Majko, përgjigje të “koduar” Bashës përmes poezisë së dëshmores 17 vjeçare: Liria ka emrin e të rënëve

16 Nëntor 2020, 19:06Politika TEMA

Ndërsa Lulzim Basha, në përgjigjie të akuzave se kishte marrë pjesë në përbërje të grupit që ka përgatitur dosjet e Hagës për UÇK-në apo për zhdukjen e kasetës filmike të Milaim Bellanicës me krimet serbe në Krushë përdori si sllogan “Liria ka emër UÇK”, Pandeli Majko risjell poezinë e ndjerë të dëshmores 17 vjeçare Yllka Domi, dy ditë para se të vritej.

Ish kryeministri i Shqipërisë në periudhën e luftës së Kosovës shprehet se “Liria ka emrin e dëshmorëve”, një përgjigjie e “koduar” ndaj deklaratës së kreut të PD.

Postimi i plotë i Majkos:

LIRIA KA EMER

Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe.

Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:

“Amanet ju le nëse nuk pritoni,

Të ma shkruani emrin në rërën e detit,

Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,

Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,

Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.

Përmendore nuk dua…!

Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,

Vendosni afër kokës sime.”

 …Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).

Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.

Liria ka emrin e të rënëve!

4 komente në “Majko, përgjigje të “koduar” Bashës përmes poezisë së dëshmores 17 vjeçare: Liria ka emrin e të rënëve”

  1. Lani says:

    Qenka si yll! Luftoi e u vra qe kosovaret te jetojne te lire e ne drejtesi. Nga nje foto te kesaj vajze u duhet vene neper zyra politikaneve ne Kosove qe kur marrin vendime te mendojne edhe njehere se kush ua solli ato karrige ku jane ulur.

  2. Burgajeti says:

    Dakort me ju Lani,por a i metritojne e ato karrige?

  3. Laberia ime says:

    Dobiç i madh majka..pak dite me pare tha qe jane llafe sa per fushat elektorale tani me demek qellon me sponda. Eshte mesuar te haj nga te gjithe krahet..

  4. Fatosi-kosove says:

    Ou laberia ime,
    Te pakten mos ndyje laberine sepse ka nje histori shume te qmuar e te nderuar,nuk mbrohet basha as nuk i shlyen poshtersite pse ti fyen Pandin, perkundrazi duke share e fyer Pandin pse kujton nje vajze te vrare e te masakruar e ndoshta edhe te dhunuar nga serbet per ty qenka fushate électorale me sonda!
    Mos i dashur mos sepse ajo vajze e ré ka familje dhe nuk duhet te lendohet pse ti mbrone poshtersite e bashes duke fyer Pandin, nese vetem pak je Laberias dhe ke gjak shqiptari mjafton fakti se basha ka ndare pushtetin me fazlliq serbin per tête vite, e cili serb e dojka shqiperine o i dashur me shume se Pandi, mos i dashur mos se eshte turp, jam i detyruar ta kuktoj se shqiptaret ne kosove jane vrare, masakruar e dhunuar nga serbet, por ama ne shqiperi nuk e kemi pritur qe mund te ndodhe kjo, pos vrasjes se Remzi Hoxhes dhe shume shqiptareve tjere gjate luftes ne kosove por edhe me pare kur berisha ishte mret, te perndjekurit nga serbia arrestoheshin nga pushteti i sali berishes edhe ish ushtaret e uçk-s jane arrestuar por edhe Rugova,Demaqi,Qosja e shum patriot nga kosova qe shqiperine e dinin per “nane” , andaj i dashur “Laberia ime” eshte turp te fyhen te vraret dhe ata qe ndrojne ata e nderkohe te mbrohet nje ortak i serbit fazlliq dhe nje vrases u shqiptareve,mos harro i dashur se edhe ata qe u vrane me 11 janar shqiptar ishin dhe nuk i vrau Pandi as Yllka Domi,por ky qe per ty po e akuzojka Pandi per fushate elektorale me sponda!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje