministër të Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia u shpreh se e ka pranuar si ofertë.

Ai thotë se qëllimi i tij është të kontribuojë për Shqipërinë.

Në një mesazh për kryedemokratin Lulzim Basha që e prezantoi si një nga figurat e reja në Partinë Demokratike për të sjellë ndryshimin, ai tha: “I uroj suksese Bashës”.

Më herët Kadia ka mbajtur postin e sekretarit të “Sipërmarrjes së Lirë” në PD, një nga digasteret më të rëndësishme.

Por përse e la opozitën 6 muaj para zgjedhjeve?

Mendoj që opozita kishte disa qartësi deri në 2017, më pas duket se është bërë e paqartë me politikat ekonomike” tha ai për ABC News.

Besart Kadia ka qenë ish-sekretar për sipërmarrjen e lirë në PD dhe këshilltar i Lulzim Bashës.

Çfarë ju shtyu që të pranonit ofertën dhe kur iu bë?

Ideja është e sfidave të forta, tërmeti dhe pandemia, edhe unë si ekonomist që jam me shkollim perëndimor. Cdo kontribut personal për Shqipërinë.

Ofertën kush ua bëri?

Oferta ka qenë me kryeministrin.

Këto ditë keni diskutuar, apo më përpara?

Jo, vetëm nga sfida e covidit dhe nevoja për ta menaxhuar

Takim, telefonatë….

Patjetër, që kryeministri është ai që merr vendimet për kabinetin e vet.

Cfarë përgjigje keni për ata që thonë se kaluat nga krahu opozitar te i shumicës?

Unë jam kthyer në Shqipëri pas studimeve në Angli për të kontribuar për cështjet ekonomike. Mendoj që opozita kishte disa qartësi deri në 2017, më pas duket se është bërë e paqartë me politikat ekonomike. Sfidat janë të menaxhimit të borxhit, rënia ekonomike për shkak të krizës dhe për të dalë sa më të zhvilluar pas kësaj krize.

Cfarë përgjigje keni për ata që mendojnë se 6 muaj para zgjedhjeve kaluat me shumicën, pasi nuk iu fut Basha në listë?

Aspak! Bashës i uroj sukses edhe partisë Demokratike. Nuk është vendimi im personal që vendos fatet e Shqipërisë.

Cfarë përgjigje keni për ata që e shikojnë këtë lëvizje si fillimin e një bashkëqeverisjes mes PS-PD?

Unë i kontribuoj shtetit shqiptar, nuk ka rëndësi nëse është e majta apo e djathta, idetë e mia janë pro tregut dhe biznesit.

Sfida juaj më e madhe?

Ka të bëjë me reformat pro biznes. (TemA)

 

25 komente në “U emërua zv.ministër i Financave, reagon ish- sekretari i PD-së: Bashës i uroj suksese në jetë”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Cfare eshte kjo kshu, ere te keqen Loni tyja, cesh qo fryme bashkepunimi, ere tu befsha! Dashke t’na shkulc nga jeta jone te vetmen kenaqesi qe kemi, sherrin midi pulitikaneve. Po ne shoku Enver na ka porositur qe perjetsisht ta mbajme gjalle luften e kllasave, domethene sherrin midis njeri tjetri, si e vetmja rruge per zhvillim, ti do t’na e shuash zjarrin e urrejtjes qe na vlon ne gji. Yyyy germisu tujtje, andej nga Londra, Liverpuli apo Manchesteri, neve nuk na lipsesh fare. Dhe keto mejtime qe cfaq ketuna, qe na i kushtoke me shume rendesi ekonomise se pulitikes, kur shoku i lavdishem na ka ngulitur ne koke mejtimin e perjetshem qe pulitika eshte ne plan te pare, pastajthi ekonomia, nuk na lipsen fare. Dashke t’na besh barabar ekonomikisht me burgjezet! Luaj vendit!…

  2. Merati says:

    Te lumte djale jep experiencen tende per shqiperine leri politikanet te lehin pas qefit

  3. Entoni says:

    Familjarisht jane dava legenash,

    Servila, puthadoresa, prapagandojne veten. Jane fshatare qe hiqen si bujar (fisnik).

    Edi Rama ne mandatin e dyte eshte Kabineti me i dobet qe ka pasur Shqiperia ne 100 vjet. Edhe ne kohen e Ahmet Zogollit i gjeja disa ministra kompetent edhe patriote. Tashme per fat te keq gjen vetem “bukurosha” qe kane shume Like ne FB, Twitter edhe Instagram.

    1. Shenjestra says:

      ENTON! Ti vazhdo t’i bjesh legenit si def,kurse te tjeret mendojn per shqiperine.Bravo i qoft Rames qe e ka prpozuar dhe bravo Besartit qe e ka pranuar.Ketu nuk mendohet per bindje politike por per te miren e punes.

  4. Gani says:

    Vemjet duan te hane ne cdo ane –

    E ky duket, sesi sih kryetari i tij Lule do behet, nje hajdut qe drejton gishtin nga te tjeret.

  5. Loni kapertoni says:

    He se e meriton ishte ekspert i reformes ne drejtesi, njeri i Open Society

  6. ,kasem gahinji says:

    Per mua nuk eshte faji i vemjeve.edi Rama diskrediton vehten duke vepruar keshtu.praktikisht sot sekretari i pd eshte antar qeverie.para ce kohesh fliste negativisht per z.kadiu.sot e kaperdiu ate qe keshtu.ngurdhi ps qe nuk gjak e nje te afte per zv minister?besoj si me ate shkencetarin shqiptar zvicerian qe e beri zv min.te arsimi dhe per dy javesh e shkarkoi.

  7. Une says:

    A ka bere ndonje aplikim per pune ne Angli ky zoteri? Apo, ka parapelqyer rrogen shqiptare qe arrihet duke filluar nga politika?!

    1. Loku says:

      Po car angli e topave bre vlla. Ka vajtur ka bere ndonje kurs 1 jave e vjen re can drrasat tani:” degjo mfal mfal nfal kam dormim britanik une”. Ne angli kete as ne hale se futin jo ne pune qe jo e jo.

  8. Pedro i ri says:

    Ne cilin institucion apo kompani te huaj ka punuar ?
    Te tjerat i dime

  9. Konjak says:

    Zoteri Kadia ka kaluar me deshiren e tij , nga e djathta tek e majta -eshte ne te drejten e tij – . Rendesi ka puna e tij si zv minister i ekonomise dhe financave , tju jap nje shtytje ne rritie , nese mundet . Sa per kandidimin e tij per deputet nga e djathta , ai i di vet aftesite e tij , dhe pretendonte ; Nese se kan vleresuar eshte gabim i komisionit te pastertise se figures se deputetit , qe se kan vleresuar .

    1. Kristal university says:

      ??? , per Qytetaren.

  10. Toni says:

    Sorros here, Sorros there, Sorros everywhere!!!
    Per fat te keq çdo njeri e ka nje çmim.

  11. demokrati says:

    Suksese per angazhimin, Rama eshte Kryeminister i radhes, sherbimi i behet Shqiperise.

  12. kastro says:

    Luli nu i pelqen ata qe jane kthyer nga Londra.Pasi dogji Badhiun,ja dogji deputetllekun,nuk vleresoi as Kadiun dhe ….moj kasolle ku na mblodhe.Andej nga Veriu po e grric Topallja dhe thone se edhe historiane Gurakuqi ka mbetur ne klasedogji dhe lushnjarin nr.1…keshtu qe i hap rrugen burrit te Argiturines,ndertuesin e famshem ne tokat e Partizanit!Demin e peson populli,pa oponente serioze nuk ka qeverisje,zhvillim!

  13. Na myten says:

    I shkolluar ne perendim por qe ben doktoraturen tek Çili. V.K.V.L

  14. Loku says:

    Po car angli e topave bre vlla. Ka vajtur ka bere ndonje kurs 1 jave e vjen te can drrasat tani:” degjo mfal mfal mfal kam formim britanik une”. Ne angli kete as ne hale se futin jo ne pune qe jo e jo.

  15. Loni says:

    Po ca Londre o aman??? Keta shkojne bejne nga nje master ne Angli ne universitete privete se kane leke e vijne ketu hapen b….! Njoh njerin qe mezi ka marre fakultetin ketu e ne Angli ka bere dy mastera!

  16. kritiku says:

    sfida e ketyre eshte te vjedhin ku te mundin e si te mundin

  17. Sanija says:

    Urime dhe suksese edhe ty o bir. Djem te tille kerkon ky vend, jo horra e kriminele si Basha e Berisha.

  18. Bislimi says:

    Kushedi sa eshte fyer Dr. Berisha qe ka mbajtur gjarprin ne gji !

  19. Qytetarja says:

    Te nderuar komentues vecanerisht Lokut
    Pse i gjykoni njerezit . Ku e dini ju nese ka bere shkolle apo kurs ka bere bachelorin dhe doktoraturen tek Cili.
    Fakti qe ai eshte diplomuar ne Angli qofte nivelin bachelor eshte shume shume me larte se ato qe kane mbaruar gjithe ciklet e arsimimit deri ne profesor ne sistemin shqiptare.
    Ne boten perendimore sidomos Angli Gjermani te del shpirti per te mbaruar shkollen.Atje nuk pyet njeri nese je i bardhe apo i zi e i verdhe nese je super i pasur apo i varfer je studente angleze apo i huaj.
    Po mesove merr provimin po nuk mesove hidhu perpjete mbetesh humb universitetin.Nuk ka atje ti futesh ne zarf eurot profesorit si per ate de do noten kaluese ashtu dhe ato qe pretendojne nota te larta.
    Vleresimi me note atje eshte me te qintat psh
    Gjermania ka sistemin nga 1-5 ku 1 eshte 10 ne provim mund te marresh 2.38 nuk ka rrumbullakosje te notes.
    Me thoni nje student ne boten perendimore qe diplomohet brenda afatit qe ka cilki mesimor
    Askush pa bere asnje pune pervec mesimit sepse dhe kjo nuk eshte per ne shqiptaret por per te gjithe studentet te cfaredo kombesie.
    Atje jo te gjithe ata qe futen ne universitet e perfundojne shkollen pasi nuk i marrin provimet .vetem ne Shqiperi sa studente futen aq dalin nuk ngel njeri se nuk ngelin eurot pastaj tundin kartonin e pavlere.
    Djem dhe vajza te shkolluar jashte ne universitetet me te mira te terhiqen nga politika kushdo qofte i majte apo i djathte te japin njohurite e tyre ne sherbim te kombit.
    Ekstremistet e pd qe nga 91 kane zbatuar nje teori qe po nuk je me ta te denigrojne.
    Lerini njerezit te japin kontributin e tyre. Ju qe gjykoni keshtu kam bindjen time qe jeni njerez deshtak dhe nuk keni fare arsimim jeni kokrra e injorantit

  20. Milan says:

    O Loni tu befsha universitet privat the ….. se mos kujton zotrote qe universitetet ne Londer jane si ato te Sales qe pagoje parane dhe e kishe te sigurte punen dhe rrogen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje