Akuzat për UÇK, Basha-Ramës: Të mos cicëronte gënjeshtra kundër meje, por të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid

16 Nëntor 2020, 21:55Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i fundit i kërkon që të dalë dhe të sqarojë akuzat nga dëshmitarët për masakrën e Krushës.

Përmes një statusi në ‘Twitter’, kryetari i demokratëve theksoi se nëse Rama do të kishte investuar kohën e tij në shërbim të qytetarëve, do kishte arritur që të shpëtonte 8 qytetarët që humbën jetën sot nga COVID.

Sipas Bashës, ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra.

Postimi i Bashës:

Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra.

Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!

8 komente në “Akuzat për UÇK, Basha-Ramës: Të mos cicëronte gënjeshtra kundër meje, por të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid”

  1. vang says:

    paske qene budalla fare more i shkrete. Kapesh ke te vdekurit dhe corona. Hapi xelat dhe shih sa vdesin ne shtetet e tjera, Dhe sa per fjalet nuk ti nxjerr Rama por kosovaret Me ata e ke punen. Atyre tu pergjigjesh se ata nuk e dine qe ti genjen per te gjitha.

  2. Fshati says:

    Lul! Rama po te kerkon ti pergjigjesh akuzave dhe perfoljeve qe vijne nga Kosova, pipllat e Uck, Miliami etj. Rama e ka detyre te ta kerkoj si Dhef i opozites. Sigurishte ai fiton pike. Eshte hard politike nuk eshte ceshtje mjeksore. Prandaj duhet! Sepse ti e lexove. Z. CUPI te diskretitoi sot. Ty dhe Ilir Meten.

  3. Aneja says:

    Basha, ballapërqafohu me Bellanicën .
    Leri pordhët.

  4. Lajmesi says:

    Mos e perdridh buthen, jep pergjigjen per kaseten.

  5. Shenjestra says:

    Opo leri ato mbroçkulla ti Basha,se per covidin ka kush mendon dhe mos anashkalo ate qe te kerkojn,te mos shqetesojn fare punet e Edi Rames,por spjeghu mire,qart,prer dhe me sinqeritet akuzat qe te ngren personat per ato krime qe ke bere ne Kosove.Ku e çove dhe sa e ke shitur kaseten e Bellanices? Ku e çove ditarin e atij kosovarit qe t’a dha ty ne mirebesim? Eh more Bash! Sa re te zeza po te vijn mbi koke dhe nuk di se ç’flet e nuk di se ç’fare bene.

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Mor po boll i talle karët
    në hall t’vet lër qytetarët
    boll u bone si Borat
    Na sqaro at’ hallin tat.
    .
    Pse e dredh ti more hizër
    do me u bo ne kryeministër
    keq në fyt t’u shtëngu laku
    se Kosovës s’i osht tha gjaku!

  7. SULEJMANI says:

    Po si si vjen turp ketij kllouni.ky qe po diskretitohet cdo dite nga deshmitare okulare per shpifjrt dhe rolin e tij anti UCK te tij ne sherbim te serbve.duke kriminalizur luften ne bashkepunim me grupin terrorrist te Berishes.te organizuar per kete qellim.Ju jeni aq te dale boje sa nuk ka kush t’ju dale per zot.ju jeni turpi i kombit

  8. SHABA says:

    po vllapo ti kryeminister njesoj sic ishe kryetar bashkie
    HAJDE GJUME HAJDE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje