Tragjike: Koronavirusi i merr jetën aktorit Valter Gjoni

14 Nëntor 2020, 09:09Sociale TEMA

Aktori Valter Gjoni ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, pasi ka qenë i prekur nga koronavirusi.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Gjonit është bërë i ditur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një status në Facebook, ai shkruan:

“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë.

I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës”, shkruan Veliaj.

Gjoni ka në biografinë e tij artistike 60 role në teatër dhe estradë, 8 role në kinematografi, ka realizuar 5 filma dokumentar. Po ashtu, Gjoni ka qenë edhe drejtor i Protokollit në Bashkinë e Tiranës.

Ai ka kryer kualifikime në disa vende si Francë, Holandë, Danimarkë, Greqi etj. Ka shkruar shumë artikuj kulturor.

Në vitin 1991 Gjoni nisi punë në Bashkinë e Tiranës, ku punonte si drejtor i protokollit.

Valter Gjoni gjithashtu ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe 8 botime tematike. Ai mban disa tituj nderi brenda dhe jashtë vendit, ku titulli më i larta është Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikë franceze dhe Urdhrin “Naim Frashëri” i Republikës së Shqipërisë dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

7 komente në “Tragjike: Koronavirusi i merr jetën aktorit Valter Gjoni”

  1. "Mrekullia" says:

    Ngushellime familjes.

  2. Arjani says:

    U prehte ne paqe.

    Ngushellime familjes, miqeve dhe Shqiperise.

    Zoti qofte me te.

  3. qazim says:

    Valteri ishte nga njerezit me paqesore qe kam njohur.
    U prehsh ne paqe miku im,te qofte dheu i lehte,ngushellime familjes.

  4. Shkelqim Tafaj says:

    Lajm trondites. U prehsh ne paqe miku im Valter Gjoni. Do te kujtohesh pergjithmone si njeriu pozitiv qe nuk kembeu dy fjale te keqia me kerkend. Ngushellimet me te sinqerta per familjen qe humbi njeriun e shtrenjte.
    Njeriu kur nderron jete kthehet ne fjale. Valteri do te mbetet ne fjalorin e arte te fjales, si aktor i denje si studiues i zoti, si organizator i afte dhe si prind e shok shembullor.
    Dheu i lehte miku im Valter Gjoni.

  5. sokrat says:

    U prefsh ne parajse dhe dheu i lehte o njeri i mire!

  6. Leonsrd Zissi says:

    Ngushëllimet më të thella për vdekjen e papritur të shokut dhe mikut tim të dashur
    Valterit. Ai ishte me virtyte të veçanta që dallohej në shoqëri. Gojë ëmbël dhe gjithmonë
    i gatshëm për të bërë mirë dhe për të ndihmuar të tjerët. Me ndarjen e Tij nga jeta, shoqëria
    humbi një mik të paharuar dhe shumë vlefshëm. Për mua do të mbetet i paharuar
    bashkëpunimi që kemi patur në kuadër të organizimit të veprimtarive kulturore për festivalet
    Chopeniane që kemi organizuar në Tiranë dhe ndihma e dhënë nëpërmjet Tij nga Bashkia e
    Tiranës. Ngushëllimet më të thella Familjes së Tij. U prehtë në paqe shpirti i Tij.

  7. Bujar Leka says:

    Ngushellime familjes per vdekjen e Valter Gjonit,te cilin e kam njohur shume e shume vite me pare dhe realisht ka qene nje nga njerzit me gojeembel e me te komunikueshem e qytetar ,ne Tiranen e vogel por edhe ne Tiranen e sotme stermadhe,te ngarkuar me probleme e karaktere.Me humbjen e tij qytetaria humbi nje pike kontakti ,shoqeria nje mik e shok me vlera shume te medha sinqeriteti e gatishmerine per te qene prane tyre ne cdo rast e familja njeriun e dashur e te shtrenjte.Lamtumire i dashur Valter,qofte i lehte dheu per ty ashtu sic ishe ti mbi kete dhe,goje mjalte ,i dashur e i respektuar nga te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje