Pse një mandat të tretë? Rama: As demokratët s'gjejnë më të mirë se ne, të na votojnë e të shpëtojnë nga Iliri dhe Monika

13 Nëntor 2020, 16:06Politika TEMA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Mbrostari i Fierit ka sqaruar se pse PS-së i duhet një mandat i tretë në qeveri. Rama thotë se kjo nuk është Shqipëria që duam, pasi të gjitha punët janë në mes dhe ndryshimi është i papërfunduar.

”Duan të rikthehen, por si duan, jo vetëm s’kanë reflektuar për arsyet pse u larguan, por janë po ata. Janë po ata. Situata është edhe më tragjikomike për votuesit e tyre. Sepse sot rikthimi bëhet me një përpjekje për të paraqitur një dhëndër, Lulin, dhe për t’i ftuar shqiptarët në një krushqi të re që në momentin që ta hanë t’u dalë Iliri me Monikën. Po dale njëherë, sepse pjesa vijon me ne, dhe ju e dini si e ka pjesa.

E keni parë mirë në Fier, dhe për më tepër nëse deri dje sidoqoftë kishte një lloj hallai, dhe sidoqoftë s’ka asnjë mundësi. Sot është një ndërmarrje e degraduar me një ortakëri të dalë boje, me një që do bëjë Presidentin dhe bën sekserin, dhe një tjetër që do të jetë zonja e parë dhe bën menaxheren e ndërmarrjes.

Dhe gjithë ajo që përfaqëson në Kushtetutë në të drejtë dhe në zakon institucioni i Presidentit, është kthyer në komedi të madhe. Për të qarë e për të qeshur”, tha kryeministri.

“Ata që pyesin po mirë pse duhet një mandat i tretë? Për ça duhet një mandat i tretë i PS? S’ka nevojë ta ngrejmë pyetjen, nëse duam vërtet përgjigje. Unë mund të jap argumenta. Përgjigjia është tek çdo krahasim mes 7 viteve më parë dhe sot, në çdo fushë.

Sot krahasuar me 7 vite më parë, kushdo të shikojë e shikon, kushdo të kuptojë e kupton. Ta shohin qartë, është një ndryshim i papërfunduar. Janë të gjitha në mes. Shqipëria që ne duam nuk është kjo që kemi. Bie dakord me ata që për arsye mllefi apo për interesa, por për ata që e duan Shqipërinë dhe hasin në shumë halle e pengesa.

Sot jemi në kushtet kur do bëjmë një zgjedhje konkrete. Nëse Shqipëria që duam nuk është kjo që kemi, por s’krahasohet me atë që kishim. Dhe kjo është vetëm falë PS. ”- tha Rama.

Ndërsa u shpreh se më të mirë se PS-ja as dhe vetë demokratët nuk gjejnë.  “Më të mirë se ne as demokratët nuk gjejnë, ata duhet të vendosin o të votojnë PD dhe Lulin por do të gjejnë Ilirin e Monikën, ose të votojnë për ne dhe të shpëtojnë PD-në”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

5 komente në “Pse një mandat të tretë? Rama: As demokratët s’gjejnë më të mirë se ne, të na votojnë e të shpëtojnë nga Iliri dhe Monika”

  1. apolonacademy says:

    Ketij llafi qe thua ti debil kryeminister i thone , ne vjedhim me leje e me bekimin tuaj o popull gomar , se kemi bere nje sistem te tille qe o do jua rrasim ne o ata qe ishin para nesh , te tjere ska , kush e ka brenda , populli ne cdo ane e si gjithmone , jeni rrezik per kombin ju plera 30 vjecare te cdo krahu te majte apo te djathte.

  2. George says:

    Mandatin e Trete , Zoti Rama do ta marresh per meriten qe e ruajte “Kasapin e Shqiperise”, Sali Berisha.
    Sa per Ilir Floririn e di vete ti se pse nuk po e shkarkon Kuvendi i Shqiperise
    dhe pse nuk po e ngrini Gjykaten Kushtetuese.

  3. raul says:

    Mos u shqetesoni , cizmeparticka e Nafije dybekut ka humbur 99.9% te mbeshtetesve te saj, ajo tashme eshte kthyer ne nje ish force politike, nje fantazme, nje gerdalle politike e basterduar me vjedhje nga drejtore dhe ish ministra superhajdute, te gjithe te pandehur. Nafije dybeku gruaja me gojepiset e planetit qe pa pike turpi deklaroi ne Elbasan ne fushaten e 2017 se: militanteve te pd se do u a qijme robt e shpise: duke shokuar gjithe sallen sot eshte ne diten e saj me te zeze, e braktisur nga gjithe militantet. I shkojne mbrapa akoma ca sharebajga pa vlere qe i beri deputete pa asnje cv , i mori nga rruga i trajnoi ne Haremin e Jales dhe i futi ne parlament. A ka femra me te urryera ne Shqiperi se sharebajgat e leshitlikes, babaxhikes Kejdi dhembcakallja, Nora bythderrja, Floida surratufoja, Silvi surratsalduara, Klajda surrattepsija , shalgjata dymetroshe qe e qan fare pogonishten dhe baftjarin e Skraparit, Erisa hundpinokja, Epshurr barkderr brahimkari, Tit shkolleshumi. He si thoni ka shqiptar qe do i jape vote Nafije fallxhores , doktoreshes horoskopike, babaxhike qe eshte bere si Nurija Lymit tek tregu i madh qe shet pampersa.

  4. Uran Kapo says:

    Sa i shpifur Likia , eshte dobesuar i ka ngelur koka si buall , obobooooo sa i peshtire , na hapi barkun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje