Drejtori i OBSH-së takon mjekët e Infektivit: Këtë vit keni qënë të zënë duke shpëtuar jetë! Keni respektin tim

13 Nëntor 2020, 12:53Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu së bashku me Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Evropën Hans Kluge ishin ditën e sotme në spitalin Infektiv prej nga realizuan një takim të shkurtër me mjekët dhe infermierët që janë duke trajtuar pacientët me COVID.

Gjatë fjalës së tij, Kluge i falenderoi mjekët për punën e tyre duke deklaruar se ka vendosur që të paraqesë si propozim te OBSH që vitin tjetër të jetë viti i personelit shëndetësor. Ai tha se kjo duhej festuar këtë vit mirëpo mjekët dhe infermierët janë shumë të zënë duke shpëtuar jetë.

Jemi një familje e madhe. Kudo që shkojmë, asnjë person nuk është i sigurtë, kur shkoj dhe takoj politikanët dua të takoj dhe mjekët infermierët që janë herojnët e kësaj pandemie. Manastirliu me sugjeroi që të vija këtu, pasi ajo e njeh nga afër situatën.

Unë janë rritur në spital im atë ka qënë mjek, nëna infermiere, për mua janë të rëndësishëm të gjithë. Keni respektin tim. Ne në rajonin evropian vendosëm që ta festojmë vitin tuaj vitin tjetër pasi jeni shumëtë zënë duke shpëtuar jetët njerëzore. Propozimi është që viti tjetër të jetë i personelit shëndetësor. Ju falenderoj për punën tuaj, dhe familjen tuaj.‘- u shpreh drejtori rajonal i OBSH-së.

Manastirliu në fjalën e saj tha se çdo humbje jete është një humbje për to e se së bashku do ja dalin ta fitojnë këtë betejë.

‘Beteja që bëhet në spitalet covid është një luftë e vërtetë, cdo njeri që humb jetën për ne është një humbje, forca që ju keni profesionalizimi që ju keni janë vlerat që transmetohen të qytetarët.

Ne do të bëjmë akoma më shumë për ju dhe qytetarët. Kemi qënë bashkë për 8 vite, jemi një familje e madhe. Ju përulem, do jemi bashkë deri në fund.‘- tha Manastirliu përballë bluzave të bardha.

1 komente në “Drejtori i OBSH-së takon mjekët e Infektivit: Këtë vit keni qënë të zënë duke shpëtuar jetë! Keni respektin tim”

  1. Infermieret dhe doktoret says:

    Doktoret dhe vecanrisht Infermieret jane heronj !
    por ato nuk paguhen mire i paguajne sa per nje cop buke! Sistemi i finacave ne shendetsi vlen per te deshiruar! Ka njerez heronj ne lufte kunder kovid por nuk i paguajne mire, sic premtojne !
    Thane nje rritje rroge per infermieret 7% por noc rrokun kane marr shume infermier dhe nuk kane ku te ankohen !
    Propaganda eshte jashtezakonisht e madhe dhe reatliteti eshte ndryshe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje