Avokati i UÇK: Basha duhet të thirret në Hagë si dëshmitar, bashkë me Dick Marty! Bashkëpunoi me mjekun që unë e padita se zhvarrosi 400 eshtra të shqiptarëve, të zbardhë dhe videon

11 Nëntor 2020, 18:23Politika TEMA

Tom Gashi, avokat i UÇK në një intervistë për Report TV ka qartësuar rolin e kryedemokratit Lulzim Basha në UNMIK.

“Ne kemi pasur me dhjetëra shqiptarë të Shqipërisë që kanë punuar në UNMIK dhe njëri prej tyre dhe ka qenë Lulzim Basha dhe kjo nuk është diçka që nuk dihej, s’është krim ka qenë një punë që e kanë zgjedhur kanë aplikuar dhe për vite të tëra kanë qëndruar këtu, kemi pasur zyrtarë nga Shqipëruia, por jo gjyqtarë dhe prokurori.

Roli i Bashës ka qenë publik, misioni it i tij ka qenë si zyrtar ligjor dhe nga fundi i misionit ka qenë udhëheqës në çështjen e dorëzimit të dosjeve penale nga institucione ndërkombëtare të UNMIK tek vendorët, por kjo nuk ka ndodhur se këto dosje i mori menjëherë EULEX që ishte i ftuar nga Kosova dhe erdhi menjëherë nga shpallja e pavarësisë.

Dhe Basha ka qenë udhëheqës, ka punuar me prokurorin amerikan që ka hetuar pretendimet politike të senatorit zvicerian Dick Marty, dhe pastaj i ka qëndruar në çështje juridiko-penale.

Ka qenë person kyc për transferimin e dosjeve dhe bashkëpunimi i Tribunalit të Hagës nuk ka pasur derë tjetër përveç UNMIK do të thotë prokurorë dhe gjyqtarë vendor ka pasur, shqiptar, por absolutisht asnjë shkresë nuk ka kaluar përmes duarve të tyre, gjithçka ka shkuar përmes UNMIK. Nëse ajo video i është dorëzuar Lulzim Bashës nuk ka asgjë për t’u fshehur dhe do duhej ta bënte publike”, tha avokati.

Gashi tha se Basha ka pasur një bashkëpunim me mjekun e mjekësisë ligjore, që hyri në Shqipëri në mënyrë të fshehtë.

“Kemi parë dhe kronika që Basha ka bashkëpunuar dhe me ekspertë të mjekësisë ligjore që kanë ardhur në mënyrë të fshehtë në Shqipëri dhe njëri prej tyre ka qenë Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore  në Kosovë, ka qenë një kriminel që ka punuar për tribunalin e Hagës për Ish- Jugosllavinë dhe duket që ka punuar edhe me Bashën, dhe personalisht në ëmer të viktimave e kanë paditur penalisht, në Kosovë ka vjedhur 400 eshtra të kosovarëve për interesa personale, i ka zhvarrosur për çështje të profesionit të tij, duke i përdorur privatisht.

Kemi raporte që ka marrë pjesë në të ashtyquajturën ‘Shtëpia e Verdhë në Shqipëri dhe ka marrë ka punuar me Carla Del Ponte, kryeprokurore në Tribunalin e Hagës, në Kohën kur akuzohej Haradinaj,  dhe nuk ka gjetur asnjë dëshmi për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ky ishte një skenar i keq përdorur nga Dick Marty, i cili e përpunoi në mënyrën e tij dhe e dërgoi në Këshillin e Europës, dhe ata kërkuan që të hetonin këto pretendime”, tha Gashi.

Për këtë arsye, Gashi tha se ai do duhet të thirret nga Haga si dëshmitarë, së bashku me Dick Marty-in so edhe ekspertin e mjekësisë ligjore.

“Këto procedura janë raste që do të zgjasin me vite dhe do duhet të zbulohet dhe si kaluan këto dosje, unë ju thashë për ekspertin e mjekësisë ligjore që te ne ka qenë drejtor, me siguri që do të duhet të japin sqarime, do të duhet të japin sqarime dhe se si u mashtrua opinioni europian që të votojë një raport politik të Dick Marty që u bazua mbi librin e Carla Del Ponte.

Përveç Bashës, apo mjekut, do të ftohet edhe Dick Marty për të dhënë sqarime se si erdhi në këto informata false  se si që na shndërroi ushtarët e UCK dyshohen për krime monstruoze ndërsa asnjë udhëheqës i Serbisë nuk dalin në këtë Gjykatë”, shtoi Gashi.

Ai shton se kjo Gjykatë Speciale e Hagës e ngritur nga vetë institucionet e Kosovës ishte e gabuar.

“Kjo Gjykatë Speciale nuk është e dëmshme, vetëm për shqiptarët e Kosovë, apo për UÇK për të gjithë kombin shqiptar”, tha ai.

Duke e u ndalur te reagimi i Jakup Krasniqit, Gashi tha se ishte emocional për shkak se as në ëndërr s’e kishte pritur.

“Krasniqi ishte me emocional pasi as në ëndërr nuk e ka pritur që të ndodhte një gjë e tillë, apo që të bëhet një inskenim apo bastisje spektakolare në shtëpi.

Besoj që Krasniqi nëse do merrte një ftesë të rregull, jam i bindur që do të paraqitej në Hagë siç janë paraqitur të gjithë, ishte një shfaqje e një dhimbje shpirtërore se Gjykata Speciale e cila është ngritur nga institucionet Kosovare merret vetëm me krime  të UCK  dhe do duhet të gjendeshin pjesëmarrës serb për shkak të krimeve që kanë bërë në Kosovë, krime deri në gjenocid”, tha avokati

13 komente në “Avokati i UÇK: Basha duhet të thirret në Hagë si dëshmitar, bashkë me Dick Marty! Bashkëpunoi me mjekun që unë e padita se zhvarrosi 400 eshtra të shqiptarëve, të zbardhë dhe videon”

  1. Tan_Tironci says:

    Lulzumi e do plumbin ne balle, ne emer te Trevave Shqiptare. Kaq.
    Sa per Kryeminister, Shqiperia e ka nje, I mjafton.

    1. Mona krva says:

      Lul Bashen dhe Sali Berishen i kane bere qytetar nderi ne Kosove. Dy kurvat serbo-ruse jane qytetar nderi ne Kosove.Turp.

  2. Baliu says:

    Avokati i Astrit Deharit tash eshte avokat edhe i Pronto Haram, qfar oportunizmi. Vet i akuzonte per vrasjen e Deharit, tash gjoja i “mbron” nga Gjykata Speciale. Per kesi tipa pare te keqe nuk ka.

  3. populli says:

    Me plot gojën mund të themi se Lyli ky që do të vijë në pushtet duke patur në ndërgjegjen e tij,nëse ka,gjithë këto krime,1)si tradhëtar i kombit shqiptar duke fshehur viktimat e kosovës,2)vrasës i 21 janarit,3) dhe firmëtar i marrëveshjes së detit në 2009 dhe kjo një tradhëti kombëtare.

  4. Fatossi says:

    Historia perseritet Shqiperia si gjithmone tradhtone Kosoven

    1. Laberia ime says:

      Pse kur e ka tradhtuar here tjeter? ..e ha tradhetuar lulushi jo Shqiperia, sepse Shqiperia edhe pse mentori i Lulushit dy vjet me pare e dogji Shqiperine prap shqiptaret arriten te strehonin 1 milion shqiptare nga kosova…po tu qe fut perçarje duhet te jesh kelysh serbie ose greqie more fatos me dy ss

    2. Ilirjan says:

      Edhe emrin (tend) Fatos nuk di ta shkruash o SERB I NDYRE! Nuk na percan dot Jo! Kosova eshte Shqiperi dhe Shqiperia eshte Kosove.

  5. Nick says:

    Nuk shkon dot se eshte i semure, e ka marre raportin qe me gjyqin per Rrugen e Kombit!!

  6. Hahahahahaha says:

    Te gjithe bejne Gam Gam dhe Populli Si gjitholmone Hyzneqare i Lulushkes apo aty te tjereve ne rradhe …
    Te gjithe jetojne Si Bossa,,,ndersa Populli rrutuliset dhjete here Koken dhe mendjen se cfare do tju afrojne Femijve ne Tavoline.
    Fiuuuu….atyre J.Q.R…

  7. Lili says:

    Ku mbeti padija? Se me ate padi ti i vure kapak mire skandalit bayrabar me eshnat e shqiptareve! ( popresim cpo thot drejtesia, kjo pune eshte ne dore te gjykates zoje ishte pergjegjia, vetem shoqata e mjekeve legjiste e perjashtoj ,e jo me ndikimin tuaj! ) .

  8. Lili says:

    Avokatii ucksepaska fjetur deri tash? Ku ishte ma heret per me parandaluar kete ?.! Ose i ka keshilluar keq edhe sot UCK perfundon ne banken e te akuzuar?

    1. anticensurë25642654 says:

      lil
      është thënë e stërthënë,shqiptarët nuk kanë pasur kohë për të bërë denoncime,për të akuzuar sërbinë për vrasjet,deri në genocid,të shqiptarëve!!
      kokat nuk kanë pasur kohë se duhej të ndërtonin shtëpitë e tyre kështjella,se duhej të mbanin pushtetin!me një fjalë hajduti nuk ka kohë të merret me punë tjetër veçse të vjedhë!!
      të gjithë shkruajtëm e folëm në kohën kur doli çështja “shtëpia e verdhë”,është vetëm një moment i vogël në tërë këtë periudhë!
      ne si shqiptarë shkruajtëm sa plasëm,europianë me kushner në krye,bile dhe doktorë sërbë thanë që është një gomarllëk,kush nuk reagoi,ose bëri sikur reagoi!?
      klasa politike e kosovës dhe ajo shqiptare!!
      përse!?
      praj budallallëkut,si e kanë zakon!?
      apo se nuk kishin kohë të merreshin me njollosjen që po u bëhej shqiptarëve!!
      që të dyja bashkë!
      ishin budallallenj që kujtonin se askush nuk mund të njolloste “lavdinë” e tyre!!
      e sërbi nga agresor u bë si i sulmuar!!bile bile,ai,shteti sërb,po akuzon shqiptarët si vrasës të shtetasve të tij në kosovë!e shtetas të tij ai fut dhe, shumicën e atyre që “dyshohet se janë vrarë e torturuar”,shqiptarët!!
      i bie në fije kësaj lilo??
      të të shqepë në dru tjetri me duart e tua!!

  9. Pra; NUK eshte rastesi se perse e ngriti Sali Berisha kete monster te brezit te ri deri dhe Kryetar te PD, kete SPIUN Serb 100% nepermjet Hollandes padyshim, kete monster hajdut super hajdut (-kot nuk i ka disa dhjetra e dhjetra Milion Euro e Dollare ne disa Banka ne Hollande, Gjermani, Zviicer, Vendet e Amerikes qendrore + Karaibe, Greqi dhe Kosove; Ne te njejten Liste vendesh ku i ka dhe Sali Berisha me femijet e Tij-).
    Nje nivel i ulet inteligjence per te qene Kryetar Partie sa dhe Ilir Meta e Monika Kryemadhi ne nje kandare jane me te, por poshtersine e kane maksimale ne Pushtet, sa dhe vrasjet i kane “buke e djathe”, dicka me poshte ne sasi se Sali berisha i vendit te Pare per vrajse, sa dhe Enver Hoxha do ja kishte zili sasine dhe format e vrasjeve ne kohe shume me te shkurter.
    Kosovaret duhet ti japin drejtim “gjerave” pa vonuar, ndryshe do humbin perseri e sdo behen KURRE shtet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje