Spar Albania ka mbështetur fushatën e radhës për ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj fëmijëve organizuar nga World Vision Albania, në përputhje me politikat e përgjegjësisë sociale dhe vizionin e Grupit Balfin.
Një labirint është ngritur në sheshin Skënderbej në Tiranë, në të cilin sfida është të gjesh daljen duke ju përgjigjur pyetjeve të ndryshme në lidhje me dhunën ndaj fëmijëve. Përmes 8 deri në 10 pyetjeve të ndërtuara nga ekspertë të fushës, sfidantët do të ndërgjegjësohen në mënyrë interaktive për rolin që i/ajo ka si qytetar/prind/ familjar i një fëmije.
Spar Albania ka kontribuar për të mundësuar këtë projekt, eventi i prezantimit të së cilit u zhvillua ditën e djeshme në Sheshin “Skënderbej” si një bashkëpunim i World Vision Abania me mbështetjen e Spar Albania, si dhe në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Bashkinë Tiranë.
Labirinti do të qëndrojë i hapur për 8 ditë dhe në përputhje me masat anti COVID-19. Dhuna ndaj fëmijëve vazhdon të mbetet një prej fenomeneve më shqetësuese të shoqërisë, e dukshme edhe më shumë gjatë emergjencave. Sipas raportit të ndikimit të pandemisë në mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve në Shqipëri, 50% e prindërve raportojnë prezencë të dhunës verbale dhe 20% e tyre raportojnë prezencë të dhunës fizike në shtëpi. Ky është edhe qëllimi i instalacionit të projektit ‘Në Labirint’, i vendosur në qendër të Tiranës.
Përfaqësues të Grupit Balfin të pranishëm në këtë event, u shprehën se politikat e përgjegjësi sociale të cilat mbështeten nga Grupi prej vitesh tashmë, gjejnë zbatim më efikas dhe sjellin zgjidhje të problemeve, kur i besohen dhe adresohen nga organizata të specializuara, që ndodhen më pranë problematikave. Qëllimi i Grupit Balfin, përveç krijimit të bizneseve me standarde ndërkombëtare dhe që hapin vende të reja pune, është edhe që të kontribuojë në të gjitha komunitetet dhe për personat në nevojë, kudo që bizneset e tij operojnë, në Shqipëri, por edhe në shtetet të tjera të Ballkanit Perëndimor, ku Grupi është i pranishëm.
Spar Albania ka qenë vazhdimisht përkrahëse e këtyre nismave të World Vision Albania, ashtu sikurese edhe në programin tjetër “Tungjatjeta” të kësaj organizate. Falë këtij bashkëpunimi, janë mbledhur fonde që kanë siguruar për 72 fëmijë rreth 2048 shërbime dhe seanca të ndryshme terapie, të tilla si logopedi, terapi zhvillimi, psikoterapi, fizioterapi etj. Gjithashtu prindërit e fëmijëve janë informuar dhe trajnuar për të kuptuar më mirë nevojat specifike të fëmijëve dhe si t’i ndihmojnë më mirë të zhvillohen. Deri më tani projekti është shtrirë në zonën e Dibrës, Librazhdit, Prrenjasit dhe Bulqizës.
Vetëm gjatë vitit të fundit Balfin ka kontribuar me mbi 500 mijë euro për këto kauza, pa llogaritur 1.2 milionë eurot që Grupi dhuroi në favor të personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.