Bashkëpunëtorët shqiptarë të UNMIK-ut: Mbahen sekret emrat e atyre që kontribuuan në dosjet kundër UÇK-së

12 Nëntor 2020, 12:43Politika TEMA

Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK është treguar tejet i kujdesshëm në fshehjen e çdo bashkëpunëtori shqiptar për hetimet në vendet ku supozohej të ishin kryer krime nga UÇK.

Në dosjen e “Shtëpisë së Verdhë” të siguruar nga Top Channel, që mban nënshkrimin e Shefit të zyrës për personat e pagjetur në Kosovë, Jose Pablo Baraybar, përveç pesë ekspertëve të fushës për hetimin e vendeve të krimit, ishin edhe 8 persona të tjerë emrat e të cilëve nuk figurojnë.

Dosja tregon se hetimet ishin zhvilluar në bashkëpunim me kryeprokurorin e Burrelit, katër zyrtarë policor nga Burreli si dhe një përkthyes i Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish- Jugosllavi dhe dy oficerë sigurie po ashtu nga tribunali.

Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga UNMIK dhe Tribunali Ndërkombëtar për zyrtarët që nuk u figurojnë emrat, por që thonë se janë konfidenciale dhe për asnjë arsye nuk mund të zbulohen.

“Nëse pyetja juaj ka të bëjë me stafin e UNMIK-ut, ju lutemi keni parasysh që në përgjithësi dhe bazuar në rregulloret e Kombet e Bashkuara, informatat personale, që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me emrat e stafit të KB-së, ose të dhëna të tjera që do ta bënin stafin të identifikueshëm, janë konfidenciale dhe për këtë arsye, nuk mund të zbulohen”.

Top Channel ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Pablo Baraybar që në shtypin zviceran citohet të ketë thënë se në Shqipëri arriti të hyjë si turist e inxhinier rrugësh, por nuk ka dhënë përgjigje.

Por, gazetari Vehbi Kajtazi thotë se përkthyesi i cili shoqëroi ekipin ishte Artan Grubi tash zëvendëskryeministër në Maqedoninë Veriore. Derisa për hetimet dokumenti jep përfundimin se nuk janë gjetur prova për kryerjen e ndonjë krimi.

Bazuar në ekzaminimet (hetimet) tona, në opinionin tonë nuk ka prova (fakte) konkrete përfundimtare se ka pasur gjakderdhje nga persona si rezultat apo pasojë e akteve kriminale ne shtëpinë në jug- perëndim të Burrelit në Shqipëri.

Sidoqoftë, ka pasur reagim te reaktantit Luminol për gjak në kuzhinë dhe dhomën magazinore (dhoma nr.5).

6 komente në “Bashkëpunëtorët shqiptarë të UNMIK-ut: Mbahen sekret emrat e atyre që kontribuuan në dosjet kundër UÇK-së”

  1. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    ????????????

  2. DREJTËSI! says:

    Nxirrni bashkëpunëtorët e Serbëve.DREJTËSI !

  3. Shano says:

    Nuk ka shtet , ne shqipri hyn kush te doj dhe ben çti doj bytha kunder kombit dhe kunder cilit do personi ne kte vend , alabaket dhe rrugaçet nuk bejn dot shtet , ka 30 t vjet qe ky vend esht han pa porta ku hyn e dalin te ter armiqt e betuar te kti vendi si ne shpi te vet , ky vend esht i tradhtuar nga ata qe e drejtojn dhe qe e kan per detyr ta ruajn , por qe nuk kan atdhetdashuri per kombin jan antishqiptar per tja qir çi mban pragu , jan pikerisht kta pushta qe hedhin teorin nacionalizmi streha maskarenjve , por qe ne fakt jan kta maskarenjt dhe pushtat qe duhen denuar per tradhti komtare .

  4. Timi says:

    Për këto sekrete është shërbimi informativ. Po të ishte Mosadi do ju gjente edhe grupin e gjakut. Por shërbimet tona sekrete rrijn e pijne kafe.

  5. Llogjike e thjeshte.
    Djalli qe kultivoj Shkerdhata si sali – basha-e muta ne krye e Politikes Shqiptare ,
    po prodhon me metoda dhune intriga
    te djallezuara edhe ne Kosove.
    Duan qe ne krye te Shtetit Kosovare te vendosin Manikinet e vete,
    qe ta pallojne Kosoven si tja doj bilja e pederit.
    E gjithe Loja e Hages kte synon.

  6. Iliria e bashkuar says:

    Po te jene burra dhe te drejte ne deshmite e tyre, pse te fshihen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje