"Luftë si në Nago-Karabak", NATO reagon ndaj deklaratës se Vuçiç për Kosovën: Ne mbetemi aty me trupat tona për sigurinë

12 Nëntor 2020, 22:55Rajoni TEMA

Zyrtarë të NATO-s nuk pranuan të komentojnë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt si në Nagorno Karabak, nëse përpjekjet për paqe dështojnë.

Në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se si e sheh NATO krahasimin që ka bërë Vuçiç midis Kosovës dhe Nagorno Karabakut, nga selia e aleancës ushtarake thanë se “misioni i KFOR-it [në Kosovë], i udhëhequr nga NATO-ja, mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit nga Kombet e Bashkuara, për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Vuçiç tha të enjten se zgjidhja më e mirë e mundshme midis Serbisë dhe Kosovës është përmes dialogut, në të kundërtën, sipas tij, mund të ndodhë ndonjë konflikt i llojit të Nagorno Karabakut.  Deklarata nxiti reagime të ashpra nga autoritetet e Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, tha se pret që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të reagojnë ndaj “kërcënimit” të Vuçiqit për “luftë të dhunshme”, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti tha se deklarimet e presidentit të Serbisë nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Konflikti në Nagorno Karabak

Nagorno Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset nga armenët etnikë, me mbështetjen e Qeverisë armene.

Luftimet për kontrollin e këtij rajoni kanë shpërthyer qysh më 27 shtator, ndonëse këtë javë është shpallur një marrëveshje për armëpushim.

Një luftë midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për këtë rajon ka përfunduar në vitin 1994 me armëpushim, por pa marrëveshje të paqes.

“Konflikti në Nagorno Karabak ka treguar shembullin e një konflikti të ngrirë, por kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë në një katastrofë të vërtetë”, tha të enjten Vuçiç

3 komente në ““Luftë si në Nago-Karabak”, NATO reagon ndaj deklaratës se Vuçiç për Kosovën: Ne mbetemi aty me trupat tona për sigurinë”

  1. Santa Quaranta says:

    Moment delikat i sinkronizuar kunder shqiptareve!! God bless USA!!

  2. Fatossi says:

    Plani i Tacit Rames dhe Vuqiqit per ndarjen e Kosoves faljen e bregdetare greqis dhe ne fund gjakderdhje vllazerore po shkon drejt realizimit. Shqiptare hapni syt

  3. Ledio says:

    Ja pra qe ta kuptoj shale-gjati perse Serbia po armatoset me drona edhe arme.te tjera moderne. Azerbajxhani armatosej kurse Armenia flinte gjume edhe tani po detyrohet te nenshkruaj nje marveshje te pa favorshme. Edhe te mendosh qe Armenet nuk i udheheqin tradhetare si Sali Serbi , Like floriri, Lulezim Basha etje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje