Iku një shqiptar i veçantë

14 Nëntor 2020, 14:57Kulturë TEMA

Nga Astrit Patozi 

Valter Gjonin e kam njohur diku nga viti 1993, unë si gazetar i ri, ndërsa ai zyrtar i Bashkisë së Tiranës.

Që prej asaj dite, sa herë e kam takuar, gjithmonë e ka gjetur një mënyrë për të më treguar se i respektonte të gjithë kryetarët, gati njësoj, pavarësisht flamujve partiakë dhe huqeve të tyre.

Dhe kam menduar se ai duhet të kishte një aftësi të rrallë, e cila nuk para gjendet ndër shqiptarët e sotëm, për të qenë i çliruar nga emocionet e forta politike, të cilat na e errësojnë kaq shumë shikimin.

Por sot, që Vali është larguar nga kjo botë, po shihet se ai ka ditur që këtë dashamirësi t’ua “ngjisë” edhe shefave të vet, me të cilët ka punuar për dekada.

Sepse edhe ata po e përcjellin me dhimbje dhe respekt ikjen e parakohshme të tij, njësoj siç ai e ka përcjellë me pozitivitet dhe pa kurrëfarë mllefi ndërrimin e tyre njëri pas tjetrit për më shumë se 30 vjet.

3 komente në “Iku një shqiptar i veçantë”

  1. zgalem says:

    Me fal zoti Patozi , por ti nuk ke asnje vlere si gazetar dhe aq me pak si politikan . Njeri qe nuk ke menduar kurre me ment e tua , por me mente kriminalke te plakut , Berishe . Ke qene dhe mbetesh nje qen roje i tij . Figura jote , po qe se nuk ndahesh nga Berisha , mbetesh nje ordiner i nje zanati samarxhi , qe shume shpejt politika so te nxjerri jashte orbites se saj . Je lodhur duke i sherbyer Berishes . Shiko mundesine mos te punesoi roje te dera e Tv te Pekes , qe e sporonizon vete ildhulli tend , Sali . Je politikan i pa vlere , ose me thene realitin , nuk ke qene kurre politikan , as gazetar , por nje llafazan gagac , qe askush nuk te ka kuptuar se ç’fare llomotit . Jozi ka nje diference me ty . Eshte nga famile e degjuar , por gjithsesi sherbetore besnike e familjes kanunore Berishe . Po qe se pranojme nje dorheqje , Jozin e pranon PS , tyj nuk te pranon as Partia Duka , Parti ne ariminacion . Zgalem

  2. Shpalosësi says:

    Njeri me kultur te larte komunikuse!
    Nga fotografia e njoha z V. Gjonin. Ai e priti nje delegacion nga nje shtet perendimor ne Bashkine e Tiranes me date 20.04.2009, ka qene dite e hene. Z. Gjoni kishte dalur
    30 m para hyrjes se bashkise per ta pritur delegacionin. Qendrimi i trupit tij rrefente qe z. Gjoni kishte nje kulture diplomati. Delegacionit ne gjuhen frenge i uroj mirseardhje me shume ngrohtesi ne Bashkine e Tiranes. Ne vitin 2009 kryebashkiak ishte z. Rama dhe zevendesi i tij z. Shalsi.
    Ngushllime te perzemerta familjareve.

  3. Erhard says:

    Boll me keto mburrje per nje sherbetor te perbetuar te PD-se,qe u lep[iu kepucet me pas edhe PS-se!
    Nje sahanlepires pushteti ka qene,pse e beni sikur ishte aktor Hollivudi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje