”Deputeti që duam”, Ruçi: Krenarë që kemi Ramën lider, nuk e konkurron njeri tjetër

13 Nëntor 2020, 15:32Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë eventit ”Deputeti që duam” e cilësoi Ramën si lider të pakonkurrueshëm.

Nga Fieri, Ruçi u shpreh se “jemi krenarë për liderin që kemi, pasi ka të gjitha cilësitë e një lideri.

“E para është vizioni, e dyta ambicia dhe e treta energjia. Jemi krenar që kemi lider Edi Rama, lider duhet të kenë vizionin, ambicien dhe energjinë.

Ne kemi me çfarë të ballafaqohemi me liderin tonë, pasi nuk ka konkurrentë të tjerë, është vendi i parë Rama, shumë vende bosh dhe më pas dikush që do të kandidojë.

Ne jemi krenarë për subjektin politik që përfaqësojmë, e këtë krenari na e jep puna që kemi bërë e vazhdojmë të bëjmë.

Sigurisht që është e kotë ta përsëris që gjetëm një vend tërësisht në reanimacion  dhe e shpëtuam në mandatin e parë.

Në mandatin e dytë gjithë Shqipërinë e kemi ngritë në këmbë, pavarësisht tërmetit të vitit të kaluar apo pandemisë që kemi nëpër këmbë.

Asnjë komunë nuk kishte asfaltim. Jemi këtu pasi ka mbaruar asfaltimi i të gjithë fshatrave. Kishte mbi katër dekada që fermerët nuk mbillnin dot, pasi kanalet nuk ishin zënë me dorë”, u shpreh Ruçi. (TemA)

7 komente në “”Deputeti që duam”, Ruçi: Krenarë që kemi Ramën lider, nuk e konkurron njeri tjetër”

  1. Kazan says:

    Vetem ne Shqiperine tone lepirsi b…..nuk njef mosh. Zotrinj fshatar para jush shkelqesia e tij G. Ruci.

  2. Tomorr Lekli says:

    Përshëndetje Gramoz.
    Të uroj shëndet.
    Kam një vërejtie serioze për ty, mbasi ke bërë PLAGJIATURË komplet nga Dash Shehu, ish Zv/kryeministri i Saliut dhe nashti aleat leshi i tijë, i cili, para nja 10 vjet apo më tutje, një gazetar, në një intervistë e pyet Dashin se kush është numuri 2 apo numuri 3 në PD në ato vite, dhe Dashi, këtheu këtë përgjigje EPIKE që është një fjalë lapidare ( dhe të cilën ti o Gramoz e ke kopjuar pa lëvizur pikë apo presje); NË PD, NGA NUMRI NJË E DERI NË NUMRIN 50, ËSHTË SALA VETË. MBAS NUMRIT 50, vendosi ti vetë si të ta marrë mendja, e mbyll fjalën Dash Shehu, qejfliu i rakisë.
    Ok Gramoz ?
    Prandaj, e ke dhjerë fare, opo fare, fare.
    Shëndet dhe kujdes vreshtat, ndaç me rrush të bardhë, apo me rrush të zi.
    ??

  3. Ed says:

    PSE TE DJEG O KAZAN
    NUK PO THOTE NDONJE FILOZOFI
    HAPI SYTE
    SHQIPERRIA ESHTE KETHYER NE KANTIER NDERTIMI FALE PS DHE.RAMAS

  4. Predatori says:

    O shoku Gramoz, pa na i numëro pak arsyet përse je krenar për liderin tënd suprem. Vetëm mos e krahaso me ata të opozitës se kjo është fatkeqësia jonë.

    1. Shaqo says:

      O predator, po a nuk e lexove, eshte Edi, ka shume vende bosh, pastaj vjen nje kandidat tjeter.
      Kije mendjen ne mesimm

  5. keqardhje says:

    Edi Rama i pa arritshem ne kohe dhe hapsire deri tani. Sado te mundohen brashnjaret ate qe ka bere ai ne keto vite, nuk eshte bere per 30 vjet; kujt nuk i kane , plasur syte , le te shikoje, megjithate gjykimin e jep populli me 25 prill qe dhe une do ta le covidin menjane per kete rast dhe do vij te votoj se kam plot 28 vjet pa votuar. Nuk dua qe vendi im te shkase me ne skterren e hajduteve dhe krimineleve qe lehin tere diten e naten te ngarkuar me bajgat e tradhetise.

  6. Zyko says:

    Gramoz. Rama eshte me i mire se Berisha, Meta e basha. Por jo me i miri ne shqiperi. 8 vjet ne pushtet ne shqiperi kalbesh nga korrupsioni. Rama eshte kalbur dhe nuk mund te vazhdoje me. Keni te rinj te shkelqyer ne PS dilni me nje k/minister prej tyre. Do te fitoni sukses e vlera. Rama edhe henen te rrezoje ne toke nuk duhet te vazhdoje si k/minister. Une jam me Ramen prandaj shprehem keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje