VIDEO/ "Serbët nuk kursyen asnjë"! Rama publikon historinë prekëse të të riut që humbi vëllanë në luftë: Amaneti që më la

13 Nëntor 2020, 12:49Rajoni TEMA

Katër ish-drejtues të UÇK po përballën me akuzat për krime lufte në Gjykatën e Hagës. Kjo ka shkaktuar irritim jo vetëm në Kosovë, por edhe në trevat mbarë shqiptare.

Në videon e publikuar nga kryeministri, Kjan Guri tregon për momentin kur iu desh të luftonte pranë UÇK, duke theksuar se ndryshe nga luftërat e tjera, kjo ishte një luftë për mbrojtje. Ai akuzon ushtrinë serbe që nuk kurseu askënd dhe sërish nuk kanë dalë para drejtësisë për krimet që kanë kryer.

“Për herë të fundit vëllanë e takova në shtabin e UÇK në zonën Kaçanikut, unë e kam ndihmuar, është pagatitur dhe kam përcjellë për në Maqedoni, e më pas nuk e kam parë më Lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe kjo është madhështia e saj. Nuk kanë bërë krime. Si është e mundur që pas 20 vitesh që të gjithë ato kriminelë që kanë bërë krime nuk kanë dalë para drejtësisë”, shprehet Kjani Guri.

“Nuk kam moment më të lumtur në jetën time sesa ai kur kam veshur uniformën e UÇK-së. Të gjithë luftëtarët e lirisë të cilët kanë marrë pushkën në krahë për t’i dalë zot kësaj toke kanë qenë të përgatitur se edhe të merrnin plumbin, por përpara ne kemi pasë një qëllim madhor: Ta çlirojmë këtë vend njëherë e përgjithmonë. Pas rënies së vëllait, Feriz Guri, dëshira e babait ishte që unë ta trashëgoj dhe ta mbart armën e tij.

Dhe ai kishte një porosi dhe një mesazh të qartë: unë kam dhe djem të tjerë për Kosoën dhe se lufta për liri duhet të vazhdojë deri në çlirimin përfundimtar të vendit. Lufta jonë ka qenë për mbrojtje, kjo është madhështia e saj.

UÇK nuk ka bërë krime, ka bërë luftë mbrojtëse. Ushtria dhe policia serbe nuk kanë kursyer asgjë, as fëmijët, as gratë shtatzënë, as motrat, as baballarët, as pleqtë. Si është e mundur që edhe pas 21 viteve, kriminelët nuk kanë dalë para drejtësisë“, shprehet Kjan Guri.

LIRIA KA EMËR??????
Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike…

Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës?

Ju ftoj ta shikoni dhe shpërndani këtë histori.
#LiriaKaEmer @LiriaKaEmer
#LavdiUÇK #RroftëKosova

5 komente në “VIDEO/ “Serbët nuk kursyen asnjë”! Rama publikon historinë prekëse të të riut që humbi vëllanë në luftë: Amaneti që më la”

  1. gazetarë dështakë says:

    “jam drejt mbylljes” thotë gazetarja

    “drejt mbylljes” je që në fillim të emisionit!

  2. gazetarë dështakë says:

    “jam drejt mbylljes” thotë gazetarja

    “drejt mbylljes” je që në fillim të emisionit!

  3. Angjelini says:

    Jeni krenaria e shqiptarise. Ndersa keta qe ju spijunuan dhe perndjeken jane dhumi i kombit. Njerz pa din dhe iman siq themi ne nga shqiperia. Keta tradhetar tani kane dale hapur kundra popullit shqiptar. Dhe jo rstesisht me aktivi eshte Salih Sheqere Berisha.

  4. Arjani says:

    Shqiptaret bene gabim qe nuk vrane me shume serve.

    Ramushi spastroi gjithe Rrafshin e Dukagjinit nga servet por me shume duhej bere.

    Servet duhet te ishin shfarros ne 1915 ose ne Luften e Dyte botetore , Aqif Blyta style.

    Mund te fajesohen Perandoret Iliro Romake qe shfarrosen qindra mijra barbare gjermanike ne shekujt e 3te dhe te 4rt??

    Jo.

  5. Olimpia says:

    Lavdi heroit Feriz Guri dhe te gjithe atyre qe rane ne fushen e betejes per lirine e trojeve shqiptare.Nje mesazh i mrekullueshem nga i vellai,Kjan,nje mesazh force,dinjiteti,inteligjence dhe besimi .E gjithe kjo video do te Ishte nje ore e mrekullueshem edukimi atdhetar per nxenesit dhe studentet shqiptareve brenda dhe jashte vendit.Ju ftoj ta perhapni sa me shume,f oj mesuesit e letersise dhe historine ta zhvillojne ne nje ore mesimi.Nuk ka leksion me te vlefshem se sa perjetimi i nje ngjarjeje ne dukje familjaret ,por ne fakt ,simbol i heroizmit te nje brezi per lirine e Atdheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje