Zylfie Haklaj: Sali Berisha përdori emrin e Ramush Haradinajt për të na goditur në Suedi, e akuzonte si kriminel lufte

12 Nëntor 2020, 13:27Politika TEMA
Zylfie Haklaj: Sali Berisha përdori emrin e Ramush Haradinajt për

Teksa e gjithë vëmendja është rikthyer tek raporti i Dick Marty për krimet e luftës në Kosovë, që akuzon luftëtarë të UÇK dhe drejtues politikë të saj, Sali Berisha del në media dhe hiqet si patriot i thekur, pavarësisht se votoi pro këtij raporti.

Në vitin 2008, Sali Berisha dërgoi në Suedi dokumente që Haklajt kanë lidhje me Ramush Haradinaj, pasi e akuzonte këtë të fundit si kriminel lufte.

Ja si e tregon këtë ngjarja Zylfije Haklaj, motra e Haklajve, në një intervistë dhënë për median disa muaj më parë.

“Hetuesi më vendosi një letër me emrin e Ramush Haradinaj, e më tha e njeh ti, u thashë nuk e njoh, si nuk e njeh tha: Kush të solli këtu, kush të mbajti në Kosovë, po vëllai jot Fatmiri? 

Kishit të dhëna që ka pasur njohje, i thashë që se ka takuar kurrë atë. Tha, po atëherë kush të mbajti në Kosovë, i thashë më mbajtën ata që mbajta në kohë lufte. 

Do na tregosh kush të solli, u thashë nuk ju tregoj dot sepse i vret Sali Berisha me njerëzit e tij”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Vajza e Haklajve thotë se këto informacione u ishin servirur suedezëve nga pala shqiptare.

“Sali Berisha e akuzonte Ramush Haradinaj si kriminel lufte dhe mua më akuzonte si njeri që kisha bashkëpunuar me kriminelët e luftës”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Një detaj që kurrë nuk është vënë në dukje i shpëtoi nga ekstradimi Zylfijen dhe vëllain e saj Hamdiun.

“Kur prokurorët suedezë dhe hetuesit suedez shkuan në Tiranë kërkuan dosjet tona, krahas dosjeve kanë kërkuar edhe kush e vrau familjen tonë dhe shteti shqiptarë nuk ka disponuar asnjë dosje që të thonë këta janë të akuzuarit që i kanë vraraë, dhe prokurori suedez u ka thënë: po ata kush i vrau?”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

(TemA)

12 komente në “Zylfie Haklaj: Sali Berisha përdori emrin e Ramush Haradinajt për të na goditur në Suedi, e akuzonte si kriminel lufte”

  1. C says:

    Po zonja Zylfije por ate Ramushin e kane future ne thes ky shpellaku e tallen me ate e ai atehere flet budalleqe si debile qe ashte

  2. Beni says:

    Haradinaj nuk ka shume zgjuarsi per ta kuptuar qe ja ka futur Berisha , jo vetem atij por edhe UÇK, ja ka futur popullit kosovar duke furnizuar me nafte makinerine luftarake te Milosheviçit , e patjeter qe ja ka futur dhe popullit shqiptar me mbi 4000 kufoma per shkak te tij.POR NDRYSHE NGA KOSOVA NE SHQIPERI EKZISTOJNE DHE 2 GRUPE TE TJERA KRIMINALE SI :
    1.NJE GRUP PROKURORESH E GJYGJTARESH TE KRIMINALIZUAR QE E KANE MBROJTUR E VAZHDOJNE TA MBROJNE EDHE SOT DHE NJA 2 PREJ TYRE JANE DHE NE SPAK.
    2.NJE GRUP GAZETARESH TE KRIMINALIZUAR QE E MBROJNE DHE E FRYMEZOJNE ATE SI FEVZIU, ÇANI, SHKULLAKU, BEJTJA,KRASTA, MEÇO, QIM PEKA,RAKIPLLARI, ILJAZAJ,ENI VASILI, LUBONJA, BALLIU etj.
    Pasi te ballafaqohet para ligjit Berisha e me vone dhe keta mbeshtetesit mediatike te tij, vetem atehere shqiptaret do te marrin fryme lirisht e atehere mund te themi qe Shqiperia eshte futur ne rrugen europiane te zhvillimit.

  3. Korabi says:

    Mire Haradini eshte dru me pre,dhe nuk kupton,po Albini qe falet te Saliu sa here vete ne Tirane si shpjegohet?! Ka mdonje qe te na e ndricoj kete engine?!A po thjesht urrejtja per Ramen e con te krimineli Sali?!

  4. Zeneli says:

    Berisha gjithmonë në rolin e kriminelit del

  5. Usa says:

    Po e mediatizoni berishen per te legjitimuar kthimin e nanos ne presidence e politike?Pse te mos e beni,qeni ku ha leh!Mjerane media.

  6. Le shume femije pa prinder,
    motra pa vllezer nena pa femij
    O Pjella e Djallit .
    Dhe s’u mjaftove me jetet qe i more vllezerve trima,
    qe i brave ne pabesi me serbet, por i rrafshove edhe Kullen,
    i shkaterrove edhe Varret o kafshe,
    gje e cila nuk eshte zakon i Shqiptarit.
    Paditeni ne Hage qen bir bushtren ,per Krime ndaj Njerezimit .

  7. Zana says:

    Haradinaj e ka mik Sali Berishën e di këtë fakt.Me sa duket politikanët tanë llogaritë i bëjnë me interesin e ngushtë personal dhe e hane me bukë çdo gjë që ju thuhet.

  8. dardan says:

    Normal. Sali Berisha e do kosoven si pjes ete paandare te Serbise,
    Hashim Thaci e do Kosoven te bashkohet me trungun ame-Shqiperine.

  9. Koqevari says:

    Haklajt vranë veten sepse u futen ne hasmeri me gjithe Malsine e Gjakoves. Ato i mbyti zollumi dhe kaq.

  10. Poshtë Tradhëtari i Kombit says:

    Kjo dëshmon dhe njëherë se pas ekzekutimit të Haklajve është interesi i Serbisë, i kombinuar me atë të plehrës kombëtare veglës Salioviç. Për sa kohë Tradhëtari i kombit Salioviçi dhe së fundmi Luloviçi nuk shkojnë para drejtësisë dhe mbështeten me pazare lartë e poshtë, Shqipëria dhe Kosova nuk do të gjejë kurrë qetësi.

  11. kastro says:

    Ai po e shikon qe po i rreshqet toka nen kembe dhe nuk le gur pa levizur dhe presion pa bere,qe te rifitoje qetesine e humbur! Me zullumet qe ka bere,as ne ate bote nuk do i gjeje shpirti derman.E shkaterroi kete komb,gjithe shqiptarine e futi ne kaos,ne grindje e vrasje,duke filluar nga vendi ku i ra koka.Kur nuk e afron vendi i vet,kusuri dihet.Thone se ne Tropoje nuk e pret njeri,kuptohet pse.As ata qe i shkuan prapa ne Tirane,nuk e perfillin me,se nuk ka me qofte te daja si me pare,kur nuk pyesnin a ka shtet e ligj,sepse i mbronte valixhedruri.

  12. Krimi. says:

    Po si nuk flet nje klysh i Salihqenit ne mbrojtje. Ku jeni futur more kriminela. Laku po ngushtohet! Keto komente Jane te popullit qe po ju gjykon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje