Zbulohet pse Ilir Meta largoi Bahri Shaqirin: Shkëmbim Presidencë-LSI, do ta kandidojë në Durrës

13 Nëntor 2020, 11:11Politika TEMA

Presidenca dje njoftoi disa lëvizje në kabinetin e kreut të shtetit, nen pretekstin se ishin ndryshime ne pershtatje te perballimit te situates ne te cilen ndodhej vendi!.

Sipas publikimit një prej emrave të larguar ishte dhe Bahri Shaqiri, ish-kreu i SHISH, i cili kryente detyrën e Këshilltarit për Sigurinë në Presidencë.

Sipas burimeve nga presidenca largimi i Shaqirit nuk ka qenë i papritur.

Prej disa kohësh ai ishte një nga emrat që Ilir Meta e kishte piketuar si kandidat të LSI per deputet në qarkun e Durrësit.

Të njëjtat burime theksuan se Presidenti, me levizjet e tij po zgjidh dhe problemet e LSI.

Edmond Panariti i cili kishte ngelur jashte politikes, pa page dhe pa zonë elektorale u spostua në presidencë.

Por Ilir Meta vertet i mori Kryemadhit Edmond Panaritin i cili nuk ka asnje impakt elektoral per kete parti, dhe i dha kandidat për qarkun e Durrësit, Bahri Shaqirin!

Ai u bashkua me LSI katër vite më parë, duke u emëruar Zv. Ministër tek Transportet, aty ku drejtonte Edmond Haxhinasto.

5 komente në “Zbulohet pse Ilir Meta largoi Bahri Shaqirin: Shkëmbim Presidencë-LSI, do ta kandidojë në Durrës”

  1. Genti says:

    Ky haleja eshte ka qene dhe ne krye te sherbimit sekret dhe merret me partite politike aq me shume me LSI qe e ka Liken skllav te Greqise.Ptuuu rrac e flliqur ne dire te kujt ka rene Atdheu.

  2. Dori says:

    Hahaha, Bariu deputet. Njeriu qe publiku nuk ja ka degjuar kurre zerin.

  3. Zarzavatje says:

    Eh mer Bari topja te rren menja se eshte ai Durresi i pare i viteve 90-te ku ti kaloje cantat me celulare kontrabande.Nuk ta vershellen me kush ca me pak tani qe do kandidosh per partine me te urryer ne shqiperi

  4. Bashkim says:

    E mo doli koment i perseritur bravo e kapet po mos e shterngoni fort

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje