Pas 50 vitesh, shërbimet sekrete amerikane kanë deklasifikuar një seri dokumentesh që kanë si të përbashkët tentativën e administratës amerikane për të bojkotuar, në vitet ‘70, qeverinë e Salvador Allendes, në Kili, që krijoi bazat për ardhjen e diktaturës së egër të Pinochet.
Allende, pas shumë tentativash, ishte zgjedhur si president i vendit latino-amerikan, i pari me ideologji marksiste në një vend që deri në atë kohë shquhej prej dekadash demokracie liberale.
Për administratën Nixon, dhe veçanërisht për sekretarin e Sigurisë Kombëtare të kohës, Henry Kissinger, pushteti i Allendes ishte një rrezik real për hegjemoninë amerikane në atë vend, si dhe një mundësi për përhapjen e socializmit në vendet e tjera të kontinentit.
Pikërisht vendimmarrjen mbi këtë rrezik dëshmojnë dokumentet e zbardhura, që flasin për ditë plot tension në Uashington, ku Kissinger tentoi fuqimisht të bindte presidentin Nixon për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë.
Por, një akt i tillë amerikan do të kishte një efekt të paparashikueshëm për SHBA, sidomos sepse do të godiste një president të zgjedhur në mënyrë demokratike, edhe pse pas një gare të fortë mes kandidatëve.
Një Këshill Sigurie në Shtëpinë e Bardhë është regjistruar në dokumentet e reja, dhe tregon se ndërhyrja direkte u shmang nga pozicioni i sekretarit të Shtetit, William Rogers, që sugjeroi strategjinë e bojkotit që do të dobësonte pozicionin e presidentit kilian, e mbështetur edhe nga sekretari i Mbrojtjes me fjalët: “Duhet të bëjmë gjithçka për ta dëmtuar, dhe pastaj ta rrëzojmë”.
Nixon u bind. “Po pati një mënyrë për të rrëzuar Allenden, të bëhet”, ishin fjalët e regjistruara të presidentit. Kështu ndodhi. Në pak muaj, kompanitë ndërkombëtare më të rëndësishme që kishin bazë në Kili u tërhoqën nga vendi, ekonomia e cila po vuante edhe një proces shtetëzimi të ndërmarrjeve mori goditjen finale, të papunët filluan protesta gjithmonë më të zjarrta, përreth pallateve të pushtetit të kryeqytetit Santiago.
Vetëvrasja e bujshme e Allendes në 1973 çoi në ngritjen e juntës ushtarake të gjeneralit Augusto Pinochet, 17 vjet diktaturë ku një pjesë e mirë e intelektualëve dhe studentëve me parime marksiste ose thjesht pro Allende u zhdukën në mënyrat nga më të ndryshmet, bashkë me çdo institucion demokratik në vend.
Vetëvrasja e bujshme e Allendes (këtu pak ditë para aktit ekstrem) në 1973 çoi në ngritjen e juntës ushtarake të gjeneralit Augusto Pinochet
Allende dhe Pinochet
Zgjedhja si president i Salvador Allendes shihej si një rrezik për përhapjen e marksizmit në Amerikën Jugore
Deklasifikimi i disa dokumenteve sekrete hedhin dritë mbi rolin e SHBA në historinë dramatike të Kilit
“ Po pati një mënyrë për të rrëzuar Allenden, të bëhet”, ishin fjalët e regjistruara të presidentit amerikan Nixon
Diktatura e Pinochet zgjati deri në 1990, ku një pjesë e mirë e intelektualëve marksistë dhe të institucioneve demokratike u zhdukën
A mund té sqarohet cka nénkuptohet me “zhdukje” té intelektualéve dhe studentéve? U béné té padukshém por jan ende gjallé, apo jané zhduk aq sa as kufomat nuk gjenden?
Per injorantin heshtja eshte flori.Desaparcidos.
Pinoçeti i dha hakun morrave te kuq siç e meritojne dhe sot!!
U vetvra????????.
Mero ! U dashka prit shume qe te mesojme per 1997 rolin e Marisa Linos dhe renegatit piqeriot Xhorxh Tenet alias Jorgo Koka….
ti nuk do jesh as 90 vjeç mos harro ti botosh te vertetat..
Nje shkrim tjeter i ardhur nga Moska bolshevike.
… eshte bere grushti i shtetit dhe si rezultat i rrethimit te Pallatit Presidencial nga trupat e Pinocetit
qe bombarduan pallatin u vra ose dhe e vrane Salvador Alenden ( shume e dyshimte hipoteza per vetvrasje ).
Duhet t’i sqarohet kronologjia e ngjarjeve publikut … shumica absolute sot nuk e dijne ngjarjen …
s’duhet te krijohet konfuzion nga ju si medie seroze … une jam nje deshmitar qe ne ato dite, pervec cfare jepte propaganda e kohes
ne Shqiperi, kisha mundesi te ndiqja dhe burimet perendimore ne radio e tv, por edhe te shkruara …
Saktesoni informacionin qe servirni … se rastesisht degjova para cakohesh ca te rinj “revolucionare” qe hiqnin
bast per origjijnen e Alendes –supozohej se ishte nga Skrapari thosh njeri, kurse tjetri thosh qe eshte me origjine
italiane — kuptohej nga biseda qe nuk e lidhnin fare me Kilin ….
Ah Amerika! Gjithnje eshte lufta per influence. Gjithnje interesi. Asnje nuk te don per simpati apo per keqardhje. Ne jemi popull i vogel e i prapambetur sidomos ne vitet e vemjes Salih. Mos krahasoni kohen e komunizmit. Aq sa beri, beri! Harrojeni e mos humbisni kohe. Eshte fjala per pushtetin ne fuqi. Keshtu i ka ardhur koha. Drejtuesit sot duhen te jene shume intelligente e flesibel qe komprimiset gjithnje te jene ne interesin reciprok pro popullit. Kete gje e ka kryer me se mire deri me sot zoti Rama, me te vetmen mangesi te rendesishme qe akoma nuk po ven dore akoma mbi kriminelet e ketij kombi kaq te vuajtur. Lind pyetja: “Ndoshta edhe ketu eshte Ameerika?! I kujt eshte interesi?”…..