Përfundon takimi i Ramës me naftëtarët, Dautaj: Arritëm një marrëveshje, do të marrim një pagë prej 400 mijë lekësh për një vit

13 Nëntor 2020, 17:46Sociale TEMA

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama ka deklaruar se kanë arritur dakordësinë që të marrin 400 mijë lekë të vjetra për një periudhë 12 mujore si dhe sigurimet shoqëroe.

Dautaj tha se nga kjo pagë do të përfitojnë 870 naftëtarë, duke shtuar se do të përfitojnë të gjithë naftëtarët të cilët kanë qenë në listën e borderosë nga dhjetori i vitit 2019.

“Kemi arritur dakordësinë që të jepet një pagë prej 400 mijë lekësh prej një periudhë 12 mujore si dhe sigurimeve të pagave që do të marrim.

Me zgjidhjen e dytë jemi të kënaqur, por me detyrimet e prapambetur që kemi në kohë, duhet të ndiqet rruga ligjore.

Në kërkuam një kompromis që duke parë hallet tona pagat të merren dy dhe nga dy. U hodh ideja që po punohet me kompaninë, ne jemi skeptik deri në ardhjen e kompanisë.

Numri i naftëtarëve që përfitojnë është 870 naftëtarë. Të gjithë naftëtarët që kanë qenë në listën borderosë nga dhjetori të vitit 2019 do të përfitojnë të gjithë.”- tha Dautaj.

2 komente në “Përfundon takimi i Ramës me naftëtarët, Dautaj: Arritëm një marrëveshje, do të marrim një pagë prej 400 mijë lekësh për një vit”

  1. Dajti says:

    Po Likja cfare thot,eshte dakord,se Lulishtja do zbatimin e 5 pikave,ndryshe Rama te gjej vend dhe te futet!

  2. Arbeni says:

    Nuk më duket e drejtë. Shteti nuk ka asnjë detyrim, përveç ndihmës për papunësi, si për gjithë qytetarët e tjerë. Shtesa mbi pagën e papunësisë do të paguhet nga taksat e qytetarëve të tjerë. Kjo nuk është e drejtë. Për pagat e prapambetura, kjo është çështje e punënjëse dhe privatit dhe shteti nuk ka asnjë punë dhe asnjë detyrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje