Dorëhiqet këshilltari më i ngushtë i Boris Johnson

13 Nëntor 2020, 21:30Bota TEMA

Këshilltari kryesor i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Dominic Cummings është larguar të premten nga detyra, pasi kishte lajmëruar disa ditë më parë se nuk do të qëndronte më në këtë detyrë para Krishtlindjeve.

Mediat britanike raportojnë se Dominic Cummings është parë duke u larguar me disa kuti në dorë nga zyrat e qeverisë.

Ende nuk ka një koment nga zyra e kryeministrit Johnson për largimin e mëhershëm të Cummings.

Edhe më herët Cummings u përball me thirrjet e qindra qytetarëve për dorëheqje pasi nuk zbatoi masat antiCovid të vendosura qeveria në pikun e pandemisë.

1 komente në “Dorëhiqet këshilltari më i ngushtë i Boris Johnson”

  1. Gazetari papagall says:

    shprehja fillestare /origjinale është “heq dorë”
    mos mendoni se bëni shkencë me “dorëhiqet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje