Kryeministri Rama ka komentuar deklaratën e Vuçiç i cili tha sot se me Kosovën është gjithnjë një konflikt i hapur nëse nuk ka marrëveshje.
Kreu i Qeverisë Shqiptare tha se Serbia e ka humbur luftën me kohë, ndërsa Kosova ka humbur luftën diplomatike dhe ka humbur terren.
Rama: Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, nuk e kam lexuar. Nuk ka çfarë lufte provokon Vuçiç, nuk ka çfarë lufte provokon Serbia.
Serbia e ka humbur luftën. Kosova ka bërë gafë në luftën diplomatike, dhe ka humbur shumë terren.
Ana tjetër e ka humbur Kosovën dhe s’ka shanse t’i rikthehet Kosovës, janë vetëm deklarataa për konsum të brendshëm. Kosova është prioriteti ynë numër një në politikën tonë të jashtme.
Dhe e kam thënë se si po humb terren çdo ditë në fushën diplomatike. Ka oponentë brenda Kosovës që e kanë dëmtuar Kosovën në politikën e jashtme.