Topalli bëhet nostalgjike për fillimet e saj në PD: Jepnim rrogën për partinë, s'pyesnim për përfitime personale. Kjo opozitë s'ka lidhje

11 Nëntor 2020, 23:11Politika TEMA

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka folur me nostalgji për hapat e parë në politikë në radhët e Partisë Demokratike.

Në emisionin “Aktualitet” në Fax Neës, Topalli tha se në fillimet e saj në selinë blu ishin anëtarët ata që investonin për partinë dhe se asnjëri nuk pyeste për interesa personale.

E vërteta është liria ime dhe e secilit prej nesh. Nëse nuk i qëndrojmë të vërtetave, nuk jemi këto që jemi.

Kam qenë 32 vjeçe kur filluam opozitën e ’97-ës dhe në PD kishte një numër që përfundonte me gishtat e një dore dhe lëvizja në të gjithë Shqipërinë për të ngritur PD bashkë me të tjerë nën drejtimin e Berishës.

Jo të mendonim të përfitonim për interesa personale, por jepnim edhe atë që kishim të fundit që ishte rroga me të cilën mbanim familjen, kështu që nuk ka lidhje ajo opozitë me situatat aktuale,”- tha Topalli.

11 komente në “Topalli bëhet nostalgjike për fillimet e saj në PD: Jepnim rrogën për partinë, s’pyesnim për përfitime personale. Kjo opozitë s’ka lidhje”

  1. keqardhje says:

    Vetem pastaj fillove te vesh kokore, te bredhje me motora ne Kuvajt me sheiket edhe gjate asaj kohe me shume ke jetuar ne avion se ne toke, duke mos perjashtuar vajzen e dhendrrin ne ambasaden ne Paris apo vellai ne Milano konsull e ku ta di une se ç’ke bere diten ti se naten beje si te deshi. Jozefine, largohu dhe leri te rinjte te vendosin qe te mos bejne ate qe bere ti dhe Saliu se na mori perrupia pastaj deri ne vdekje! Dil e ben xhiro andej nga Istituti i misrit dhe orizin, merr per dore dhe Ahmet Osjen qe tre muaj fakultet te agronomise beri, pastaj diplomen e mori me korespodence. Te shkretet njerez nuk i dine te gjitha, megjithate Ahmeti s’ka faj, kot e permenda se ai ka vlera te pakten ne bujqesi. Ik Jozefine se s’te mban dheu : edhe Bërisha e ha pjeshkën!

  2. Hundrroçka says:

    O Jozi….lëri pordhët me partinë tende,dhe me partite…problemi eshte çfare i keni dhenë Shqipërise…..

  3. ??? says:

    Po , si fillim e jepje rrogën, dhe si vazhdim e shumfishove
    në mënyrë të paparë pasurinë .
    Sa tendera keni fituar familjarisht?

  4. Ledio says:

    Jepnit nje thele e morret nje pele( ka) i thoshnin dikur me pare. Kjo kujton se njerezit hane bar. Trushplara.

  5. Tomori says:

    Jepi Jozefinaaaaa , na kenaqe ne peralla , ju vetem jepnit , jepnit para per partine, jepnit ,gjak per atdheun , per demokracine per te ardhmen , jepnit djerse , mund , sakrifica , ne pergjithesi jepnit , po ai qe skish ?? Apo jepte sperme ai ..
    Une personalisht nuk te vogoj , nuk je e sinqerte , e fillove gabim luften per pushtet , plot peralla , pavertetesira, intriga , goditje poshte mesit , keshtu ske gje ne vije .
    Ti vazhdo keshtu , por turinjte do thyesh si te gjithe para teje..qe duan te na hedhin hi syve , vec te besuarve qe ushqeni dhe ushqyet nuk juvoton njeri , nese do te te votojne dhe te tjeret , dil dhe tregou shqiptareve se si u bete milionera te gjithe ju , dhe leri perallat se gjasme dhuronit pagen mujore , apo jep me nje dore dhe rembe me te dyja pastaj ?? Pse sna thua gje per fondet e kuvendit , qe i shqyejte , i grive , si jeton ti Jozefina ?? Me ste ardhura ?? Ke 7 vjet qe numuron yjet , sdi njeri te kesh biznes personal te sjelli te ardhura , thuaj dicka , beu e besushme , bashke me vilat e Lhlit thuaj dicka per veten tende , per Saliun , Meten , Kryemadhin , Nanon dhelista vazhdon no limits , nuk ka rendesi se te besojne apo jo , koha do ta tregoje , ti thjesht thuaj dicka per ge gjithe , jo te godasesh Luli dhe te leshe Salen , Meten , Kryemadhin , thuaj dhe per ta dicka , thuaj si Saliu qe kish vezhur nje kapardine ngjyre bezhe dhe se hoqi nga trupi per muaj e muaj te tere u be miliarder ,filloe nga Saliu dhe perfundo te Luli , mos fillo ku te intereson ty ,po do te te votojne shqiptaret fillo nga vetja dhe vazhdo deri ne fund , perndryshe do maresh noc rokun , madje dhe me gunga …….

  6. kasem gahinji says:

    Ma fut kot,o zhosi. Po 10 milion dollaret e miloshevicit per pd ne dore te kujt shkuan.mos do te thuash qe thaset me para qe shperndante pd per militantet ne procesin e shkaterrimeve te 1991-1992 ishin financim nga rroga juaj? Trape dhe mashtrues.cmund te presesh nga nje e tille? “Kape mar per zhelesh e nxirre perjashta”

  7. Baca-Bajram says:

    Po ik Moj sharabajge se ti vidhje dhe tollonat e benzines si kryetare e Kuvendit dhe del e n’a flet per rrogat e falura…!?

  8. Zhelesfina says:

    I dhate partise nje rroge dhe ropet popullin dhe Shqiperine.
    Rrofte ppsh qe populli pd me komunist saline
    Ah moj zhelesfine se ju njohim

  9. berati says:

    Ik moj se na hape barkun,me cdo kusht kerkon te besh protagonistin,cfare ke bere per miletin ate na thuaj ti.Thua se je e pa koruptuar,po ne 8 vite si kryetare e parlamentit cfare bere ne nje kohe qe shpura e Saliut bashke me te tjere benin kerdine me tendera ,vjedhje ,nepotizem i tejskajshem pa vlera e ide.Tani bene si e perveluar per popullin.Jo moj zonje nuk te beson njeri.Me mire shko ne ndonje shkolle jep mesim,shpjegou nxenesve ekuacionet e thjeshta te grades se pare se per me shume, aha….

  10. kurrizo says:

    Si mund te leshe pergje per keto genjeshtra te Jozefines? Jozefina me shume ne ajer se ne Toke, me sheiket e Kuvajtit gara me motora, vajzen e dashnorin ne ambasade Paris, vellain konsull ne Milano,——–dhe eshte e perveluar SHqiperine ne dimrin e Covidit!

  11. kurrizo says:

    Si mund te leshe pergje per keto genjeshtra te Jozefines? Jozefina me shume ne ajer se ne Toke, me sheiket e Kuvajtit gara me motora, vajzen e dashnorin ne ambasade Paris, vellain konsull ne Milano,——–dhe eshte e perveluar per SHqiperine ne dimrin e Covidit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje