ANALIZA: Përse SHBA nuk ia njeh Greqisë zgjerimin e ujërave territoriale?

12 Nëntor 2020, 10:50Rajoni TEMA

Kur njoftoi për herë të parë qëllimin e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon në gusht të këtij viti, kryeministri Qiriakos Mitsotaqis tha se kjo ishte një e drejtë e vendit të tij, e njohur nga ligji ndërkombëtar.

Megjithatë, një reagim i fundit i Departamenti Amerikan i Shtetit sinjalizon se zgjerimi i ujërave territoriale në mënyrë të njëanshme mund të mos jetë gjithmonë e pranueshme, të paktën jo nga Uashingtoni zyrtar.

Edhe pse Shqipëria dhe Greqia ranë dakord, pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Niko Dendias, ta cojnë përcaktimin e kufirit detar në Jon, Athina zyrtare do të ngjallte sërish reagime të forta në opinionin publik shqiptar duke thënë se do të shkonte në Gjykatën ndërkombëtare pasi të zgjeronte ujërat territoriale.

Por një kërkesë e fundit e qeverisë grekë në Departamentin Amerikan të Shtetit, për dënimi e shkeljeve të hapësirës ajrore në Egje nga avionët turq ka ofruar një perspektivë tjetër.

Në një raport, DASH i thotë shkoqur Greqisë së SHBA nuk njeh pretendimin e saj për hapësirën e vet ajrore në Egje, e cila shtrihet deri në 10 milje detare dhe një det territorial deri në 6 milje detare.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, hapësira ajrore e një vendi përputhet me atë të detit territorial”, thekson raporti. SHBA njeh pra një hapësirë ajrore prej 6 miljesh që përputhet me detin territorial. Athina dhe Uashingtoni nuk ndajnë një pikëpamje mbi zgjatimin e hapësirës ajrore të Greqisë”, thuhet në raportin e cituar nga “Kathimerini”.

Kjo deklaratë e DASH kudërshton në fakt jo vetëm pretendimet e Greqisë në Egje, por dhe ato në detin Jon, duke theksuar se Amerika nuk njeh përcaktim e njëashëm të zgjerimeve territoriale.

“Athina aktualisht pretendon deri në një det 6 milje detare territoriale në Egje, por Greqia dhe fqinjët e saj nuk kanë rënë dakord për caktimin e kufijve në ato zona ku të drejtat e tyre të ligjshme detare mbivendosen”, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Mungesa e një përcaktimi të tillë do të thotë se nuk ka qartësi në shtrirjen e detit territorial të Greqisë dhe hapësirës ajrore përkatëse në këto zona duke bërë që çdo vlerësim i shkeljeve së hapësirës ajrore mos jetë i mundshëm,” tha raporti.

Departamentit i Shtetit thekson në fund të raportit të tij se Uashingtoni inkurajon Greqinë dhe Turqinë “për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura të kufirit detar në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Nëse do të përdorej i njëjti standard, kjo deklaratë e DASH sinjalizon se SHBA mund të mos e njoh vendimin e qeverisë greke për t’u zgjeruar me 12 milje detare në Jon, pasi ky vendim vjen përpara nisjes së bisedimeve dypalëshe me Shqipërinë në Hagë.

Republika e Greqisë, më 1 qershor 1994, ratifikoi Konventën e Montego Bay, ku përcaktoi se ajo zbaton vijën normale (natyrale që është buza e ujti të çdo bregu) dhe i njohu vetes të drejtën e zgjerimit të Detit Territorial nga 6 në 12 milje, por zgjerimi në 12 milje do të kryhet në një moment të përshtatshëm.

Pamundësia e zgjerimit të Detit Territorial në Egje përballë Turqisë e ka detyruar Greqinë që të zbatojë përkohësisht gjerësinë e 6 miljeve të ujërave territoriale bazuar në Konventën e Montego Bay.

Ky vendim i Greqisë ka qënë i tillë për një kohë të gjatë për të mbajtur gjerësinë e 6 miljeve në total në të gjitha hapësirat e saja detare në Jon, Egje dhe Mesdhe Lindor si një mesazh drejtuar Turqisë por edhe prej faktit që Greqia ka dashur ta nis zgjerimin edhe për simbolikë së pari nga Egjeu, Mesdheu Lindor e më pas në Jon, ndonëse nuk ka pasur asnjë pengesë ta bëjë këtë gjë në Detin Jon. Ky qëndrim tashmë ka ndryshuar, duke e përdorur zgjerimin në Jon të Greqisë si mesazh për Turqinë.

Edhe pse prek në mënyrë të drejtpërdrejtë Shqipërinë, zgjerimi  i Greqisë në detin Jon vjen për përfitime të brendshëm politike, pasi kjo lëvizje e Athinës është projektuar për të goditur tjetërkund, në anën tjetër të Mesdheut, në Turqi. Ekspertët thonë se për Greqinë, ky vendim nuk është asgjë tjetër, veçse një provë për të parë nëse mund të zgjerohet edhe në Egje.

Por eksperti Glevin Dervishi thekson se në rastin e delimitit në detin Jon mes Shqipërisë dhe Greqisë parimi i 12 miljeve mund të aplikohet vetëm në rastet kur Deti Territorial i një shteti nuk mbivendoset me Detin Territorial të shtetit fqinj.

“Më konkretisht kjo gjerësi aplikohet vetëm në hapësirat detare ku distancat midis dy shteteve janë mbi 24 milje detare. Distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqia është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e Detit Territorial mes tyre, madje në Kanalin e Korfuzit ajo varion nga 1 deri në 6 milje detare.

Në këto kushte gjerësia prej 12 miljesh e Detit Territorial të dy vendeve nuk gjen zbatim për Detin Territorial, pasi këtu Konventa thotë që ndarja bëhet sipas vijës së mesit me distanca të barabarta nga bregu, por që do të modifikohet për rrethana të veçanta (vijë e drejtë bazë, gji natyror, tituj historik)”, shprehet ai.(SI)

19 komente në “ANALIZA: Përse SHBA nuk ia njeh Greqisë zgjerimin e ujërave territoriale?”

  1. Agim says:

    Trampi ishte njeri i paqes nuk donte trazira kujtoni 2011-2014 te manjtit boten e ben turli boten.

    1. anticensurë25642654 says:

      gimo mo na hap barkun me “njeriun e paqes”!!
      aman o të keqen!!

    2. Lala says:

      Njeriu i piçkës është o adash, e vërtetoi edhe Bleona. Me atë ” letër bixhozi,, në dorē e tallte bythën “ariu polar,, si të donte.

      1. Palla says:

        I lumte bili. Pse ke xhelozi?

  2. Taulant says:

    Rama me cmendurin e tij prej hajduti e tradhetari aprovoj kerkesen Greke per shtrirje ne detin jone 12 milje. E dyta kerkoj qe ceshtja te gjykohet ne Hage. E treta shteti Shqiptar nuk ka percaktuar asnje kordinat te ujerave detare ne Jug . Ndersa Greket kordinatat i fillojn prej miniishullit Othonoi ne veri te Korfuzit. Nga ai mini ishull fillon zgjerimi 12 milje Grek drejt kanalit te Otrantos dhe bregdetit Shqiptar. Si mund te fitosh ceshjten ne Hage kur nuk ke paraqitur asnje dokument .Haga eshte qytet i Bashkimit Evropjan dhe perqindja eshte shume e lart qe gjyqin ta fitoj nje vend i Bashkimit Evropjan. Pra nje pune bere shkle e shko prej hajduterve e tradhetareve ne krye te vendit.

    1. vang says:

      Aman mo ,filluat ju ekspert mbi ekspertet.Rama deri tani,nuk ka firmosur asgje vetem tha se nuk mund une ta ndaloj grqine te shtrihet 12 milje sic e permban ligji nderkombear.Por ama nuk tha se do terhiqemi ne nga 12 milshi per ta marre greqia.Aty ku ajo do gjeje hapsire le te zgjerohet.

    2. Kalimati says:

      Mos!! Une kujtova se edhe Rama e kishte hedhut poshte pretendimin e greqise me mosnjohje.
      Biles mendoja se kishte nisur edhe nje note proteste ne hage, bruxel okb dhe turqi.

    3. Albi says:

      Artikulli ja ka fut pordhes masivisht. Amerika, dhe jo vetem ajo, nuk njeh shtrirjen ajrore 10m ne egje, ku deti eshte 6m me vendim te greqise. Pra nuk pranon mosperputhjen. Nqse Greqia i teket ta coje 10m hapesiren detare, pra ta perputhe me ajroren, Amerika nuk ka kundershtim. Por Greqia nuk e ben sepse eshte rast shume i vecante e duhet dakordesi dhe buonsens..
      Nga ana e Jonit, nuk ka asnje lidhje me mospranimin e Amerikes. Per here te 700, cdo shtet i shtyn ujerat e veta territoriale deri ne 12m, kur ti teket, dhe nuk merr miratim nga askush, thjesht njofton. Prape per here te 700,aty ku distanca eshte me pak se 24m,palet merren vesh. Amerika nuk ka asnje kundershtim per keto marreveshje.

  3. Dhimi says:

    Ne menyre te njeaneshme ne detin Egje. Sqaroje Tema. Mis i hidh benxine zjarrit.

  4. Asd says:

    Shume e sakte. Problemi eshte se Rama u ka dhene fjalen grekerve qe nuk do te vije ne gjyq ose do te vije per sy e faqe sa tu justifikuar qe detin nuk e shitem por na e moren me gjykate.

    1. free says:

      NUk e le Baba Erdogan ta boj ashu si thu ti picke.

  5. Komunisti i papenduar says:

    Nuk e njeh U.S.A , por e njeh Rama . Kjo i mjafton grekeve per te bere zgjerimin . Nje keshille per kryeministrin . ( gruaja e neronit nuk mjafton te jete e ndershme por duhet te duket e tille ). Mbase rama nuk e shet detin por duhet t’ja beje te qarte grekeve kete . Dhe jo te behet avokati i tyre .

    1. ca po thua says:

      O PALL, zgjerimin ne 12 milje e ka bere edhe Shqiperia! Pse nuk tha gje Greqia!? O pall, o injorant aktiv ?

  6. Koti says:

    “Respekt pa fund” për të gjithë ekspertët e bythës që dërdëllisin gjithë ditën badiava…

  7. Erdogan says:

    Amerika e “krishtere” dhe Arnautia (Albania) njeh edhe Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Iustiniani ne vitin 352 A.C.E ne Xhami,per Ujerat do zihemi tani?
    Per Ameriken apo Evropen “e krishtere” te Bordellove,te Armeve,te Interesave nje Pastor eshte me e rendesishme se Simboli i Kultures tone Greko Ilyre Agia Sofia,sa qe Sulltani i tha Sulltanit d.m.th Trampi Erdoganit qe po te mos e liroje do te te shkaterroje.
    Kjo i tregon te gjitha “fytyrat” dhe sistemet e tyre “demokratike”.
    Me thuaj me ke rri te te them se cili je.
    P.sh Berisha ka shoke Meten.
    Ata shkaterruan Arnautine dhe jo vetem Ata.
    Pak histori.
    Perandori Ilyre Iustiniani ndertoi nje Veper per te nderuar Perendine e Dijes Athina Sofia qe me vone u quajt nga barbaret dhe injorantet e krishtere Agia Sofia.
    Sipas Mithollogjise Greko Ilyre Athina u quajt Parthena qe Simboli i saj eshte Parthenoni.
    Sofia apo Dija eshte fuqia me Hyjnore e cila eshte e Vetmja Fuqi qe ndikon teresisht ne marredheniet njerezore whe e afte te ndryshoj boten dhe krijon Shkence dhe Zhvillim.
    Ignoranca eshte Opozita e Saj.
    Ajo i ndan Njerezit nga “njerezit me dy kembe” dhe i ben me pak te dhunshem,me pak kriminele duke luftuar edhe vete ligjet e Natyres ku peshku i Madh ha te voglin te mbejetoje.
    Ndryshe edhe nje Idiot dhe Ignorant si Berisha p sh me parate e popullit do blente”tru” por duhet shume pune te behesh Njeri.
    Bile shumica ikin nga kjo bote duke mos ditur perse jetuan.
    Jetuan per te ngrene dhe jo te hane per te Jetuar sic do thoshte Sokrati,Neriu me afer Zotit.
    Prandaj njerezit e Shkences dhe Historise thone sot Periudha Para Sokratike.
    Prandaj themi qe Sofia Dija shqip nuk blehet me para.
    Per Ilyret,Epirotet,Maqedhonasit Perandesha Athina quhej Parthena dhe e Virgjer (Virgin) nga Latinet dhe turkoarnautet e vetequajture Skiptare.
    Simboli i Saj eshte Parthenoni,ndertesa me e perkryer e krijuar nga Dora e Njeriut.
    Kurse Perendia e Dashurise dhe e Bukurise Afroditi ishte “pak” e perdale e zuri i shoqi Ifestios ne krevat me Apollonin dhe si Perendia i Skences (Sience) krijoi (criate) nje rrjete i zuri mat ne krevat dhe u tha Perendive qe Hajdeni shikoni tradhetine (traitor).
    Afro-dhiti ishte dhe shkak edhe per Luften e Troas ne Dhardhanele duke i premtuar gruan me te bukur Parid Akeksandrit dhe kur shkoi per visite ne Sparte tek Minella ja erresoi llogjiken sa ja beri Trurin qe harroi perse beri viziten duke rrembyer Elenin.
    Keto per sonte.

    1. uhahahaaaaaa says:

      O budall, ke nevoje per psikiater o katuan pall ? ? ?

    2. ik ere pirdhu says:

      O derdimen greko-Erdogan, Sofia eshte Mencuria dhe jo Dija, o gomar!

    3. VFLP says:

      Arnautia = Arvanitia
      Te fala sat’eme ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje