Basha i shkruan Ramës: Ndali sulmet për të më mbyllur gojën mua

12 Nëntor 2020, 10:14Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha i shkruan kryeministrit Rama dhe e quan atë “një dështim të madh”.

Basha i thotë Ramës se nëse do t’a kishte dëguar atë që para 6 muajsh, sot do kishte plan real kundër pandemisë së Covid-19.

“Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën?

Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë”, thotë Basha.

Më tej, kreu i PD këmbëngul se shëndetësia ëhstë në kolaps dhe të sëmurët nuk kanë para për të blerë barna.

“Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë.

Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit”, përmbyll Lulzim Basha, kreu i PD.

6 komente në “Basha i shkruan Ramës: Ndali sulmet për të më mbyllur gojën mua”

  1. Cufi says:

    O papagall ti nuk dine ma teper se 10 fjale e me ato fjale perserit per dite

    1. vang says:

      MIRE DO I kishte dhene keshilla RAMES por veprimet i kishte bere tamam??

  2. ???????????????????? says:

    Basha, sqarro rolin tënd me dosjet kundër krerëve , HERRONJËVE , të UÇK -së.
    Nuk do të na tret dheu ,për ta.

  3. Realiteti says:

    Pas zgjedhjeve ke hesape me spak.

  4. Drejtesia e munguar says:

    Hahahahahahaha….

  5. Shenjestra says:

    Basha! Mos u hidh dege me dege,por pergjigju akuzave qe te behen per punen tend me UNMIK-un dhe per UCK-n. Pse e anashkalon? Apo nuk t’a mban bytha se je i kredhur ne keto lloje aferash te rreziksheme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje