Presidenti Ilir Meta kërkon nga qeveria që të marrë masa për COVID, teksa përsërit disa pika që opozita i ka përfshirë në planin e saj.
“Jam shumë i shqetësuar për numrin e të të prekurve dhe numrin e personave që kanë humbur jetën. Duhen marrë masa të menjëhershme për të frenuar përhapjen masive të COVID. Është domosdoshme që qytetarët të testohen që të mbrojnë veten dhe familjarët.
Të trajtohen me protokolle mjekësore të qarta që shëndeti i tyre të mos jetë objekt improvizimesh që kërcënon jetën e tyre dhe kthehet në biznes për të tjerët. Duhet miratuar sa më parë nga qeveria rimbursimi i barnave për të sëmurët që trajtohen në banesat e tyre”, tha Meta.
Më tej, Presidenti iu bëri thirrje të gjitha institucioneve kryesore në vend, që nga qeveria, parlamenti e opozita, që të bashkohen për të ndihmuar në rivendosjen e kontrollit të pandemisë.
“Gjithë vëmendja e qeverisë, parlamentit, presidentit, mediave, opozitës, duhet të jetë te rivendosja e kontrollit të pandemisë. Unë vetë isha për një ngushëllim te një moshatar i imi, nesër do më duhet të shkoj sërish në një ngushëllim. Sugjerimet e mia kanë qenë prej kohësh, që në valën e parë të virusit.
Kam bërë përpjekjet më të mira, ju e dini kush e prishi paktin me shkatërrimin kriminal të Teatrit Kombëtar në kulmin e gjendjes së jashtëzakonshme. Dhe për fat të keq, pas kaq kohësh që jemi vendi që kemi investuar më pak për përballimin e pandemisë, në krahasim me rajonin, por edhe për mbështetjen e biznesit.
Kjo ka shtuar papunësinë, varfërinë dhe bën mjaft të vështirë që shumë qytetarë të përballojnë shpenzimet në familjet e tyre. Spitalet private po bëjnë goxha biznes. Shpreh solidaritetin më të fortë me gjithë mjekët, infermierët, ata po punojnë jashtë cdo mundësie fizike dhe mendore, në kushte mjaft të vështira të një presioni të madh. Jam i mirëinformuar për këtë gjë. Mos të harrojmë që për shkak të migrimit dhe shpopullimit kanë rënë mjaft parametrat me mjek e infermierë për 1 mijë banorë. Janë më të ulëtat në krahasim me gjithë rajonin.
Kjo sjell një sforco të madhe të personelit. Kjo kërkon përgjegjshmëri më të madhe nga qeveria, që duhet të jetë më transparente. Nuk është koha për të bërë tendera e PPP. Është koha për të mbështetur shëndetin publik, për të bërë transparencë dhe për të mbështetur edhe shtresat në nevojë të popullsisë”, u shpreh kreu i Shtetit.
Kush te llogarit ty mer vemje që bën të preokupuar in. Bëju gati pas zgjedhjeve
Kovid eshte ky ..bashke me monik shurren … ky eshte kanceri i albanistanit