Një grup shkencëtarësh nga Zvicra kanë shpikur një dorezë dere që vetëdezinfektohet. Sipas tyre, një shpikje e tillë do të revolucionarizojë masat e sigurisë nëpër zyra, shkolla dhe spitale, në kohën që po luftojmë koronavirusin.
Doreza e Tweaq, që kushton rreth 500 euro, ka një bateri që shpërndan dezinfektuesin sa herë që ajo përdoret.
Sipas shpikësve të saj, doreza vret 99,9% të baktereve dhe mund të përdoret 1000 herë përpara se “karikatori” i saj i dezinfektantit të zëvendësohet me një tjetër, për rreth 50 euro.
Doreza mendohet se do të jetë gati për shitje vitin e ardhshëm.
i bie me lire nje dere me hapje automatike.
@ledi
Ide shume e mire ne pamje te pare po jo dhe aq ekonomike sa mund te duket.
Vetem zevendesimi i nje dere te thjeshte prej druri me nje tjeter te te njejtit lloj kushton kushton te pakten minimalisht 500 euro (koston e deres plus koston e krahut te punes).
Imagjiono pastaj koston e zevendesimit te kesaj dere me nje dere automatike siç thua ti “ledi”.
Nje dere e tille me teknologjine e pershtatshme kushton shume me teper se nje dere me menteshe per te mos folur pastaj qe duhet te shkaterruar muri per te vedosur karkasen apo strukturen mbajtese te deres automatike tej. etj .
Pershendetje
Ose ndryshe dyer vetehapese per te vetehyre dhe vetedale.
keto shpikje duhet te behen jo per te fituar e qe ti marin vetem pak, por me cmim te lire me misionin e madh per te shpetuar njerezimin nga cdo virus e ne cdo kohe!!!
TURP nese rendin pas parave, PASI ILACE DO TI BEJNE PARATE EDHE ATA QE I FITOJNE, NE FUND TE FUNDIT, pasi ne kete bote jetojne e njesoj kercenohen