Biden rikthen në skenë Hillary Clinton, ja posti i rëndësishëm për ish-sekretaren e Shtetit

13 Nëntor 2020, 20:58Bota TEMA

Washington Post raporton së Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, ka vendosur që ish Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton të emërohet ambasadore e SHBA-ne në OKB.

Duke cituar burime anonime “Washington Post” deklaron se ekipi i Biden po shqyrton kandidaturën e gruas së ish Presidentit Bill Clinton.

Ekipi i Biden thuhet se beson se Hillary Clinton, e cila humbi zgjedhjet presidenciale nga Donald Trump në 2016, mund të përmisojë imazhin e Amerikës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Bazuar në parashikimet e zgjedhjeve, media amerikane shpalli kandidatin demokrat Biden fitues të zgjedhjeve, të mbajtura më 3 nëntor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje