Emërimi që alarmoi PD-në dhe si falsifikuan me shpejtësi Basha me Bardhin, një “përjashtim”

12 Nëntor 2020, 09:36Politika TEMA

Besart Kadia, i cili mbante detyrën e sekretarit për Sipërmarrjen e Lirë dhe është anëtar i Këshillit Kombëtar në PD, u emërua dje zëvendës ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Ai e ka pranuar postin, ndërsa ky emërim ka rënë si bombë për PD-në.

Për këtë arsye, gjatë mbrëmjes, Partia Demokratike ka shpërndarë një shkresë, në të cilën thotë se Kadia është përjashtuar nga PD një vit më parë.

Sipas PD, Kadia ka krijuar një lëvizje politike me emrin “Alternativa”, e cila është financuar nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencialë të qeverisë.

Por, portali pranë PD-së, CAN.al, shkruan se dokumenti i PD-së është fals, pasi nuk është zhvilluar asnjë mbledhje as në vitin 2019 dhe as në 2020-ën për shkarkimin e Kadias si sekretar për Sipërmarrjen e Lirë.

Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi që e ka firmosur atë dokument kanë falsifikuar aktet e Kryesisë, pasi Kryesia e PD nuk është mbledhur asnjëherë për këtë çështje.

Me sa duket, për të frenuar zërat se Basha ka marrëveshje të fshehtë me Ramën për të bashkëqeverisur, gjë që mund të dëmtojë PD-në në prag të zgjedhjeve, kreu i PD ka nxituar të falsifikojë dokumentin në fjalë.

(TemA)

10 komente në “Emërimi që alarmoi PD-në dhe si falsifikuan me shpejtësi Basha me Bardhin, një “përjashtim””

  1. Zeqiri says:

    Babale hesapi! ???

  2. AI says:

    Po crendesi ka njerezit ndryshojne…seshte ndonje tmerr…..ska pse ndihet ne faj nje parti…

    1. Lexues says:

      Personi ne fjale nuk ka ndryshuar fare. Kerric ka qene me PD-ne, edhe gomar do vazhdoje te jete edhe me PS-ne. Nga pikepamjet politike i perket ekstremit te djathte.

  3. aqifi says:

    po pra, pasi baba kadia duke perfituar nga partia demokratike e boni cunin nuse per merak me cv perandimore, taàk nusen ta merr ed rama…bravo kadia, gjithe ajo nuse doli

  4. Shenjestra says:

    Te shkret o te shkretet e Pd-ke qe nuk dini se ç’fare beni.O ju te mjere qe po ju vjen fundi i shkaterrimit total si parti dhe ishalla u jepet mundesia te shndroheni ne nje shoqat inceneratoresh per riciklimin e plehrave.Bravo i qoft Edi Rames qe po e mban partin e tij dhe qeverine ne pozita te forta.Le te shajn sa te duan analistet e Berishes dhe Metes.Ai po marshon perpara.

  5. Lali says:

    Po pse i trumpetoni me te madhe o Tema, ky Kadia thejsht shkoi atje ku e ka vendin. Gjyshi i tij komunist dhe spiun sigurimi ka qene neDevoll

  6. I rilinduri says:

    Une propozoj qe Edi ta beje Albana Volshin nenkryetare te Partise Socialiste.

    1. Aaaaaa says:

      Po e marrim ne konsiderat, por ajo duhet te thot 1000 here: Rama hajde dhe te jete e gateshme menjehere.

  7. Burgajeti says:

    Mire qe u shkarkua,ky Kadija,po kush u “ngarkua”?
    Se kur behet shkarkimi duhet bere dhe ngarkimi…
    Hahahaha…Pe Derri hesapi…

  8. Zigur Qarri says:

    Pune shqupisash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje