Izolimi në Belgjikë, “miqtë përkëdhelës” për mbështetje psikologjike

11 Nëntor 2020, 22:40Bota TEMA

Qeveria e Belgjikës po vendos në zbatim një rregull të ri gjatë bllokimit të ri kombëtar që erdhi si shkak i pandemisë koronavirus.

Për të ndihmuar psikologjikisht popullatën është aktivizuar ajo që quhet “Knuffelcontact”, thënë në shqip, “kontakti për përkëdhelje”.

Përveç bashkëjetuesve, çdo anëtar i një familjeje ka të drejtë të ketë një person për mbështetje emocionale dhe psikologjike.

Kryeministri, Aleksandër De Croo, shpjegoi se dëshiron një shtetrrethim dhe jo një izolim, prandaj erdhi dhe ky rregull.

Në rast se një person jeton vetëm, ka të drejtë të ketë dy “kontakte përkëdheljeje”.

Megjithatë, ka masa strikte për zbatimin e këtij rregulli, pasi çdo familje apo person që jeton vetëm, duhet të presë vetëm një mik në banesë dhe asnjëherë dy njëkohësisht.

4 komente në “Izolimi në Belgjikë, “miqtë përkëdhelës” për mbështetje psikologjike”

  1. Cufi says:

    Knuffel nuk ashte perkdhelje zoti gazetar por ashte puthje me perkthye nga holandishtja ne shqip ose( perqafim) tung

  2. Kim été says:

    Belgjika i dha strehim politik konsullës së PS-së në Bruksel, pasi ja nxorri të gjitha sekretet shteterore.

  3. Iso says:

    Knuffel = perqafim !

  4. Iso says:

    Knuffel = perqafim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje