Vrau vajzën dhe u arratis nga burgu, flet shoqja e fëmijërisë: Si e mësova arrestimin e Irenës, nuk e pyeta kurrë se çfarë ndodhi ato kohë

13 Nëntor 2020, 16:01Kronika TEMA

Shoqja e fëmijërisë së Irena Zerias, e cila u arrestua dje pasi 25 vite me pare vrau vajzën dhe më pas u arratis nga burgu tregon njohjen prej vitesh me të dhe marrëdhëniet e tyre pas kthimit nga Greqia.

Ajo shpjegon se Irena ka mbaruar shkollën e lartë për infermieri, por ajo u fejua atë kohë dhe u largua në Greqi me bashkëshortin e saj.

Si e njihni Irenën?

Kemi qenë në shkollë bashkë, shoqe fëmijërie, ishte vajzë shumë e mirë. Vazhdoi shkollën në Tiranë për infermieri, më pas u fejua dhe iku në Greqi.

A e dini se çfarë ndodhi andej me vajzën e saj?

Jo, nuk ia kam zënë kurrë në gojë. Edhe kur u kthye këtu. nuk e kam pyetur. Ajo bëri dy fëmijë të tjerë, i rriti. Edhe me të shoqin shkonin mirë. Vinte ai nga Greqia se kjo nuk ikte andej. Punuam disa kohë bashkë, vinim vegjën që bënim qilima. Ishte shumë mirë.

Si e mësuat arrestimin e saj?

Mbrëmë erdhi Policia e mori në shtëpi dhe më thanë këtu në fshat që e kanë arrestuar. Tani u kujtuan këta, pas 25 vitesh? Nuk e di, të them që gjithë këto vite ajo s’ka bërë asgjë, as është grindur me njeri, as i ka rënë njeriu më qafë.

2 komente në “Vrau vajzën dhe u arratis nga burgu, flet shoqja e fëmijërisë: Si e mësova arrestimin e Irenës, nuk e pyeta kurrë se çfarë ndodhi ato kohë”

  1. Plaku says:

    Shoqe idiote….thotë qe sillej mire….po ajo moj vule humbur ka vrare nje femije disa muajsh. Çfar duhet te beje akoma,ajo duhet djegur per se gjalli.

  2. Ledio says:

    Shume kriminele/a “sillen mire”, “takojne Zotin” ose “jane familjare te urte” pasi kane bere nje krim makaber.Keta lloje speciesh jane me te rrezikshmit pasi cdo gje mundohen ta mbulojne me kujdes edhe ka shume mundesi qe te bejne nje krim tjeter nqs do te kene mundesine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje