Në Australi është goditur një rrjet global i abuzimit seksual me fëmijë, me lidhje në Evropë, Amerikë dhe Azi.
Raportohet se janë arrestuar 16 pedofilë, që përballen me më shumë se 800 akuza, pas një hetimi nga zyrtarë amerikanë.
Në mesin e të arrestuarve përfshihen, punonjës të kujdesit për fëmijë, trajner futbolli, punonjës për mbështetjen e fëmijeve me aftësi të kufizuara, një elektricist, punonjës supermarketi dhe kuzhinier.
Ndihmës Komisioneri Federal i Policisë Australiane Justine Gough, ka thënë se “arrestimet janë bërë në Uellsin e Ri Jugor, Queensland dhe Australinë Perëndimore.
Të akuzuarit përballen me 828 akuza për abuzim seksual të fëmijëve, prodhim dhe shpërndarje të materialeve me kafshë dhe abuzim të fëmijëve. Ndërsa, janë identifikuar 46 viktima të moshës 16 muaj deri në 15 vjet.”
Ndërkohë që, edhe 128 çështje të tjera u janë dërguar autoriteteve në Kanada, Azi, Evropë dhe Zelandën e Re për hetime të mëtejshme.
Në disa nga rastet më ekstreme, dyshohet se pedofilët kanë regjistruar abuzimin e fëmijëve dhe i kanë shpërndarë pamjet në një rrjet të përbashkët në internet. Ky rast i fundit i zbuluar, po shihet si një rrjet global “me rrënjë në Australi”.
Per keta perversa denim me vdekje.Po jua mbajti bytha more mjerane merruni me te riturrit por ata jua tredhin me dore aparaturat por ju si burracake merreni me qenien me te pafajshme abuzoni me shoqerie tyre.
Nqse kane familje mund ti beni nje eksperiment live me femijeve te tyre e te shikoni si do ndihen.
Per kete lloj kategorie dhe ata qe shfrytezojne femrat verem litari rreth qafes.Ajo eshte e vetmja zgjidhje .Me vodhe lirine time do ta vjedh dhe une tenden,nuk ka pse te kete burgim te perjetshem.Vetem vdekja shpeton kete bote.