Në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nga dokumenti i projekt-përfundimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian mësohet se konferenca e parë ndërqeveritare, e cila shënon çeljen zyrtare të negociatave, pritet të mbahet në dhjetor.
Në paragrafin e tretë të këtij dokumenti, i cili nuk është miratuar ende dhe mund të pësojë ndryshime, shkruhet:
“Këshilli pret mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe – nëse përmbushen kushtet e vëna në përfundimet e Këshillit të marsit 2020 – me Shqipërinë, në dhjetor të vitit 2020.”
Në një intervistë për Euronews Albania, analisti nga Shkupi Albert Musliu tregoi se çështjet nacionaliste janë përherë pjesë e narrativit politik parazgjedhor.
Sipas tij është e rëndë që një luftë si ajo e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë që e ka zanafillën që nga luftërat ballkanike të përmbyllet brenda disa ditëve.
Sidoqoftë analisti vlerësoi përpjekjet e bëra nga dy kryeministrat e vendeve për normalizimin e gjendjes dhe nënshkrimin e marrëveshjes në 2017.
“Tashmë është një çështje edhe emocionale. Kemi një parti nacionaliste në Bullgari e cila është pjesë e qeverisë, madje kryetari i qeverisë është nënkryetar i asaj partie, z. Karakaçanov i cili shkon në skajshmëri dhe kërkon që në marrëveshje të lidhen çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, maqedonasit të pranojnë se janë komb artificial, pra po përdoret një narrativ parazgjedhor,” – tha Musliu teksa theksoi se kjo mund të ndërhyjë në marrëdhëniet mes dy popujve, të cilat që prej 2017-ës filluan të zbuteshin.
Pyetur nga gazetarja Mulaj për qëndrimin e opozitës bullgare për këtë çështje analisti tregoi se konsensusi është pak më i gjerë.
“Në Bullgari ka një gatishmëri më të madhe që Maqedonia të detyrohet ta rregullojë këtë çështje,” – u shpreh Albert Musliu.
Ai tha se intelektualë dhe analistë të pavarur të cilët janë pak më largpamës insistojnë që Bullgaria si shtet më i madh mos të bllokojë Maqedoninë por t’i japë një shans për integrim.
E kane porositur bullgarine ata te Be ta beje kete pune se jua ka kerkuar soros per te shpetuar qeverine e rames e per ta ndihmuar ne zgjedhjet qe po vijne! Nuk e mbronin dot ndarjen e shqiperise nga maqedonia e ndaj.
Bitch EU.Pretendimet e BULLGARISE lidhur me etnine dhe gjuhen nuk jane te ketyre diteve .Ata e kane deklaruar qe kur Greqia pranoi emrin ”MAQ E VERIUT” .,Ata nuk jane dakort me kete zgjidhje.Prandaj mos komento te pa verteta .Po te varej nga Soros qe e dashka SHQIPERINE ne BE do qe bere me kohe.Nga ana tjeter Bullgaria ka te Drejte sepse ata”maqedonasit” nuk jane maqedonas por sllave te ardhur ne shekVIII E.RE.ndersa shteti Maqedon ishte deri ne pushtimin rromak.Si rrjedhim nuk kane etni(jane sllavo-bullgare) dhe gjuha e tyre nuk eshte e vecante por variant i sllavishtes dhe asnje lidhje me maqedonishten. BE i pranoi ato ”zgjidhje” se nuk do luftra e ndarje te reja perderisa ate emer gabimisht ja vuri TITO dhe asnje nuk mendonte se Jugosllavia do cthurej.
Emrin “makedonas” nuk ja u vuri Tito, por ja u vune bullgaret vete! Ne fillim te viteve 1900 u kuptua se Perandoria Osmane do shperbehej. Bullgaria kishte pretendime per popullsine sllave qe banonte ne Makedoni (te veriut dhe te jugut). Pretendime kishte edhe Graqia edhe Serbia. Por Bullgaria ishte edhe atehere shtet i madh dhe e kuptoi se ishte e veshtire qe Fuqite e Medha ti jepnin perseri shume territore te reja Bullgarise, pasi ajo do te zmadhiohej shume dhe do prisheshin ekuilibrat ne Ballkan. Bullgaria e kuptoi kete dhe krijoi nje “zgjidhje” tjeter. Ishte vete Bullgaria qe krijoi emertimin “makedonas” per sllavet qe banonin ne krahinen gjeografike te Makedonise. Keshtu bullgaret menduan te sajonin nje “komb” te ri dhe te formonin nje shtet te ri me emrin Makedoni. Mbasi te krijohej si shtet i pavarur ky shtet, Bullgaria do e kishte me te lehte ta bashkangjiste te teren me Bullgarine. Keshtu vete bullgaret krijuan levizjen patriotike “makedonase” per Makedonine. Me “makedonas” ata emertuan sllavet qe banonin ne ato ane dhe qe flisnin dialektin perendimor te bullgarishtes “makedonisht”. Heroi kombetar i “makedonasve” i quajtur Dolce Delcev ka thene : MAKEDONASIT JANE ME BULLGARE SE BULLGARET!!! Ceshtja eshte se me vone bullgareve ju shkau puna nga dora, sepse keta “makedonasit” sllave, nen trysnine dhe manipulimin e serbeve gjate kohes se ish-Jugosllavise, filluan te largohen nga bullgaret dhe te na dalin “komb me vehte”. Eshte pak a shume i njejti variant sikur kosovareve nje dite t’u mbushet mendja se nuk jane shqiptare por jane dardane dhe te ndryshem nga shqiptaret ? ? ? Apo nuk e keni degjuar kete variantin. Nga ka dale thoni ju? Ja pra qe ka ndodhur, prandaj edhe permenden keto “teorira”!
Te njejten gje bene edhe “greket”, duke u perpjekur ti fusnin nje ndjenje makedonizmi popullsive qe banonin ne krahinen gjeografike te Makedonise, por keta na jane “heleno-makedhones” ? Ne fakt ne Makedoni nuk jetojne fare “greke”, por ka vetem popullsi te greqizuara (shqiptare,sllave,vllej,turq,armene,rome)!!! “Heleno-makedonet” me fanatike, qe i rren mendja se jane pasardhes te Lekes se Madh, jane pontet dhe karamanlinjte (popullsi turqishtfolese kristiane, e ardhur nga Anadolli pas vitit 1925).
Nderkohe qe popullsia shqiptare (myslimane dhe te krishtere) perbente rreth 35% te Makedonise (veriore dhe jugore) dhe eshte popullsia me e lashte qe banon ne keto zona, qe nga lashtesia. Shqiptaret jane pasardhesit e vetem te makedonasve pellazge te lashtesise. Popullsite e tjera jane te gjitha te ardhura aty me vone dhe nuk kane lidhje me lashtesine pellazge. Ne projektin e krijimit te shtetit shqiptar ne fillim te shekullit XX-te, ishin te vendosura 5 vilajete (dhe jo 4 sic thuhet sot cuditerisht). Ishin vilajetet e Shkodres, Shkupit, Manastirit, Janines dhe Selenikut!!!
Fuqite e Medha si perfundim, ne 1913 vendosen ta ndajne ne tre pjese krahinen gjeografike te Makedonise. Nje pjese ja dhane Graqise, nje pjese Serbise dhe nje pjese Bullgarise! Apo kujtoni se i plaste dhe i plas bytha Fuqive te Medha se nga c’popullsi banoheshin apo banohen keto apo ato troje!? Thjesht kerkonin te krijonin ekuilibre midis shteteve ballkanike. Natyrisht me e humbura doli Shqiperia, qe krijoi nje cerek-shtet!!!