Trump refuzon të njohë fitoren, Biden i ndalohet të ketë akses në DASH për mesazhet e urimit nga udhëheqësit e botës

12 Nëntor 2020, 11:57Bota TEMA

Një sërë mesazhesh nga udhëheqësit e huaj drejtuar presidentit të zgjedhur Joe Biden janë në Departamentin e Shtetit, por administrata e presidentit Donald Trump po e pengon atë të ketë qasje në to, sipas zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të njohur me mesazhet.

Kështu së paku shkruan CNN, sipas të cilit, tradicionalisht, Departamenti i Shtetit mbështet të gjitha komunikimet për Presidentin e zgjedhur, prandaj shumë vende filluan t’i dërgojnë mesazhe Departamentit të Shtetit gjatë fundjavës.

Gjithsesi, siç thuhet më tej, ekipi i Biden është në kontakt me qeveritë e huaja pa përfshirjen e Departamentit të Shtetit dhe ai ka pasur thirrje të shumta nga udhëheqësit, duke përfshirë Angela Merkel të Gjermanisë dhe Justin Trudeau të Kanadasë.

“Ata do të preferojnë të përdorin burimet e Departamentit të Shtetit”, tha një burim i njohur me situatën.

Madje, po sipas CNN, Biden po bllokohet gjithashtu për të marrë të njëjtat informime të inteligjencës si President, i njohur si “Raporti Ditor i Presidentit”.

1 komente në “Trump refuzon të njohë fitoren, Biden i ndalohet të ketë akses në DASH për mesazhet e urimit nga udhëheqësit e botës”

  1. WTF says:

    Trump nuk ka si te njohe fitoren sepse ka humbur!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje