Shkarkimi i paralajmëruar nga Halili, Egbo i përlotur: Lojtarët nuk më tradhëtuan, mirënjohje tifozëve

13 Nëntor 2020, 21:56Sport TEMA

Emanuel Egbo u shkarkua në mënyrë të pabesë nga presidenti Refik Halili, pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë.

Një shkarkim që nuk u prit aspak mirë nga tifozët bardheblu që hodhën akuza të ashpra ndaj Halilit.

Në një video në kanalin e tij në “Youtube”, ish trajneri bardhebluve Egbo i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve.

“Është koha të pushojmë pak. Pas një kohe që kemi bërë shumë punë duhet të pushojmë pak dhe më pas do të shohim çfarë do të dojë Zoti. Oferta normale ka pasur dhe do të ketë. Në çdo vend dhe në çdo ekip që do jem, më i rëndësishëm do të jetë grupi. Edhe nëse ka ndonjë lojtar me aftësi më të mira se të tjetër, po nëse një ekip nuk ka grup, nuk ka lojtarë që luftojnë me njëri-tjetrin, që mbështesin njëri-tjetrin, që tolerojnë njëri-tjetrin, atëherë nuk vlen për mua. Futbollin nuk është boks, por është sport në grup. Lojtarët që punojnë bashkë, kanë mentalitet fitues, ata janë më të mirët që kam drejtuar te Tirana.

Për mua një fillim ka edhe një fund. Nuk ka rëndësi se si ka ardhur fundi. Është koha që do e tregojë. E rëndësishme është që ky klub është i madh dhe të shohim si do ecë përpara. Një ekip nuk duhet të varet nga një individ. Është e vështirë, sepse nuk ka asnjë klub këtu lojtar si Mesi apo Ronaldo që të zgjidhin ndeshjen. Nuk ka kualitet aq të lartë brenda kampionatit. Ka elementë të mirë.

Ka pasur shumë ndeshje që do i mbaj mend. Ato me Partizanin normal, por edhe ndeshja e parë kur kam marrë drejtimin. Edhe kur fituam 5-1, si dhe ajo me Kukësin, sespe aty filluam rrugën drejt fitimit të kampionatit. Këto janë ndeshjet që kanë qenë të rëndësishme për fitimin e kampionatit. Futbollistët janë si fëmijët. Një trajner është si babai i tyre, që duhet të vendosi harmoninë.

Portierët dhe ish-portierët kanë mundësinë të bëhen trajnerët më të mirë në botë, sepse janë ata që e lexojnë më shumë ndeshjen gjatë gjithë lojës. Portierët kanë përdorur shumë trurin e tyre gjatë gjithë karrierës dhe janë shumë të lodhur pas ndeshjes, pasi analizon taktikën e kundërshtarëve dhe atë të ekipit të vetë. Një portier brenda fushe është si një trajner brenda fushe. Po të marrësh një ekip mesatar me një portier shumë të mirë, atëherë mund të nxjerrësh një superekip kampion. Por nëse ke një ekip shumë të mirë dhe merr një portier mesatar, atëherë ndërton një skuadër mesatare.

Uroj që klubi dhe trajneri i ri të vazhdojë ku e kemi lënë, të dërgojë klubin përpara. Është pjesë e familjes. E njeh ambientin, nuk i duhet ndonjë këshillë nga mua, sepse ka qenë pjesë e këtij klubi. Nuk besoj se më ka tradhëtuar ndonjë lojtar te ajo ndeshje me Korabin”, u shpreh Egbo.

1 komente në “Shkarkimi i paralajmëruar nga Halili, Egbo i përlotur: Lojtarët nuk më tradhëtuan, mirënjohje tifozëve”

  1. Respekt! says:

    Nuk dua të të rëndoj por ti e di që ndeshjet dhe kampionati trukohet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje