Përplasja për mbajtjen e maskave, Berisha: Në zyrën e ndrikullës s'respektohen masat! Manastirliu e nxjerr blof: Doktor 'Vdekja' gënjen, fotoja është e 8 marsit 2020

12 Nëntor 2020, 10:45Politika TEMA

Mbajtja e maskave gjatë takimit me Komitetin Teknik të Ekspertëve ka përplasur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Berisha ka publikuar në Facebook, një foto nga mbledhja e Komitetit me ministren. Teksa e quan Manastirliun “ndrikull Hajnia”, ish-kryeministri thotë se në këtë takim nuk mbahet as maska dhe s’ruhet as distancimi social.

“Ne zyrën e ndrikull Hajnise ndalohet maska dhe distanca sociale?!?!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Menjëherë  ka reaguar ministrja Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në Instagram, e quan Sali Berishën “Doktor Vdekja”.  Sipas saj, fotoja e publikuar nga ish-kryeministri është e datës 8 mars 2020, kohë kur sapo kishte nisur pandemia.

“Doktor Vdekja ka marrë një fotografi timen me Komitetin Teknik të Ekspertëve. Siç mund të verifikohet kollaj në Instagram, fotografia është e datës 8 mars 2020. Domethënë, është shkrepur në një ditë kur në Shqipëri nuk kishte as edhe një rast të konfirmuar me Covid-19.

Doktor Vdekja, siç bën shpesh këto kohë, e ka marrë dhe e paraqet si fotografi të këtyre kohëve.

Eshtë thjesht GËNJESHTËR.

Respekt për punën e Komitetit të Ekspertëve. Neveri për Doktorin e Vdekjes dhe të gjithë adhuruesit e katastrofës”, shkruan ministrja e Shëndetësisë.

3 komente në “Përplasja për mbajtjen e maskave, Berisha: Në zyrën e ndrikullës s’respektohen masat! Manastirliu e nxjerr blof: Doktor ‘Vdekja’ gënjen, fotoja është e 8 marsit 2020”

  1. tani says:

    DOKTOR KERMA E QELBUR NE BURG DO TE PERFUNDOSH SE JE VRASES DHE HAJDUT…

  2. Xoni says:

    Si nuk u lodh ky lugat me lajme te rreme !
    Nuk e njeh as te kerkuarit ndjese….le qe 9 ne 10 I ka genjeshtra. Nuk I behet vone per demin qe I ben shoqerise mjafton te sulmoje kundershtarin te cilin e quan armik.
    Ne fakt edhe ne armiq i kemi nje pjese te serbeve .

  3. Shenjestra says:

    Si nuk mendon ky njeri qe keto fjal nuk i kane hije fare.”Ndrikulla”.Po ky eshte prind,ka vajze vete.Eshte plak dhe si plak qe eshte duhet te hedhin fjale te mençeme,te menduara mire e te pjekura.Ministrja eshte me e re se vajza e tij dhe nuk i shkon t’i thot ministres “ndrikulla” se kete mund t’a thot nje i ri apo e re qe nuk ka pjekurine e Saliut.MEGJITHEATE SALIU ESHTE MALOK KOKE TRASHE. E meriton nofken “DOKTOR VDEKJA” siç ja ka ngjitur populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje