FOTOT: Miku miliarder i Vladimir Putin, në telashe me ish-gruan 30 vjet më të re

13 Nëntor 2020, 11:10Lifestyle TEMA
FOTOT: Miku miliarder i Vladimir Putin, në telashe me ish-gruan 30 vjet

Ai njihet si miku i ngushtë i Vladimir Putin që prej fëmijërisë dhe bashkë ushtrohen në xhudo.

Por, biznesmeni miliarder rus Arkady Rotenberg, 68 vjeç, është në telashe me ish-gruan e tij Natalia Rotenberg, 39 vjeç.

Kjo e fundit kërkon pronësinë e një super vile në Britani, vlera e së cilës shkon 27 milionë euro.

Vila ka dhjetëra dhoma, pishinë, fusha tenisi etj dhe dy iash-bashkëshortët kanë përfunduar në gjykatë, për pronësinë e saj.

Arkady Rotenberg, edhe pse ka pronësinë aktuale të vilës, nuk mund ta gëzojë atë, pasi prej katër vitesh ai është një nga rusët që i janë vendosur sanksione nga Bashkimi Europian, pjesë e të cilës qe edhe Britania.

68-vjeçarit i janë ngrirë pasuritë në vendet e BE-së dhe nuk ka të drejtë të udhëtojë në Europë, për shkak të veprimeve të tij, që kanë kërcënuar pavarësinë e Ukrainës.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje